BOTA

Analiza e DW: Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

n.f Përditësimi i fundit 7 Maj 2024, 08:24
Analiza e DW: Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?
Foto ilustruese

UKRAINË- Aleatët e Ukrainës kanë kundërshtuar prej kohësh përdorimin e armëve perëndimore kundër objektivave në Rusi. Por ky qëndrim po ndryshon. Pashkët ortodokse u festuan të dielën - por nuk kishte asnjë shenjë të pushimit të aksioneve ruse për pushtime të reja në Ukrainë. Ushtria ruse sulmoi edhe një herë Ukrainën me dronë, raketa dhe armë të tjera. Në lindje të vendit, ushtria ruse vazhdon sulmet e dhunshme frontale, ndërsa ushtarët ukrainas duhet të presin dërgesat e paralajmëruara të armëve.

Situata është aq e tensionuar sa një pyetje po bëhet gjithnjë e më me zë të lartë: a lejohet edhe Ukraina të përdorë armë perëndimore për të sulmuar objektivat në Rusi? Disa anëtarë të NATO-s po bëhen gjithnjë e më pragmatikë në këtë drejtim.

Kundërsulmet "të mbuluara nga ligji ndërkombëtar"

Kohët e fundit ishte David Cameron, sekretari i Jashtëm britanik që vizitoi Kievin. Qeveria e tij sapo i ka premtuar Ukrainës se do ta mbështesë vendin me tre miliardë paund ndihmë çdo vit - për aq kohë sa duhet.

"Le të jemi shumë të qartë: Rusia sulmoi Ukrainën dhe Ukraina ka të drejtën absolute të kundërpërgjigjet”, tha Cameron. "Me Rusinë që sulmon objektivat në Ukrainë, është e kuptueshme pse Ukraina e sheh nevojën për të mbrojtur veten - domethënë, për të larguar rusët nga vendi dhe për të pasur aftësinë për të luftuar."

Cameron dëshiron t'i lërë ukrainasit të vendosin vetë se si të përdorin armët britanike. Pak më parë, ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Brazhe, konfirmoi të drejtën e plotë të ukrainasve për të sulmuar territorin rus. Në një intervistë për gazetën ukrainase në internet "Europa Pravda" ajo tha: "Ukraina nuk ka nevojë vetëm për mbrojtje ajrore apo municione. Ukraina duhet të jetë në gjendje të kryejë sulme me rreze të gjatë dhe precize edhe në territorin rus, nga i cili sulmon Rusia. Ukraina është mbuluar nga ligji ndërkombëtar, Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë.

Sulmet kanë qenë prej kohësh një realitet

Deri më tani, fjalë kaq të qarta nga politikanët kryesorë perëndimorë për këtë temë rrallë mund të dëgjoheshin - të paktën në publik. Qeveria ruse, nga ana tjetër, ka njoftuar vazhdimisht se sulmet me armë perëndimore në territorin rus mund të përshkallëzojnë situatën. Kremlini akuzoi David Cameronin se me fjalët e tij rrezikon sigurinë evropiane.

Sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë kanë qenë prej kohësh një realitet. Aeroportet, kampet ushtarake dhe rafineritë e naftës bombardohen me dronë. Rafineritë, në veçanti, janë goditur shpesh kohët e fundit. Ekspertët ushtarakë besojnë se nëse Ukraina vazhdon sulmet me dronë, Rusia mund të përjetojë mungesë benzine që në fillim të kësaj vere. Çmimet e karburantit gjithashtu mund të rriten në mbarë botën.

Sulmet ndaj rafinerive shqetësojnë SHBA-në

Kjo është ndoshta një nga arsyet pse qeveria amerikane kohët e fundit i bëri presion Presidentit ukrainas Zelenski që të ndalonte sulmin e ndonjë rafinerie në Rusi. Ndoshta thjesht sepse çmimet e larta të benzinës janë helm për presidentin amerikan gjatë fushatës zgjedhore. Por Zelensky nuk sheh alternativë tjetër për të dobësuar Rusinë. Të mërkurën e kaluar, një tjetër rafineri nafte ruse mori sërish flakë.

