Zbardhet lista/ 44 restorantet ku u tregtua djathi "Brie" me bakterin e rrezikshëm Listeria
Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi "Brie" nga Italia, zbardhet nga media...
Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi "Brie" nga Italia, zbardhet nga media...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Nga Haris Vongli Unë quhem Haris Vongli dhe kam ikur 3 herë nga Shqipëria. Herën e parë, isha vetëm 18 vjeç. Ika, pë...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, katë...
Nga Florjan Binaj Nuk e di a ka një vend, ku shefja a shefi i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë kombëtare i ...
Altin Preka, efektiv i Policisë së Shkodrës, rrëfen për “Piranjat” historinë e përplasjeve të tij me epror&e...
Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit të Durr&eum...
E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore t...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku ishte e gjitha e fokusuar në Inteligjen...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Elbasan “Foltoren e Riprotritjes” së PD-së, ku ka folur për situa...

“E kemi lënë pas periudhën e ngecjes dhe tkurrjes ekonomike”, thotë Kancelari gjerman Friedrich Merz. Të dhënat e fundit duket se e justifikojnë këtë pohim, të paktën pjesërisht, ndërsa institutet kryesore financiare rishikojnë parashikimet e tyre të rritjes për ekonominë më të madhe të Evropës. Ekonomia gjermane po tregon shenja rimëkëmbjeje pas një periudhe të gjatë, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se sfidat nuk kanë mbaruar.
Parashikime të reja për ekonominë gjermane
Sipas një raporti të përbashkët nga pesë institutet kryesore ekonomike të Gjermanisë, Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW Berlin), Instituti Ifo për Kërkime Ekonomike në Mynih, Instituti Kiel për Ekonominë Botërore (IfW), Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH) dhe Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Essen (RWI), ekonomia gjermane pritet të rritet me 1.3% këtë vit. Ndërkohë që para disa muajve thuhej se rritja do të jetë vetëm 0,6%. Në të njëjtën kohë, institutet parashikojnë rritje prej 1.1% për vitin 2027.
Vlerësimet nga institucionet e tjera janë gjithashtu optimiste. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikon një rritje prej 1.1% si për vitin 2026 ashtu edhe për vitin 2027, ndërsa Shoqata e Industrive Gjermane (BDI) vlerëson se ekonomia do të rritet me 1% këtë vit.
Pse ekonomia gjermane po rimëkëmbet?
Rimëkëmbja është kryesisht për shkak të eksporteve më të larta, rritjes së shpenzimeve publike për infrastrukturën dhe mbrojtjen, por edhe për shkak të momentit të krijuar nga inteligjenca artificiale.
"Rimëkëmbja në gjysmën e parë të vitit është kryesisht për shkak të rritjes së eksporteve", vëren Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Essen (RWI). Industritë kimike dhe farmaceutike po performojnë më mirë, ndërsa industria e inxhinierisë mekanike po përfiton gjithashtu nga rritja e kërkesës nga jashtë.
Ngritja e investimeve për infrastrukturën dhe mbrojtjen, të cilat veprojnë si një levë rritjeje për industrinë dhe investimet, po ndihmon gjithashtu në nxitjen e aktivitetit ekonomik.
Pavarësisht të dhënave më të mira, ekonomistët duken të kujdesshëm. "Rimëkëmbja mbetet e brishtë, pasi kostot e larta të energjisë dhe problemet strukturore vazhdojnë të rëndojnë mbi ekonominë gjermane", paralajmëron Oliver Holtemöller i Institutit Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH).
Ndërsa Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) vlerëson se ekonomia ka kaluar pikën më të ulët të krizës, por rimëkëmbja është ende e brishtë. Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme, rritja e çmimeve të energjisë, burokracia dhe konkurrueshmëria e ulët vazhdojnë të jenë pengesa të rëndësishme.
Ekspertët paralajmërojnë se përmirësimi gjatë dy viteve të ardhshme nuk do të jetë i mjaftueshëm për të zgjidhur problemet më të thella të ekonomisë gjermane. Për vitin 2028, parashikimet variojnë midis 0.4% dhe 0.8%, duke treguar se rritja pritet të mbetet e ngadaltë pa reforma të konsiderueshme për të forcuar konkurrueshmërinë e vendit.
"Rimëkëmbja është reale, por problemet strukturore nuk janë zhdukur", thekson Torsten Schmidt i RWI, duke vënë në dukje se kostot e larta të energjisë, burokracia, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe konkurrueshmëria e dobët vazhdojnë të ngadalësojnë ekonominë gjermane./DW
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar nga Nju Jork se do të japë dorëheqjen të dielën në ...
Libri i Earl Charles Spencer nuk ishte publikuar ende kur shpërtheu skandali i parë. Pjesët e para të librit "Swan Song – Motra ime ...
Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar shembjen e një ndërtese në kryqëzimin e rrugëve Lysikratous dhe Vasilissis Amalias...
Pothuajse të gjithë drejtuesit më të fuqishëm të teknologjisë në Amerikë iu bashkuan Presidentit të SHBA-s&e...
Armët e kontrabanduara nga Bosnje e Hercegovina, që dyshohet se kanë përfunduar në duart e rrjeteve kriminale në Bashkimin Evrop...
Pas Laura Casagrande dhe Marco Fassoni Accetti, tashmë del në skenë emri i një personi të tretë nën hetim në hetimin e r...
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, iu përgjigj fjalimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB, i cili p&e...
NATO është e përgatitur t’i përgjigjet incidenteve të sabotimit dhe dronëve në të gjithë Evropën dhe ka ...
Senati i SHBA-së hodhi poshtë me një diferencë të ngushtë votash të enjten një rezolutë të udhëhequr nga ...
Qindra protestues u mblodhën të enjten pranë selisë së OKB-së në New York, në shenjë kundërshtimi ndaj kryemin...