BOTA

Analiza e REL: Samiti i Uashingtonit dhe trashëgimia e vërtetë e tij

r.ll Përditësimi i fundit 13 Korrik 2024, 22:22
Analiza e REL: Samiti i Uashingtonit dhe trashëgimia e vërtetë e
joe biden ne samitin e nato

SHBA- Ukraina mund të jetë përafruar më shumë me NATO-n në samitin e aleancës ushtarake në Uashington, këtë javë, por është vështirë t’i shpëtosh ndjenjës se, pavarësisht premtimeve mbresëlënëse, gjërat nuk janë edhe aq rozë sa thuhet të jenë - e sidomos nga këndvështrimi i Kievit. Në realitet, aleanca ushtarake vazhdon ta mbajë Ukrainën larg dhe zgjedhjet në SHBA janë afër.

Ukraina, edhe ashtu, nuk do të merrte ndonjë ftesë në këtë samit, për t’u anëtarësuar në NATO. Kjo nuk do të ndodhë derisa lufta vazhdon. Për më tepër, 32 aleatët do të duhet të arrijnë marrëveshje unanime për t’i bërë ftesë të tillë, e ky konsensus sot nuk ekziston.

Në samit, ata u angazhuan në hartimin e një komunikate që do të tingëllonte më inkurajuese për Kievin, se ajo e mëparshmja. Dhe, teksti në Uashington është pak më i mirë për Ukrainën se ai në Vilnius - i rënë dakord në samitin e verës së kaluar.

Ashtu sikurse në vitin 2023, në tekst thuhet se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, se ministrat e Jashtëm të NATO-s do të vazhdojnë t’i vlerësojnë përpjekjet e saj për reforma dhe se “ne do të jemi në pozitë ta ftojmë Ukrainën për t’iu bashkuar Aleancës kur aleatët të bien dakord dhe kushtet të përmbushen”.

Të reja këtë vit ishin fjalët “urë” dhe “e pakthyeshme”. Në tekst u theksua se “vendimet e Samitit të NATO-s dhe Këshillit NATO-Ukrainë, të kombinuara me punën e vazhdueshme të aleatëve, përbëjnë një urë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO”. Megjithatë, zyrtarët hamendeshin se çfarë, në fakt, nënkupton kjo “urë” dhe pyesnin, në mënyrë metaforike, nëse është e gjatë apo e shkurtër dhe sa solide është.

Fjalia më e rëndësishme ishte: “Ndërsa Ukraina vazhdon këtë punë jetike, ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në NATO”.

Video: Samiti i NATO-s mbyllet me premtime për Ukrainën

Shtrohet pyetja nëse kjo pakthyeshmëri është vetëm një fjalë në letër, pasi fati i Ukrainës në NATO vendoset në fushëbetejë, po aq sa në tryezën e negociatave. Dhe, meqë Ukraina, gjatë takimit në Uashington, nuk mori ndonjë dritë jeshile për të goditur më thellë në territorin rus, limitet e mbështetjes së Perëndimit, ashtu si edhe shanset e Ukrainës për fitore në luftë, mbeten të kufizuara.

Për të nxjerrë në pah një rezultat konkret, mikpritësit amerikanë thanë - me njëfarë triumfi - se avionët luftarakë F-16 nga Danimarka dhe Holanda janë rrugës për në Ukrainë dhe se ata do të fluturojnë mbi qiellin e Ukrainës këtë verë.

Ky është, sigurisht, një përforcim, por shpresa ishte që ata të arrinin në pranverë, pasi Kievi po i kërkonte për gati dy vjet. Është gjithashtu e qartë se vendi i shkatërruar nga lufta, do t’i marrë vetëm gjysmën e 128 avionëve që ka kërkuar deri në vitin 2027.

Në Uashington u bë po ashtu e ditur se Ukraina do të marrë pesë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, edhe pse dihej që më parë se katër prej tyre ishin në dispozicion.

