Tirana do të presë të dielën, 21 shtator, “Triathlonin”, aktivitetin sportiv që bën bashkë tre disiplina, në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Qindra sportistë profesionistë, por jo vetëm, do të garojnë përgjatë një itinerari të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës.
Gara nis te Parku Helen, pranë liqenit të Farkës, dhe do të shtrihet më pas në disa akse të ndryshme rrugore. Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë ndërmarrë një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.
Ndër masat kryesore është parashikuar edhe kufizimi i qarkullimit në akset ku do të zhvillohet gara, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm, deri në orën 13:00.
Konkretisht, do të bllokohet lëvizja në rrugët pranë liqenit të Farkës, segmentet në zonën e Shkozës, bulevardi “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta”, bulevardi “Bajram Curri”, deri te Pallati me Shigjeta.
RRUGËT QË BLLOKOHEN:
Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Daxhi” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën e “Vrapëve”)
Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)
Bulevardi “Zhan D’Ark”
Bulevardi “Gjergj Fishta”
Bulevardi “Bajram Curri” (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)
Plani i masave përfshin edhe devijimin e lëvizjes së linjave urbane të transportit publik në kryeqytet. Ndërsa tre linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen përkohësisht deri në përfundimin e garës.
Devijimi i linjave urbane
“Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijojnë: njëra në drejtim të Sheshit “Wilson”, tjetra në Qendër.
“TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te Sheshi “Wilson”.
“Ish-Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.
“Ish-Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.
Linja nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në Qendër.
“Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
“Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër.
“Unaza” pezullohet përkohësisht.
Kufizimi i qarkullimit nuk do të prekë mjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, të cilat do të vazhdojnë normalisht lëvizjen në të gjithë itinerarët ku zhvillohet gara.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Shtator08:26
FOTO/ Vdiq tragjikisht në një aksident, dalin fotot e 16-vjeçarit. Familja shqiptare në zi
Ky është 16-vjeçari shqiptar, Manuel Leti, banues në Artogne, që vdiq pasditen e shkuar pasi ra nga motoçikleta e tij dhe u ...
AKTUALITET
21 Shtator07:58
Përplasja nuk ishte e fortë, por fatale për 16-vjeçarin shqiptar. Pas goditjes në kokë pësoi arrest kardiak (emri)
Një aksident, një motoçikletë jashtë kontrollit dhe një zemër që pushon së rrahuri. Ishte një pasdite e dhim...
AKTUALITET
20 Shtator23:00
“Frikë se do shpërndante video intime”/ Vrasja e kunatit të boss-it të mafias turke, roli i 33-vjeçarit shqiptar
Mediat italiane kanë zbuluar rolin e shqiptarit 33 vjeçar i cili u përfshi në vrasjen e 62 vjeçarit italian me origjinë turke,...
AKTUALITET
20 Shtator22:54
Mbrojtja e të dhënave personale/ Kujdes kanë filluar gjobat e larta, rrezikoni deri në 20 mln euro!
Prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka një kuadër të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili n&eu...
AKTUALITET
20 Shtator22:41
Përplasi tufën me bagëti me makinë në Maliq, vret rreth 15 krerë
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur...
AKTUALITET
20 Shtator21:58
FOTO/ Pamjet, “Benzi” me shpejtësi të madhe merr përpara pemët në Pogradec
Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Makina tip ‘Mercedes Benz’, i drejtuar ng...
AKTUALITET
20 Shtator21:48
SPAK: Bëmë lapsus. Ahmetaj nuk e ka vjedhur shtetin tek dosja Buka, por tani do e fusim në burg se e ka favorizuar shtetin
Në 28 shtator të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën ish ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke e marr&eu...
AKTUALITET
20 Shtator21:36
Nesër në Tiranë do mbahet përkujtimore në nder të Charlie Kirk
Nesër, e dielë 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk. Kjo p&eum...
AKTUALITET
20 Shtator21:03
Humbën jetën tragjikisht në aksident, fotot e dy viktimave baba e bir
Personat që shihni në foto janë baba e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në aksin Shkodë...
AKTUALITET
20 Shtator20:01
Bëri burg për Rozana Radin, pas lirimit 28-vjeçari përndjek juristen e “313”. E pëson sërish
Qëndrimi në liri pas dënimit me burg për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi zgjati pak për një 28-...