AKTUALITET

Zjarri në pallat, Teliti akuzon Bashkinë: Leje pa standarde dhe mungesë kontrolli urban! PD do kërkojë hetim

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Prill 2026, 20:46
Zjarri në pallat, Teliti akuzon Bashkinë: Leje pa standarde dhe

Një zjarr masiv ka përfshirë një pallat banimi në Tiranë, duke lënë dhjetëra familje në qiell të hapur, ndërsa operacioni i shuarjes së flakëve është përballur me vështirësi të skajshme.

I pranishëm në vendngjarje, këshilltari i Këshillit Bashkiak, Ilir Teliti, ka denoncuar një situatë skandaloze, duke akuzuar se ndërhyrjet në infrastrukturë dhe ndërtimet pa kriter kanë bllokuar aksesin e automjeteve zjarrfikëse, duke e kthyer situatën në një tragjedi të paralajmëruar.

Teliti: Një situatë e trishtë, tragjike, ku po shohim prej tre orësh tashmë se si po digjet godina me gjithë apartamentet përkatëse. Ndërkohë, dua ta filloj me një falënderim për ata punëtorët e thjeshtë të zjarrfikësve të Tiranës, të cilët me heroizëm shpëtuan së pari jetë njerëzish, por nga ana tjetër dua të denoncoj këtu para jush se kemi 10 e ca makina zjarrfikëse që nuk futen dot asnjëra, sepse janë ngushtuar hapësirat përkatëse ku duhet të futen makinat për të fikur zjarret. Ja ku është realiteti.

Sot, edhe Armera që po na ndjek, sot ne do të merremi që të jemi në mbështetje të banorëve, që të shpëtojmë shtëpitë e tyre, aq sa mund të kenë mbetur për t’u shpëtuar, dhe që të merremi me strehimin e tyre. Pasi e dimë shumë mirë që të paktën 48 orë, derisa të bëhen verifikimet përkatëse, askush nuk mund të futet dot brenda dhe këta do ta kalojnë natën jashtë. Dhe duhet që Bashkia e Tiranës urgjentisht të marrë masa për strehimin e dhjetëra e dhjetëra familjeve, të cilat sot dhe nesër do të gjenden nën hijen e natës, sepse fatkeqësisht mund të jenë tërësisht të braktisura, ndonëse ndonjë prej tyre mund të ketë edhe familjarë ku mund të akomodohet. Por strukturat e bashkisë duhet të bëjnë detyrën e tyre.

Në anën tjetër shohim, ja ku i kemi makinat e zjarrfikëses bashkë me shkallët. Nuk futen dot brenda. Kemi vetëm një makinë zjarrfikëse brenda; heronjtë janë ata zjarrfikës atje. Kanë tre orë që po i shoh këtu duke bërë betejë me flakët. Por janë të vetëm në betejë, sepse shteti shqiptar, kjo bashki dhe kjo qeveri, e cila ka ndërtuar para shtatë vitesh këto godina kur ka dhënë lejet, ka zaptuar hapësirat dhe nuk futet dot asnjë makinë e vetme shtesë për të ndihmuar fikjen e zjarreve.

Sot kemi dhjetëra e qindra persona të angazhuar nga shteti shqiptar, bashkia dhe zjarrfikësit, por vetëm dy prej tyre po luftojnë flakët; të tjerët po shohin fatkeqësisht dhe po bëjnë sehir, ndonëse është tragjike ta thuash, por kjo është e vërteta.

Jam me të vërtetë i indinjuar, sepse kam prej dy orësh e ca që jam me banorët. Kam parë të qara, kam dëgjuar të shara, kam marrë ankesa, kam dëgjuar edhe mallkime, ndonëse jo të mira, por edhe mallkime, sepse po shohin se si po digjet jeta e tyre. Për ne shqiptarët, pas jetës dhe numrave të shtëpisë, prona është gjëja më e shenjtë që kemi; është streha familjare.

Dhe kur shikon se po digjet dhe askush praktikisht nuk po merr masa të duhura, duke qenë se mjetet janë, por nuk ka hapësirë, sepse është ndërtuar keq, kjo është diçka shumë e trishtë. Mundi i gjithë jetës është vërtet diçka shumë e trishtë.

Por ne sot, si këshilltarë bashkiakë, do të merremi me mbështetjen e banorëve. Do të merremi që të vijmë në ndihmë edhe strukturave shtetërore. Çfarë kanë nevojë, unë këtu jam dhe të tjerët do të vijnë, këtu jemi për t’i ardhur në ndihmë çdo banori që ka nevojë për mbështetjen tonë.

Ama nesër do të merremi për të nxjerrë në pah përgjegjësit e vërtetë të kësaj katrahure dhe kasaphane të radhës. Nuk është hera e parë që digjet një pallat në Tiranë. Ka ndodhur edhe më parë, por raste si ky, ku nuk futen dot dy makina zjarrfikëse, por futet vetëm një, dhe ku çdo 30 minuta i mbaron uji makinës zjarrfikëse dhe duhet të zëvendësohet, duke ndërprerë betejën me flakët, janë të papranueshme.

Ndërpritet, siç e keni parë edhe tani, beteja u ndërpre për të ardhur boti tjetër. Ndërkohë, sipas ligjit, në çdo pallat, sidomos të ndërtuar gjatë 20 viteve të fundit, duhet të ketë hidrante uji në perimetrin e jashtëm, gjë që tregon shkelje të radhës të ligjit në Bashkinë e Tiranës. Sot po shohim pasojat: djegien e jetës së tyre, mundin e gjithë jetës, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Kjo është diçka shumë e trishtë.

Së pari, nuk dua të spekulloj, por nga banorët që kam takuar më parë kam dëgjuar edhe pretendime që nuk e di nëse janë të vërteta dhe duhet të verifikohen në ditët në vijim, se ka problematika edhe me kolaudimin dhe dorëzimin e pallatit. Megjithatë, do ta vërtetojë koha.

Ne si këshilltarë të zgjedhur, dhe unë si nënkryetar i Këshillit Bashkiak, ditën e nesërme do të dorëzojmë shkresë zyrtare në Bashkinë e Tiranës, ku ajo ka maksimumi 10 ditë kohë për të na vënë në dispozicion gjithë dokumentacionin e plotë të këtij projekti, nga hartimi i tij deri te zbatimi dhe kolaudimi.

Do të shohim nëse dëmi është pasojë e një zjarri që mund të ishte evituar apo jo. Këtë do ta vlerësojmë bashkë me ekspertët e fushës. Por nesër do të kërkohet i gjithë informacioni zyrtar dhe brenda pak javësh do të bëjmë transparencë të plotë për këtë çështje.

Ndërkohë, prokuroria duhet të hapë urgjentisht procedim penal dhe kallëzim përkatës për shkaqet dhe dëmet e këtij incidenti. Ne do të bëjmë tonën dhe do të bëjmë transparencë publike, sidomos për banorët që po derdhin lot për pronën e tyre që po u zhduket para syve.

Dhe e përsëris, janë vetëm dy zjarrfikës heronj që po bëjnë betejën me flakët. Të tjerët e kanë të pamundur të japin ndihmën e tyre, pasi hapësira është aq e ngushtë sa edhe njerëzit mezi kalojnë, jo më makinat.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan