Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

GJERMANI- Përpara pesë vjetësh një 34 vjeçar gjerman doli i armatosur në rrugët e Hanaut në jugperëndim të Gjermanisë. Ai qëlloi për vdekje nëntë persona – për motive raciste. Më pas ai vrau edhe nënën e tij dhe veten. Me një sërë ceremonishë qyteti i Hanaut në landin e Hesenit përkujton këtë të mërkurë (19.02.2025) viktimat e dhunës me motive ksenofobinë.
Krahas të afërmve të viktimave në ceremoninë komemorative në Congress Park Hanau e mori fjalën edhe presidenti Frank-Walter Steinmeier. Ai bëri thirrje kundër racizmit, ekstremizmit të djathtë, islamizmit dhe çdo forme tjetër të armiqësisë ndaj njeriut.."Është në dorën tonë, të kujdesemi çdo ditë dhe vazhdimisht për një bashkëjetesë të mirë në vendin tonë. Ky është mesazhi, që duhet të përçojmë sot këtu nga Hanau", tha Steinmeier.
Steinmeier: "Sulm ndaj shoqërisë dhe demokracisë"
Dorasi atëherë nuk ka pasur në shënjestër të gjithë qytetaret dhe qytetarët, por vepra e tij ka goditur të gjithë shoërinë, nënvizoi presidenti. Vrasjet me motiv ekstremizmin e djathtë dhe racizmin në Hanau "ishin një sulm ndaj shoqërisë sonë të hapur dhe demokracisë liberale – pikërisht ashtu si edhe sulmet me motive islamike të muajve të fundit", tha Steinmeier.
Të martën në mbrëmje (18.02.2025) kancelari Olaf Scholz në këtë pervjetor bëri thirrje për angazhim kundër urrejtjes, dhunës dhe racizmit: "Të mos lejojmë aspak hapësirë për urrejtjen ndaj njeriut", tha Scholz në Berlin: "Ne mund t'i kundërvohemi urrejtjes raciste, që ishte shkaku i vrasjeve në Hanau."Secili individ në jetën e përditshme mund të dëshmojë për më shumë humanizëm dhe më pak urrejtje. Mendoj, se kjo do t'i bënte mirë Gjermanisë."
Presidenti Steinmeier u bëri thirrje në Hanau politikës dhe autoriteteve, që të zbardhin sfondin e këtij akti, të nxjerrin në pah gabimet e tyre dhe të nxjerrin mësime. Ai tha, se ndjen thellësisht keqardhje, që disa nga të afërmit e viktimave pas atentatit kanë krijuar përshtypjen, se u është dashur atyre që ta venë shtetin në lëvizje për zbardhjen e rastit. Besimi tek shteti "ka humbur". Steinmeier vlerësoi, që parlamenti i landit të Hesenit falë edhe këmbënguljes së të afërmve të viktimave ka krijuar një komision hetimor parlamentar.
Paralajmërimi i së ngarkuarës kundër diskriminimit
E ngarkuara e federatës kundër diskriminimit, Ferda Ataman, nxorri në pah mungesën e përpjekjeve kundër racizmit në Gjermani. Shteti pas sulmit në Hanau nuk e bëri detyrën e tij, tha Ataman. "Numri i akteve penale të ekstremistëve të djathtë është më i lartë se kurrë, ndërsa mbrojtja nga diskriminimi nuk është përmirësuar aspak."
Në vend që të forcohet ndjenja e sigurisë së migrantëve dhe pasardhësve të tyre, ata po shpallen si problemi i sigurisë. Sipas Ataman vërehet, se diskriminimi është në rritje. Njerëzit thonë, se po hasin në mobbing në vendin e punës, mjeket dhe mjekët po i refuzojnë pacientët myslimanë si njerëz ë që "përdorin thikë" dhe mësuesit kur i thërrasin nxënësit në tabelë u thonë "terrorist i vogël". "Pesë vjet pas sulmit në Hanau, migrantët në Gjermani kanë më shumë frikë se asnjëherë më parë."
Qeveria e re duhet të japë një sinjal të qartë, që nuk e toleron racizmin, bëri thirrje Ataman. Është urgjentisht i nevojshëm një plan aksioni kundër diskriminimit. Motoja e veprimtarive përkujtimore në Hanau është "Përkujtojmë bashkë – për solidaritetin dhe të ardhmen".
Në mbrëmje në të dyja vendgjarjet e sulmeve me viktima do të ketë ceremoni përkujtimore. Në sheshet Heumarkt dhe Kurt-Schumacher janë planifikuar roje nderi nga nisma "Initiative 19. Februar". Në emër të qytetit, të landit dhe të federatës në varrezat në Hanau, Offenbach, si dhe në Bullgari, Rumani dhe në Turqi (prej nga kishin prejardhjen disa nga viktimat) është organizuar vendosja e kurorave./ DW
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump firmosi të martën një urdhër ekzekutiv për të studiuar se si mund t&e...
NIGERI- Holanda do të kthejë më shumë se 100 objekte të opokës së bronzit që trupat britanike grabitën nga Nigeri...
GJERMANI- Një përqindje në rritje e emigrantëve nuk ka asnjë lidhje me shkallën e krimit në një rajon. Ky ësht&eu...
KOSOVË- Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës, i cili ësht...
LIBI- Dy varre masive janë zbuluara së fundmi në Libi gjatë operacioneve të forcave të sigurisë kundër ...
keith kellog SHBA- I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg tha të mërkurën...
osmani, pavel ÇEKI- Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pav...
SHBA- Rreziku që asteroidi 2024 YR4 të godasë Tokën në fund të vitit 2032 është rritur sërish, sipas të dh&e...
ITALI- Papa Françesku është vizituar në spital nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Kryeministrja italiane deklaroi se e gje...
KINË- Kompania e re kineze e inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka ndërprerë përkohësisht shkarkimin e aplikacionit të sa...