Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
NJU JORK - Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, i kërkoi një gjykatësi federal të mërkurën që të mbyllë çështjen për korrupsion ndaj tij, me pretendimet për shkelje nga prokuroria, madje edhe pasi Departamenti i Drejtësisë kërkon rrëzimin e akuzave ndaj demokratit që kandidon për një mandat të dytë.
Në dokumentet e depozituara në gjykatën federale të Manhatanit, avokatët e zotit Adams pretendojnë për shkelje nga ana e prokurorisë pas rrjedhjes së një letre që prokurorja e atëhershme, Danielle Sassoon, i dërgoi Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, ku shpjegonte se pse nuk duhet të rrëzohen akuzat.
Mes të tjerash, në letrën e saj, zonja Sassoon paraqiti dorëheqjen, pasi nuk mund të pranonte udhëzimin e Nënprokurorit të Përgjithshëm në detyrë, Emil Bove, për të rrëzuar akuzat ndaj kryebashkiakut dy javë më parë. Zoti Bove e pranoi dorëheqjen e saj.
Zoti Bove i kishte shkruar një letër zonjës Sassoon, ku theksonte rëndësinë e zotit Adams për të ndihmuar në përparësitë e Presidentit Trump për zbatimin e ligjit, veçanërisht në luftën kundër imigracionit të paligjshëm dhe krimit të dhunshëm. Ai tha gjithashtu se akuzat po ndërhynin në garën zgjedhore të këtij viti për postin e kryetarit të bashkisë.
Në dokumentet e depozituara të mërkurën në gjykatë, avokatët e zotit Adams shprehen se publikimi i letrës së dorëheqjes i zonjës Sassoon drejtuar zonjës Bondi, ishte “pjesë një morie të jashtëzakonshme rrjedhjeje të korrespondencave të brendshme të Departamentit të Drejtësisë” që ndodhën pasi zoti Bove i dërgoi direktivën me shkrim zonjës Sassoon.
Avokatët mbrojtës thanë se zonja Sassoon e njoftoi kryeprokuroren Bondi se prokurorët po planifikonin të shtonin një akuzë ndaj zotit Adams për pengim drejtësie duke e zëvendësuar aktakuzën. Avokatët thonë se prokurorët bënë “një akuzë të rreme” që zoti Adams dhe avokatët e tij kishin ofruar të ndihmonin administratën e Presidentit Trump në shkëmbim të rrëzimit të akuzave.
Padia e ngritur në muajin shtator nga prokurorët në Manhatan ndaj zotit Adams e akuzon atë se ka marrë mbi 100,000 dollarë kontribute të paligjshme për fushatën dhe bileta udhëtimi nga një zyrtar turk dhe të tjerë që kërkonin të blinin ndikim gjatë kohës që demokrati Adams ishte drejtues i lartë në Bruklin.
Zoti Adams përballet me kundërshtarë të shumtë në zgjedhjet paraprake brenda demokratëve në qershor. Ai ka këmbëngulur se është i pafajshëm.
Avokatët mbrojtës thonë se ekspozimi publik i luftës së brendshme të pazakontë në Departamentin e Drejtësisë kishte shkelur të drejtat kushtetuese të zotit Adams dhe kishte ndërhyrë në aftësinë e tij për një gjykim të drejtë.
Ata thonë se rrjedhja e informacionit bie ndesh me rregullat e gjykatës, përfshirë politikat e kahershme të Departamentit të Drejtësisë për të parandaluar shkeljet e organit të akuzës.
Agjencia e lajmeve Associated Press i ka bërë një kërkesë për koment Departamentit të Drejtësisë. Zoti Bove dhe dy avokatë të Departamentit të Drejtësisë po përpiqen aktualisht që gjykatësi i Manhatanit të mbyllë çështjen. Gjykatësi, i cili ka anuluar një seancë në prill, ka caktuar një këshilltar të jashtëm për ta ndihmuar atë për të vendosur se si do të veprojë gjatë javëve të ardhshme./VOA
Foto ilustruese KANADA - Shumë vende të botës po shtrëngojnë politikat e imigracionit, që nga Evropa deri në Amerikë...
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson siguroi votat e mjaftueshme për të miratuar një projektligj për...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Komb&eu...
Friedrich Merz GJERMANI - Friedrich Merz, i cili ka të ngjarë të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi fitoi pjesë...
Călin Georgescu RUMANI - Ish-kandidati për President të Rumanisë Călin Georgescu vazhdon të tërheqë vëmendjen...
SARAJEVË-Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjas...
UKRAINA- Pavarësisht rritjes së pasigurisë lidhur me rënien e ndihmës së Shteteve të Bashkuara, shtimit të pikëpy...
Hooper KOSOVË- Ish-diplomati amerikan, James Hooper, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se gjëja e pa...
KOSOVË- Deficiti tregtar është thelluar ndjeshëm në muajin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtë...
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë të mërkurën se veprimet e sistemit të dr...