EMRAT/ Revolta në burgun e Pisas, kush janë shqiptarët organizatorë dhe ai që e transmetoi live në Tik Tok
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë, pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën ...
Një operacion kompleks shpëtimi në det u zhvillua mëngjesin e sotëm për një 49-vjeçare me origjinë shqiptare, e c...
Qeveria ukrainase thuhet se ka vendosur t’i përgjigjet valës së re të bombardimeve nga Moska, me sulme masive ndaj rafinerive ruse, ed...
Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma të njëjta gastrointestinale, kanë marrë ndihm&...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 126 kundër qeverisë deklaroi se krimi i organizuar është n&...
Altin Fani, një prej njerëzve më të besuar të biznesmenes Vilma Nushi, është emërua drejtor operacional pranë Ope...
Ministria e Mbrojtjes ka sfiduar hapur Prokurorinë e Posaçme SPAK për skandalin “Kayo”. Në 9 shtator, në ditën kur p...
Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, i cili ndodh...
Ndërsa bota po nxiton drejt një epoke tërësisht të digjitalizuar, Shqipëria po mbetet pas, duke shënuar nivelet më t&e...
Edhe pas disa dekadash nuk është harruar teza se, gjoja, Perëndimi kolektivisht ka qenë “i padrejtë ndaj serbëve”.
Këtë tezë e ka ngritur tani edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi dhe zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë.
Në një forum në Moskë, ai tha se Perëndimi “e ndau popullin serb në disa pjesë dhe serbët përfunduan në entitete të ndryshme shtetërore”.
Kurt Bassuener nga Këshilli Ndërkombëtar për Politikat e Demokratizimit vlerëson për Radion Evropa e Lirë (REL) se Putini po krijon bazën për “korrigjimin” e kësaj “padrejtësie”.
“Dhe ai mbështet hapur konceptin e ‘botës serbe’, i cili jo vetëm që përfaqëson një përpjekje për riemërtimin e idesë së ‘Serbisë së Madhe’, por besoj se edhe krejt qëllimisht e pasqyron konceptin e ‘botës ruse’”, thotë Bassuener.
Ai i sheh vlerësimet e Putinit si të njëjtin lloj revizionizmi antihistorik, përmes të cilit presidenti rus arsyeton “operacionin e tij të posaçëm ushtarak”, përkatësisht pushtimin brutal të Ukrainës.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me vlerësimet e bëra nga presidenti rus.
Deri në publikimin e këtij artikulli, pyetjeve të REL-it nuk iu përgjigjën as ministritë e Punëve të Jashtme në Zagreb, Sarajevë, Podgoricë dhe Prishtinë.
Pikërisht politikani prorus Aleksandar Vulin e futi termin “bota serbe” në politikë.
Ky partner koalicioni i ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë viteve të fundit ka mbështetur tezën se Vuçiqi duhet ta krijojë “botën serbe”.
Sipas kësaj ideje, serbët do të kishin të drejtën të ishin një popull politikisht i bashkuar, i cili do të merrte së bashku vendime për çështjet kryesore kombëtare.
Vulini, i cili ndodhet në listën e zezë amerikane, ka thënë gjithashtu se Vuçiçi është president i të gjithë serbëve, ndërsa vetë Vuçiçi, pas kritikave nga rajoni, është distancuar duke deklaruar se politika e “botës serbe” nuk është politika e tij.
Në rajon, i cili ende e mbart barrën e shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë, diskutimet për “botën serbe” janë perceptuar si përpjekje për ringjalljen e idesë së “Serbisë së Madhe” të viteve ’90.
Hrvoje Klasiç, profesor i historisë në Fakultetin Filozofik në Zagreb, thotë për REL-in se ëndrrat për një “Serbi të Madhe” kanë dështuar prej kohësh.
“Ato nuk ishin të realizueshme as atëherë kur Serbia kishte armë pas vetes, përkatësisht Ushtrinë Popullore Jugosllave (JNA), dhe kur kishte edhe financa. Tani mund të shërbejnë vetëm për përdorim të brendshëm ndaj asaj pjese të elektoratit që në asnjë mënyrë nuk po del nga e kaluara”, ka thënë ai.
Si u “nda” populli serb
Duke folur për “padrejtësinë” ndaj serbëve, Putini fillimisht përmendi Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitin 1995 dhe përcaktoi mënyrën e funksionimit të këtij shteti.
Më pas ai shtoi se “serbët u bënë popull i ndarë në Evropë , pra i ndarë me forcë”.
Historiani Klasiç, nga ana tjetër, thotë se serbët kanë jetuar gjithmonë në shtete të ndryshme.
Ai thekson se ata kanë jetuar në Perandorinë Osmane, më pas në Austro-Hungari, e më vonë, përmes Jugosllavisë, në republika të ndryshme.
“Nuk ndodhi ndonjë padrejtësi që papritur tani serbët të jenë të bllokuar në një territor të huaj”, thotë ai.
Klasiçi shpjegon se serbët e Banisë dhe Likës në Kroaci, si dhe ata nga Banjallukë në Bosnje e Hercegovinë, kanë jetuar për kohë më të gjatë nën kryeqytete të tjera sesa nën Beograd.
“Ata janë të shpërndarë nëpër disa shekuj të kaluar, jo për shkak të shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka thënë ai.
“Përmbajtja” e Aleksandar Vuçiçit
Duke folur në forumin e klubit “Valdaj”, Putini theksoi gjithashtu se udhëheqja e deritanishme e Serbisë, me Aleksandar Vuçiçin në krye, ka ndjekur një politikë të përmbajtur dhe ka treguar dëshirë për bashkëpunim me Rusinë.
Në të njëjtën kohë, ai tha se shpreson se Vuçiçi do të jetë kryeministër në të ardhmen, ndërsa ish-presidenti i Serbisë përballet në zgjedhje me sfidën më serioze gjatë 14 vjetëve të qeverisjes së tij.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të emërojë Jay Clayton, drejtorin e inteligjencës kombëtare (DNI), si “carin&rdqu...
Shtetet e Bashkuara pezulluan të premten, më 2 tetor, shërbimet konsullore në ambasadën dhe konsullatat e tyre në Brazil, duke p&e...
Politika e rikthimit në vendet e origjinës është tashmë në një nga çështjet kryesore të debatit publik n&eum...
Një tragjedi familjare ka tronditur Hjustonin, Teksas, ku një 35-vjeçare e divorcuar vrau vajzën e saj 4-vjeçare dhe më pas ...
Recep Tayyip Erdogan e ka vendosur Kushtetutën e re në qendër të debatit politik në Turqi, në një moment kur ka nisur edhe di...
Gjyqi për vrasjen e modeles dhe influencueses Abby Choi ka rikthyer në vëmendje një prej çështjeve kriminale më të buj...
Donald Trump nuk është në fletën e votimit më 3 nëntor, por zgjedhjet e mesmandatit do të përcaktojnë pjesën t...
Kompania që qëndron pas monedhës meme $TRUMP të presidentit amerikan Donald Trump do të ftojë 185 zotëruesit më të ...
Krista Pike qeshi dhe këndoi gjatë përpjekjes për ekzekutimin e saj në Tenesi, ndërsa procesi u shndërrua në kaos pasi p...
Një rast i pazakontë kontrabande droge është zbuluar në Aeroportin e Cyrihut, në Zvicër, ku autoritetet gjetën më s...