Zelenski tani ka mbështetjen edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Rafineritë e naftës në territorin rus janë "objektiva legjitime" për sulmet nga dronët ukrainas, tha Jens Stoltenberg në fillim të prillit.

Reagimi ndaj situatës në front

Politikanët perëndimorë dhe zyrtarët ushtarakë kanë dhënë prej kohësh fshehurazi bekimin e tyre ndaj sulmeve në tokën ruse. Tani gjithnjë e më shumë prej tyre po e bëjnë publik këtë qëndrim. Disa prej tyre nuk shohin më fare problem kur armët perëndimore përdoren për këto sulme.

Eksperti ushtarak ukrainas Oleh Zhdanov beson se kjo ka të bëjë me situatën e vështirë në fushën e betejës. Ekziston rreziku i një pushtimi të ri të ushtrisë ruse në zonën e Sumy ose Kharkiv, thotë Zhdanov. "Ne me siguri do të jemi të detyruar të luftojmë në kufirin tonë shtetëror," thotë ai, kjo do të thotë se armiku do të vihet nën zjarr edhe në territorin rus.

Një marrëveshje e heshtur për rrezen operative

Herët a vonë duhej të ndodhte që vendet perëndimore të heqin dorë nga kërkesa që armët e tyre të mos përdoren në tokën ruse”, thotë ky ekspert ushtarak. Siç thotë ai, gjithsesi nuk ka pasur ndalim. Kjo vlen edhe për raketat amerikane ATACMS me rreze të gjatë veprimi që SHBA-ja i dorëzoi Ukrainës në pranverë. Ato kanë një distancë deri në 300 kilometra.

Ukraina i ka përdorur tashmë për të sulmuar disa objektiva ruse, por me sa duket vetëm në zonat e pushtuara nga Rusia. Në këtë mënyrë, siç thotë Zhdanov, ajo përmbushi kërkesën amerikane: SHBA-ja e lidhi dërgimin e raketave me kushtin që ato të përdoreshin vetëm në territorin ukrainas. Thuhet gjithashtu se ekziston kjo marrëveshje e heshtur kur bëhet fjalë për raketat britanike "Storm Shadow": t'i përdorin ato vetëm në territorin e Ukrainës. Është çështje besimi.

Scholz nuk dëshiron të mbështetet në premtimin e Kievit

Kancelari gjerman Olaf Scholz preferon të mos mbështetet tek premtimet ukrainase - veçanërisht kur bëhet fjalë për raketat Taurus. Kjo raketë ka një rreze veprimi deri në 500 kilometra. Scholz tha kohët e fundit: "Këtu nuk mund të keni një debat si midis miqve: "A nuk më beson?" Sigurisht që u besoj miqve të mi, por nuk do t'u jepja të gjithëve të gjitha armët e mia!"

Megjithatë, eksperti ushtarak ukrainas Zhdanov beson se është e mundur që Scholz të ndryshojë mendje. "Pasi amerikanët na premtuan tanket "Abrams", Olaf Scholz pranoi të dorëzonte tanket "Leopard" - megjithëse ai më parë tha se tanke të tilla nuk do të përdoreshin kurrë në ushtrinë ukrainase," thotë Zhdanov, duke shtuar: "Kjo është arsyeja pse unë mendoj, se është e mundur që Olaf Scholz, nëse rrethanat zhvillohen në një mënyrë të tillë, të ndryshojë mendje dhe të japë raketat Taurus.

Rrethanat në fakt po ndyshojnë - jo për mirë: Rusia vazhdon të përparojë. Në raste të tilla politikanët bëhen edhe pragmatikë.

Marrë nga DW

arme rusi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan