Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Më 6 janar 2021, godina e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara u sulmua nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump që kundërshtonin humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, njofton se në ripërballjen e tyre këtë vit, ish-presidenti Trump dhe presidenti Joe Biden po bëjnë fushatë me konkluzionet e nxjerra nga dhuna e 6 janarit. Dhuna e 6 janarit 2021 është qendrore në përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për t’u rizgjedhur. Ai çeli një aktivitet elektoral me një këngë nga të dënuarit e asaj dite.
“I dëgjuat pengjet që këndonin. Ishin pengjet. Pengjet e 6 janarit i quaj unë”, tha zoti Trump.
Turma brohoriti kur ish-presidenti Trump iu referua pjesëmarrësve në 6 janar si patriotë dhe pengje dhe jo si të dënuar për vepra penale.
“Nën udhëheqjen e Joe Biden-it, patriotët amerikanë po arrestohen dhe po mbahen në robëri si kafshët”, tha ai.
Në këngën që ish-presidenti Trump regjistroi me “Korin e Burgut të 6 janarit”, ai thotë formulën e betimit për besnikërinë ndaj Shteteve të Bashkuara.
“Është e pavend të përdoret formula e betimit për të mbrojtur ata që sulmuan Kapitolin. Prandaj mendoj që kritikët kanë të drejtë për këtë. Sigurisht që justifikimi, apo shpjegimi, i Donald Trump-it do të ishte se në fakt këta persona janë patriotë të vërtetë”, thotë Jennifer Mercieca, profesore për komunikimin në Universitetin Texas A&M.
“Do t’i trajtojmë me drejtësi. Dhe nëse do të duhen falje, do t’ua japim”, tha ish-presidenti Trump.
Fushata elektorale e presidentit Biden përmend gjithashtu 6 janarin, por jo si patriotizëm, por si një rrezik për demokracinë.
“Ata ishin rebelë, jo patriotë. Nuk dolën për ta mbrojtur Kushtetutën; dolën për ta shkatërruar Kushtetutën... Nëse rizgjidhet, ai do të falë çdonjërin prej tyre... Sulmi i Trump-it ndaj demokracisë nuk është vetëm diçka e së shkuarës. Është çfarë po premton për të ardhmen”, tha presidenti Biden.
Se si dhuna e vitit 2021 do të ndikojë tek zgjedhjet e këtij viti, varet nga perceptimi i secilit, thotë shkencëtari politik Chris Edelson, nga Universiteti Amerikan.
“Disa njerëz marrin energji nga 6 janari. Disa të tjerë tmerrohen”, thotë ai.
Si ish-presidenti Trump, ashtu edhe presidenti Biden, po e përdorin 6 janarin si një paralajmërim se çfarë mund të ndodhë nëse personi i gabuar fiton në zgjedhje./ VOA
Foto ilustruese KOSOVË- Ndërmarrja “Trepça”, ka dhënë afat 30 ditë, që organizatat e shoqërisë c...
Borrell KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë t&e...
Lista Serbe KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiç së fundmi është shprehur se ës...
Forumi Global i Medias DW GJERMANI- Në GMF të Deutsche Welle-s, pjesëmarrës nga e gjithë bota do të flasin për kërc...
Dritan Abazoviç GJERMANI- Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur ditën e sotme në lidhje me vi...
Foto ilustruese BRUKSEL- Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, do të mblidhen në mbrëmjen e së hënës në...
Mars SHBA- Janë zbuluar për herë të parë njolla ngricash në majë të vullkaneve të gjetura pranë ekua...
pamje nga ngjarja AUSTRALI- Kryeministri i Kinës Li Qiang i ka ofruar Australisë dy panda të reja gjatë vizitës së tij n...
Evan Gershkovich RUSI- Gjyqi ndaj gazetarit të burgosur amerikan, Evan Gershkovich, do të nisë më 26 qershor dhe do të mbahet me d...
Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, u është përgjigjur kritikave ...