Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...

SHBA- Do Kwon, sipërmarrësi koreano-jugor i kriptomonedhave i cili ishte përfshirë në krijimin e dy monedhave dixhitale që humbën vlerën me rreth 40 miliardë dollarë në vitin 2022, të enjten deklaroi se është i pafajshëm për akuzat për mashtrim në Shtetet e Bashkuara. Ai u ekstradua nga Mali i Zi këtë javë.
Prokurorët federalë në Manhatan e akuzuan zotin Kwon, i cili bashkëthemeloi platformën “Terraform Labs” me seli në Singapor dhe krijoi monedhat dixhitale “TerraUSD” dhe “Luna”, në mars të vitit 2023 me dy akuza për mashtrim me letrat me vlerë dhe mashtrim me të dhënat financiare dixhitale.
Në aktakuzën e re prej 79 faqesh, të ngritur të enjten, u shtua edhe akuza e komplotit për pastrim parash. Kwon, 33 vjeç, u paraqit përpara gjykatësit amerikan Robert Lehrburger në gjykatën federale të Manhatanit. Ai kishte rënë dakord qershorin e kaluar të paguante një gjobë civile prej 80 milionë dollarësh dhe të ndalonte veprimtarinë në tregun e kriptomonedhave, në kuadër të një marrëveshjeje prej 4.55 miliardë dollarësh që ai dhe Terraform arritën me Komisionin amerikan të Letrave me Vlerë.
Në aktakuzën e së enjtes, zyra e Prokurorit të Manhatanit thotë se Kwon mashtroi investitorët në vitin 2021 në lidhje me kriptomonedhën “TerraUSD”, e cila ishte krijuar të mbante vlerën prej 1 dollarësh. Kwon dyshohet se u tha investitorëve se një algoritëm kompjuterik i njohur si "Terra Protocol" e kishte rikthyer vlerën e monedhës kur ajo shënoi rënie drastike në maj të vitit 2021, kur në fakt ai angazhoi një firmë të blinte fshehurazi miliona dollarë të kësaj kriptomonedheje për mbështetur artificialisht çmimin e saj.
Prokurorët thanë se pretendimi i rremë dhe pretendimet e tjera i shtynë investitorët e vegjël dhe institucionalë të blinin produkte dixhitale të ofruara nga “Terraform” dhe të rrisnin vlerën e “Lunas”, një kriptomenedhë më tradicionale e krijuar nga Kwon që luhatej në vlerë, por ishte e lidhur ngushtë me “TerraUSD”, në 50 miliardë dollarë deri në pranverën e vitit 2022.
Kur vlera e “TerraUSD” filloi të bjerë përsëri në maj 2022, firma që e mbështeste atë paralajmëroi se mbështetja e saj "nuk ishte aq e thjeshtë këtë radhë", sipas aktakuzës. Autoritetet nuk kanë zbuluar emrin e kësaj firme që mbështeste kriptomonedhën “TerraUSD”.
“TerraUSD” dhe “Luna” pësuan një rënie drastike atë muaj, duke tërhequr me vete edhe vlerën e kriptomonedhave të tjera, përfshirë bitcoin-in, dhe shkaktoi një rënie të madhe më të gjerë në tregun e kriptomonedhave.
Kwon është një nga disa manjatët e kriptomonedhave që përballet me akuza federale pas rënies së çmimeve të monedhave dixhitale në vitin 2022, që shkaktoi falimentimin e një numri kompanish. Sam Bankman-Fried, i cili themeloi platformën e këmbimit të kriptomonedhave, “FTX”, po apelon dënimin me 25 vjet burg të marsit të kaluar për vjedhje të 8 miliardë dollarëve nga klientët e tij. Alex Mashinsky, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i platformës së kriptomonedhave “Celsius Network”, muajin e kaluar pranoi fajësinë për dy akuza për mashtrim./ VOA
SHBA– Të dhënat paraprake të hetimit nga sulmi i përgjakshëm i ditës së parë të vitit të ri në Nj...
SHBA- Personi brenda Teslës së tipit ‘Cybertruck’ që shpërtheu dhe u përfshi nga flakët para hotelit të kompani...
MAQEDONIA E VERIUT- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Rashçe-Saraj, në Maqedoninë ...
SHBA- Autoritetet amerikane thanë se një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën të mërkurën kur një maki...
SHBA- 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Kuins të Nju Jorkut, mbrëmjen e parë ...
SHBA- FBI-ja thotë se beson se autori i sulmit terrorist të Nju Orlinsit që shkaktoi vdekjen e 15 vetëve në ditën e Vitit të...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve të kabinetit ka zgjedhur mbështetësit e tij më të ...
SUEDIA- Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” pë...
MALI I ZI- Autoritetet në Mal të Zi, bënë sot të ditur gjetjet paraprake të hetimeve, një ditë pasi një person i ...
ARABIA SAUDITE- Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me...