“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
GJERMANI- Më shumë se 51.000 refugjatë të mitur janë të zhdukur në të gjithë Evropën. Autoritetet nuk e dinë se ku janë. Çfarë ka ndodhur me ta? Oficerët e policisë gjermanenuk mund t'u besonin syve kur ndaluan një furgon Mercedes me targa suedeze që sapo kishte kaluar kufirin gjermano-polak në mbrëmjen e vonë të shtatorit 2023. Furgoni drejtohej nga një djalë 15-vjeçar sirian. Në bagazhin e furgonit - 7 refugjatë sirianë dhe jemenas që kontrabandoheshin në Gjermani.
Djali sirian nuk ishte i panjohur për autoritetet në Gjermani: ai erdhi si refugjat pa prindër apo të afërm në moshën 13-vjeçare dhe jetoi në një institucion për të mitur në Thyringji për dy vjet. Pas regjistrimit në qendrën e pritjes, këta të mitur të pashoqëruar shpërndahen në të gjithë vendin. Zyra për të miturit u siguron atyre strehim, kujdes dhe kontroll. Kjo është shpesh e suksesshme, por jo gjithmonë - kështu që fëmijët dhe të rinjtë zhduken nga këto ambiente. Shpesh ata zhduken plotësisht nga radarët e autoriteteve dhe atë në të gjithë Evropën.
Mangësitë kryesore në mbledhjen e të dhënave
Aktualisht, 51.433 refugjatë të mitur janë të zhdukur në të gjithë Evropën. Vetëm tre vjet më parë, ky numër ishte rreth 18.300. Gjatë kësaj periudhe, numri i të miturve të zhdukur është rritur ndjeshëm edhe në Gjermani - nga 724 në 2021 në 2005 sot. Ky është rezultati i një investigimi ekskluziv të rrjetit gazetaresk europian "Lost in Europe”, ku bëjnë pjesë media belge "De Standaard”, holandeze "NRC”, italianja ANSA dhe rbb24 Recherche nga Gjermania.
Hulumtimi nxjerr në pah mangësi të konsiderueshme në mbledhjen e të dhënave për refugjatët e mitur të zhdukur. Nga autoritetet kompetente në 31 vende evropiane, të cilat përveç 27 anëtarëve të BE-së dhe Moldavisë, Norvegjisë, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe - vetëm 15 iu përgjigjën pyetjeve të rrjetit kërkimor.
Ndërsa disa vende si Italia dhe Austria raportojnë shifra veçanërisht drastike, me më shumë se 20.000 fëmijë dhe të rinj të zhdukur, të tjera, si Spanja apo Greqia, nuk mbledhin asnjë informacion për fëmijët dhe të rinjtë e pashoqëruar.
Komisioni i BE-së flet për një sistem "të prishur”
Aktualisht në BE nuk ka rregullore për regjistrimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi fatin e të miturve refugjatë të pashoqëruar. Komisionerja përgjegjëse e BE-së për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, suedezja Ilva Johansson, nuk mund të komentojë numrin shumë të madh të refugjatëve të rinj të zhdukur. "Nuk e kam idenë nëse shifrat tuaja janë të sakta. Mund të them se kemi një sistem të prishur migracioni në Evropë”, thotë ajo në një intervistë ekskluzive për rbb24 të Gjermanisë.
Kur refugjatët e mitur zhduken nga strehimoret nën mbikëqyrjen e autoriteteve, ata duhet të regjistrohen si persona të zhdukur. Disa rishfaqen, pas disa ditësh, në një qytet tjetër, në një komunë tjetër.
Në Gjermani, ekspertët supozojnë se shumë largohen nga objektet ku janë të strehuar, sepse janë të pakënaqur me kohëzgjatjen e procedurës, shpresojnë për ndihmë më të shpejtë në vende të tjera ose duan të qëndrojnë me të afërm apo miq në vende të tjera evropiane. Policia gjermane e konfirmon këtë supozim. Hulumtimet në të gjithë Evropën tregojnë: arsyet e zhdukjes së të miturve shpesh nuk mund të përcaktohen saktësisht as në vende të tjera. Një nga arsyet është se shkëmbimi i të dhënave brenda-evropiane shpesh nuk funksionon.
