
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar shkatërrimin e Grykës së Skoranës në Kanionin e Erzenit, duke e cilësuar atë një tjetër “krim mjedisor” dhe duke akuzuar qeverinë se po varros një nga perlat natyrore të Tiranës.
Përmes një videoje, Zhupa shprehet se dëmtimi i zonës nga hedhja e inerteve dhe aktiviteti i pakontrolluar i firmave ndërtuese është pasojë e keqqeverisjes dhe jo e një fatkeqësie natyrore.
“Edhe Kanioni i Erzenit u masakrua. Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore të Tiranës. Kjo video tregon një krim mjedisor që nuk mund të fshihet me propagandë. Gryka e Skoranës, një nga destinacionet më të bukura natyrore të Tiranës, është shkatërruar nga hedhja e inerteve dhe aktiviteti i pakontrolluar i firmave ndërtuese. Aty ku dikur familjet, të rinjtë dhe turistët shijonin natyrën e ujërat e Erzenit, sot ka mbetur vetëm shkatërrim.
Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e një qeverisjeje që ka braktisur mbrojtjen e mjedisit dhe ka zgjedhur t’u shërbejë interesave të klientëve të saj.
Duhen hetuar dhe vënë para ligjit përgjegjësit dhe forcuar ligjet dhe kontrollet në mbrojtje të pasurive tona natyrore.
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të humbasë një e nga një perlat e saj, ndërsa qeveria shet propagandë për turizmin, por lejon shkatërrimin e vetë natyrës që e bën këtë vend unik.
Për cfarë turizmi do flasim në Tiranë?! Turizmin e ndërtimit, turizmin e betonit?!”- shprehet Zhupa.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
28 Qershor15:21
100 efektivë “zbarkojnë” te Kryeministria! Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrojnë stolat metalikë
Rreth 100 efektivë policie kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revo...
AKTUALITET
28 Qershor14:26
Klientja i ktheu frigoriferin, pronari i 'Zanusi' e mbylli për 2 orë dhe e dhunoi, avokatja e tij djeg policin me cigare
Personi që shihni në foto është 63-vjeçari Sefedin Ahmetaj, pronar i dyqanit të elektroshtëpiakeve “Zanusi”, ...
AKTUALITET
28 Qershor14:20
SPAK zbardh komunikimet: Dizdari i kërkonte Aliut deri në 10 tonë kokainë, miliona euro u transferuan drejt Ekuadorit
“Nuk dorëzohem unë jo, dhe me 20 punë”, “jo tre po 10 në javë i përballoj”! Ky është një ...
AKTUALITET
28 Qershor13:57
22-vjeçari kamuflohej si punonjës policie dhe u tregoi policëve dokumenta të rreme, arrestohet
Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, pasi i është prezantuar efektivëve t&eum...
AKTUALITET
28 Qershor11:37
41-vjeçarja merret peng dhe dhunohet në një dyqan elektroshtëpiakesh
Dy persona, pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës në Tiranë, janë arrestuar nga Po...
AKTUALITET
28 Qershor11:03
Emri/ Qarkullonte me armë, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari
Policia e Krujës ka arrestuar një 31-vjeçari nga Lezha, i cili qarkullonte i armatosur me armë zjarri. Ai u lokalizua dhe u ndalua n&eum...
AKTUALITET
28 Qershor10:51
Aksident në Novoselë, një i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
28 Qershor10:31
Uzurpohet plazhi publik i Kalasë në Vlorë, denoncimi qytetarit: Vendosin natën shezllona!
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të paligjshëm në plazhin e Kalasë në Vlorë, k...
AKTUALITET
28 Qershor10:25
Detaje/ Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur
Në orët e para të mëngjesit të sotëm (28 qershor) në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndet&e...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
28 Qershor10:14
Denoncimi i qytetarit: Tabelat e rrugës Elbasan–Librazhd në Xibrakë po bëhen shkak për aksidente vdekjeprurëse
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e "Piranjat News" një problem serioz të sigurisë rrugore në segmentin Elbasan–L...