Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

IZRAEL- Udhëheqësit e Izraelit kanë pritje të mëdha nga mandati i dytë i Presidentit amerikan Donald Trump dhe analistët thonë se zyrtarët izraelitë shpresojnë se qasja e tij e pazakontë ndaj politikës së jashtme do t’u sjellë atyre rezultatet që dëshirojnë sa u përket përparësive të tyre kryesore në aspektin e sigurisë. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, përpjekjet e Presidentit Trump për të siguruar një marrëveshje paqeje me Arabinë Saudite mund të shkaktojnë tensione me shtetin hebre.
Propozimi më i ri i Presidentit Trump për të menaxhuar konfliktin në Lindjen e Mesme duke dërguar palestinezë në Egjipt dhe Jordani është shembull tipik i asaj që shumë kush në Izrael e sheh si qasje e pazakontë ndaj politikës së jashtme, që mund të sjellë rezultate në favor të Izraelit, siç është qasja agresive ndaj Iranit, armikut kryesor të Izraelit.
Shumë izraelitë, sidomos përkrahësit e qeverisë së krahut të djathtë të Kryeministrit Benjamin Netanyahu, presin që Izraeli të përfitojë nga politika të tilla, siç ndodhi gjatë mandatit të parë presidencial të zotit Trump.
“Besoj që duke punuar bashkë sërish, do ta çojmë më tej aleancën ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Kam besim që do ta mposhtim boshtin e terrorit të Iranit dhe do të sjellim një epokë të re të paqes dhe përparimit në rajonin tonë”, deklaroi Netanyahu.
Disa analistë izraelitë thonë se me përkrahjen e Presidentit Trump, Izraeli mund të angazhohet për shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit pas dobësimit të sistemeve mbrojtëse iraniane dhe grupeve militante të lidhura me të në Gazë dhe Liban nga sulmet izraelite.
“Izraelit i nevojitet përkrahja, bashkëpunimi dhe qartësia morale e administratës së re të Presidentit Trump në mënyrë që më në fund mbase të eliminojë regjimin iranian dhe programin e tij bërthamor”, thotë drejtori i Qendrës së Jeruzalemit për Sigurinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Dan Diker.
Analistë të tjerë thonë se nuk janë të sigurt nëse Presidenti Trump do të mbështeste veprimet e ushtrisë izraelite kundër Iranit.
“Fillimisht, ai do të bëjë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje, natyrisht një marrëveshje ndryshe prej asaj nga e cila u tërhoq, por arritja e marrëveshjes do të jetë përparësia e tij e parë”, thotë Helit Barel, ish drejtore e Këshillit izraelit për Sigurinë Kombëtare.
Presidenti Trump thotë se ai dëshiron të zgjerojë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat u negociuan nën administratën e tij të parë ndërmjet Izraelit dhe shteteve të Gjirit, duke sajuar një marrëveshje paqeje ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.
“Ai dëshiron të jetë personi që arriti marrëveshjen e shekullit. Sa më shumë që Izraeli i normalizon marrëdhëniet me shtetet e Gjirit, aq më shumë ato mund të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për t’u përballur me kërcënimet ndaj sigurisë siç janë Irani, apo grupe si Shteti Islamik – dhe aq më pak do të ketë punë për Amerikën. Nga pikëpamja e zotit Trump, sa i përket vizionit të tij, ai dëshiron që Amerika të angazhohet më pak”, thotë eksperti i marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara pranë Universitetit Bar Illan, Jonathan Rynhold.
Arabia Saudite ka deklaruar se çdo marrëveshje paqeje me Izraelin do të jetë e kushtëzuar me përparimin drejt themelimit të shtetit palestinez, një zgjidhje që qeveria izraelite e krahut të djathtë e kundërshton.
Një qëndrim i tillë mund të bëhet burim i përplasjeve ndërmjet zotit Trump dhe udhëheqësve izraelitë.
“Ai do të përpiqet të arrijë marrëveshje për një lloj entiteti palestinez në Bregun Perëndimor për ta zgjidhur këtë çështje përfundimisht me Izraelin. Kjo sinjalizon që Izraeli duhet t’i paraprijë kësaj çështjeje dhe të ofrojë një sërë alternativash të ndryshme”, thotë analisti Diker.
Presidenti Trump është zotuar t’u japë fund të gjitha luftërave dhe në Izrael, menndimi dominues është se ishte meritë e tij arritja e armëpushimit të tanishëm me Hamasin si dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve. Por gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme për konfliktet e Lindjes së Mesme mund të jetë një sfidë më e vështirë për presidentin e rikthyer amerikan./VOA
MEKSIKË- Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA pranë Fronton, Teksas, thuhet se shkëmbyen të shtëna në kufirin ju...
FRANCË- "Luvri është duke u shkatërruar dhe ka nevojë për një injeksion masiv të parave të shtetit nëse d&eu...
SERBI- Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç mund të mos jetë e mjaftueshme për t’iu dhënë fund pr...
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua kombit për të njoftuar një riorganizim “urgjent dhe masiv...
Takimi GJERMANI- Liderët politikë të Gjermanisë dhe Danimarkës u takuan të martën në një shfaqje uniteti, nd&e...
Ambasada e SHBA-së në Shkup SHKUP- Ambasada e SHBA-së në Shkup mëngjesin e sotëm ka njoftuar të gjitha OJQ-të dhe o...
SERBIA- Përfaqësuesit e disa prej vendeve më me ndikim, si me komandë, kanë shprehur njëfarë mbështetjeje pë...
Harta SHBA- Google Maps ka njoftuar se do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës në hart...
Foto ilustruese EVROPË- Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhë...
Çifti VIETNAM- Një grua britanike dhe i fejuari i saj vdiqën pasi kishin pirë pije të kontaminuar në Vietnam. 33-vjeç...