Strukturat gjermane janë të mbingarkuara
Në Gjermani, strukturat janë aktualisht shumë të mbingarkuara, thotë Helen Sundermeier nga Shoqata Federale Gjermane për Refugjatët e Pashoqëruar (BumF). "Vëmë re se shumica e të rinjve zhduken që në fillim, kur mbërrijnë. Në këtë fazë, standardet e mbikëqyrjes janë ulur për të siguruar kujdesin përkundër mungesës së stafit.
Mbipopullimi i strukturave shoqërohet me të dhëna jo të plota për vendndodhjen e të miturve. Pasojat mund të jenë të rënda për të miturit, paralajmëron Teresa Kajl nga Fondi Gjerman i Fëmijëve (Deutschen Kinderhilfswerk). "Kur fëmijët konsiderohen të zhdukur, duhet nisur nga fakti se ata janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të caktuara, se mund të bien në duart e organizatave kriminale, që shfrytëzohen apo përjetojnë abuzim seksual. Ne dimë për raste të tilla”.
Ashtu si 15-vjeçari sirian, i cili u arrestua nga policia në shtator. Sipas një raportimi të gazetës, ai dyshohet se dëshmoi në gjykatë se ishte rekrutuar nga kontrabandisti që e solli në Gjermani dy vjet më parë.
Sipas Helen Sundermayer, një nga arsyet që një rekrutim i tillë ka sukses është mungesa e perspektivës me të cilën përballen shumë refugjatë të rinj në Gjermani. "Aktualisht, kujdesi është i dobët në shumë vende dhe ka shumë njerëz që nuk janë profesionistë, të cilët nuk kanë as kohë dhe as burime për të ofruar udhëzime për të miturit në një situatë të tillë, të rinjtë mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ofertave dhe premtimeve të dyshimta se do të spërblehen me para.
Regjistrimi më i lehtë
Komisionerja evropiane Johansson sheh rrezikun që "refugjatët e mitur të pashoqëruar të bëhen viktima të trafikantëve të qenieve njerëzore kur këta të mitur janë tashmë në BE". BE po punon për të futur një sistem të unifikuar regjistrimi për të miturit e pashoqëruar. Kjo nuk e zgjidh problemin e fëmijëve aktualisht të zhdukur. Por vendet e BE-së duhet të krijojnë kushte më të mira dhe ta bëjnë më të lehtë gjetjen e personave kontaktues si dhe kujdestarëve.
Por, deri më tani, vetëm një pjesë e vogël e rregulloreve të planifikuara është miratuar. Votimi përfundimtar është në maj. Më pas, shtetet anëtare do të duhet të përfshijnë rregulloret e reja në legjislacionin e tyre kombëtar. "Të 27 vendet kanë premtuar se do ta bëjnë këtë”, thotë komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.
Marrë nga DW
Arben Taravari MAQEDONIA E VERIUT- Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arb...
Ali Ahmeti MAQEDONIA E VERIUT- Në një konferencë për mediat mbrëmjen e djeshme, lideri i Bashkimit Demokratik për Integr...
parlamenti BRUKSEL- Fillimisht largimi i Britanisë së Madhe nga BE, pastaj Pandemia e COVID-19, pastaj lufta e Rusisë&n...
Foto ilustruese UKRAINË- Tetë persona u plagosën të mërkurën mbrëma në një sulm ajror ukrainas kund&...
Dimitar Kovaçevski MAQEDINIA E VERIUT- Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë paraqitjes së parë pas pë...
Foto ilustruese SHBA- Të mërkurën, Dhoma e Përfaqësuesve mposhti me shpejtësi një përpjekje të republikan...
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se nuk do ta furnizonte Izraelin me armë sulmuese që mund t'i përdor p&...
Hristijan Mickoski MAQEDONIA E VERIUT- Partia VMRO-DPMNE po feston fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare dhe balotazhin për presidentin...
foto ilustruese SHBA- Policia përdori spërkatës me piper gjatë një proteste ndërsa demonstruesit pro-palestinezë kishin ...
foto ilustruese POLONI- Polonia u vu në shënjestër nga hakerat nga një grup i lidhur me Rusinë këtë javë, tha ...