
Dy persona të shpallur në kërkim, janë arrestuar së fundmi nga Policia e Vlorës. Në pranga kanë rënë 38-vjeçari Aldo Tushaj dhe 45-vjeçari Sefer Dukaj, të dy banues në Vlorë.
Tushaj dhe Dukaj janë dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) përkatësisht; Aldo Tushaj me 3 vite, 11 muaj e 18 ditë burg dhe Sefer Dukajn me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim, të dy të akuzuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera për kapjen e personave në kërkim, ndalohen 2 shtetas të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë;
Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Tetor12:56
"U gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm"/ Avokati Ulian Bajrami: Çdo cenim ndaj nesh, është cenim ndaj vetë themeleve të shtetit
Në kuadër të Ditës Europiane të Avokatëve, avokati Ulian Barjami ka reaguar në rrjetet sociale duke rikujtuar ngjarjen e ti...
AKTUALITET
25 Tetor12:47
Belinda Balluku merret nën hetim nga SPAK, reagon Rama
Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama deklaroi se “d...
AKTUALITET
25 Tetor12:43
Kush janë emrat që garojnë për në 5 bashki të vendit më 9 nëntor, mazhoranca dhe opozita përcaktojnë kandidatët
Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për 5 bashki të vendit, partit&e...
AKTUALITET
25 Tetor12:33
Vodhi bizhuteri në një banesë dhe më pas i shiti ato, arrestohet 24-vjeçari/ E pëson keq edhe pronari i argjendarisë
Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, banues në Ishull Shëngjin, i cili dyshohet se ka vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 300,000 lek&e...
AKTUALITET
25 Tetor12:30
80 kg marihuanë e gjetur në gomonen e avaruar midis Korfuzit dhe Igumenicës, arrestohet 'Çimoni'
Policia greke ka zbuluar një ngarkesë prej rreth 80 kg marihuanë në një gomone gjysmë të fundosur që lëshoi sinja...
AKTUALITET
25 Tetor12:17
"Të dhunshëm"/ Kryeprokurori italian: Mafia shqiptare e fuqishme e në Kolumbi, bashkëpunim të ngushtë me Ndrangheta-n
Kryeprokurori i Napolit, Nicola Gratteri, ka paralajmëruar se mafia shqiptare ka forcuar jo vetëm praniën e saj në Evropën e Veriut, ...
AKTUALITET
25 Tetor11:35
Kontrolle në burgun ku ndodhet Erion Veliaj, ja çfarë është zbuluar nga policia
Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve realizuan një kontroll të papritur në burgun e Durrë...
AKTUALITET
25 Tetor10:36
Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen në 2021, dërgohen për gjykim 3 punonjësit e burgut ‘313’
Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq tre punonjës të burgut 313 për ‘Shpërdori...
AKTUALITET
24 Tetor10:07
Nga firmat piramidale te kriptomonedhat, mashtrimet financiare marrin formë të re
Duket sikur akoma nuk kemi nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi me “mbjelljen” e firmave piramidale, “lulëzimin” e tyr...