I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

SHBA- Në një deklaratë të përbashkët sot, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Byroja Federale e Hetimeve, Administrata Federale e Aviacionit dhe Departamenti i Mbrojtjes thanë se gjatë javëve të fundit FBI ka marrë mbi 5 mijë raportime për dronë në disa shtete amerikane, por vetëm 100 prej tyre meritonin hetime të mëtejshme.
Pas ekzaminimeve, agjencitë vlerësojnë se bëhet fjalë për një kombinim të dronëve civilë, dronëve të zbatimit të ligjit, avionëve me pilot, helikopterëve, apo edhe yjeve në qiell që njerëzve u janë dukur si dronë. Agjencitë në fjalë shprehen se nuk kanë parë asgjë jonormale që mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare.
Ato thonë se janë identifikuar disa raste të dronëve mbi objektet ushtarake në Nju Xhersi, por shtojnë se kjo nuk është asgjë e re dhe se po bashkëpunojnë me autoritetet lokale, federale dhe shtetërore.
Megjithatë, pikëpyetjet e publikut amerikan, si dhe të disa politikanëve mbi çështjen e dronëve po vazhdojnë.
Përse një numër i madh dronësh janë shfaqur papritur në qiellin e Nju Xhersit? Kush i dërgoi? Dhe pse?
Këto pyetje po shtrohen gjithandej në Amerikë.
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas tha të dielën se nuk ka asnjë tregues për përfshirje të huaj.
Ai tha se autoritetet po merren me këtë çështje, por theksoi se burimet janë të pakta.
“Dua të siguroj publikun amerikan se po merremi me këtë çështje. Po punojmë në koordinim të ngushtë me autoritetet shtetërore dhe lokale dhe është kritike, siç e kemi thënë për disa vite, që të marrim nga Kongresi kompetenca shtesë për çështjen e dronëve. Aktualisht, autoriteti ynë është i kufizuar dhe po shkon drejt skadimit. Kemi nevojë për ta zgjatur”, tha ai.
Banorët e Nju Xhersit thonë se hapësira e tyre ajrore, zakonisht e qetë, është ndezur javëve të fundit, ndërsa zyrtarët kërkojnë përgjigje.
“Nuk kanë madhësinë e një avioni komercial, por kanë madhësinë e një makine Sepse kur ulen, duken shumë më të mëdhenj. Mund të them se nuk janë dronë civilë. Ka kaq shumë rreth Nju Xhersit, në të gjithë shtetin. Të gjithë i kanë parë gjatë tre ose katër javëve të fundit. Imagjinoni sa para duhet të kushtojë kjo”, thotë Chritopher Stadulis, banor i Nju Xhersit.
Udhëheqësit kryesorë po kërkojnë veprim.
“Pse kemi më shumë pyetje sesa përgjigje? Ne jemi këtu sot për tre arsye. E para, të nxisim përdorimin e gjerë të një teknologjie të re, për të marrë përgjigje për këta dronë. Gjithashtu për t’ju njoftuar se do të ndihmojmë për miratimin e ligjit për dronët, duke lejuar departamentet e policisë lokale dhe policisë së shtetit të ndihmojnë agjentët federalë në zbulimin e këtyre dronëve, gjë që është kërkuar nga shumë njerëz”, tha ai.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi teorinë e tij të hënën. Ai nuk tregoi nëse ka marrë ndonjë informacion të klasifikuar mbi këtë çështje.
"Qeveria e di se çfarë po ndodh. Ata e dinë nga erdhën dhe ku po shkojnë. Dhe, për disa arsye ata nuk duan të komentojnë. Mendoj se do të ishte më mirë që të tregonin se çfarë janë. Ushtria dhe presidenti e dinë. Dhe për disa arsye, ata duan t’i mbajnë njerëzit në ankth. Nuk mendoj se është armiku, sepse po të ishte, ata do t’i shkatërronin dronët. Diçka e çuditshme po ndodh”, tha Trump.
Çfarëdo qofshin, të gjithë pajtohen në një pikë: duan përgjigje./VOA
Foto ilustruese SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk i paralajmërojnë publikisht sanksionet”....
Foto ilustruese GJERMANI- Vetmia po bëhet gjithnjë e më shumë një problem tek të rinjtë dhe mund të ketë nj&eu...
Petkoviç BRUKSEL- Dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë ditën e sotme takimi e radhës n...
Takimi TURQI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet ditën e sotme në Turqi ndërsa ka zhvilluar edhe nj&e...
Foto ilustruese PARIS- Një djalë 15-vjeçar humbi jetën pranë një shkolle të mesme në Paris pasi u godit me t...
Foto SIRI- Përballja me regjimin e Asadit ishte e vështirë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas tij fshiheshin Rusia ...
Foto SIRI- Kreu i Task Forcës Siriane të Emergjencave, Mouaz Mustafa është shprehur se një varr masiv është gjetur jasht...
MOSKA- Një gjeneral i lartë rus u vra të martën nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë ndërtesës ...
BRUKSEL- Holanda do të bllokojë rrugën e Serbisë në avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka konfir...
Yoon Suk-yeol KORE- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është pezulluar nga ushtrimi i kompetencave pasi Parlamenti vot...