Misioni stërvitor i NATO-s për trupat ukrainase në territorin e një vendi aleat u stampua gjithashtu - gjë që, sipas organizatës ushtarake, do ta rrisë edhe më tej ndërveprimin e Ukrainës me të. Megjithatë, ajo nxitoi për të theksuar se kjo nuk do ta bëjë NATO-n “palë në konflikt”.

Aleatët u zotuan se do t’i japin Ukrainës edhe ndihma të ndryshme ushtarake në vlerë prej 40 miliardë eurosh, vitin e ardhshëm. Por, në këtë, vendet mund t’i përfshijnë edhe kostot që lidhen me mirëmbajtjen dhe transportin e pajisjeve për Ukrainën, trajnimin e ushtarëve të saj, investimet në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës dhe paratë në fondet e mirëbesimit të NATO-s për këtë vend, që përfshijnë ndihma jovdekjeprurëse.

Megjithatë, ankesa nga Kievi këtë herë nuk kishte. Organizatorët donin t’i shmangnin skenat e Vilniusit, në të cilat presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vuri hapur në dyshim nivelin e ambicieve të shfaqura. Kësaj radhe, ai nuk e humbi rastin për të shprehur “mirënjohje” - tërësisht i vetëdijshëm dhe i informuar që të mos kërkojë shumë.

Përtej Ukrainës, ishte mjaft mbresëlënëse që Gjeorgjia, e cila aspiron anëtarësimin në NATO që nga viti 2008, nuk u përmend fare në deklaratën përfundimtare - përveç për pushtimin nga Rusia të një pjese të saj.

Fakti që Moldavia, e cila për nga Kushtetuta e saj është neutrale, u përmend më shumë se Gjeorgjia, tregon për një distancim në rritje të Tbilisit nga institucionet perëndimore.

Ndërsa samiti u zhvillua në Shtetet e Bashkuara, formulimi për Kinën ishte edhe më i mprehtë se zakonisht. Pekini u përmend për herë të parë në një deklaratë të NATO-s në vitin 2019 dhe, që atëherë, Uashingtoni ka këmbëngulur në një qëndrim të ashpër.

Këtë herë, Aleanca vuri në dukje se Republika Popullore e Kinës është bërë një ndihmëse e rëndësishme e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, përmes të ashtuquajturit partneritet “pa kufij” dhe mbështetjes së saj në shkallë të gjerë për industrinë ruse të mbrojtjes” dhe shtoi se Pekini “nuk mund ta ndihmojë luftën më të madhe në Evropë në historinë e fundit, pa ndikuar kjo negativisht në interesat dhe reputacionin e tij”.

Megjithatë, kur u pyet se me çfarë pasojash do të përballej Kina nëse vazhdon në këtë mënyrë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, e anashkaloi në mënyrë elegante pyetjen.

Ky nuk pritej të ishte një samit historik me rezultate të mëdha. Ishte një festë për 75-vjetorin e NATO-s, që rastisi vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve vendimtare presidenciale në SHBA.

Në këtë aspekt, performanca shumë e kritikuar e presidentit Joe Biden në një debat me kundërkandidatin republikan dhe skeptik ndaj NATO-s, Donald Trump, e la në hije gjithë takimin.

Biden, në përgjithësi, performoi mirë në detyrat e tij publike në samit, por nuk kaloi pa gafe. Ai, fillimisht, e prezantoi presidentin Zelensky si “presidenti Putin”, përpara se ta korrigjonte vetveten, ndërsa udhëheqësi ukrainas e nxori shpejt nga situata, duke bërë shaka se ai është shumë më i mirë se Putini.

Në konferencën përfundimtare për mediat, ai i ngatërroi emrat e nënpresidentes Kamala Harris dhe rivalit të tij kryesor, Trump. Shumica e pyetjeve në atë konferencë ishin në lidhje me zgjedhjet dhe përshtatshmërinë e tij presidenciale.

Dhe, ka shumë gjasa që këto pyetje dhe thirrjet e shumë kolegëve të tij partiakë për t’u larguar nga gara, të mbeten edhe trashëgimia e fortë e këtij samiti./REL

samiti i natos ne shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan