Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
BRUKSEL- Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, do të mblidhen në mbrëmjen e së hënës në Bruksel, në përpjekjen e parë për të arritur një marrëveshje për emrat e rinj të krerëve të institucioneve të BE-së, Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, dhe emrin e ri në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Ky do të jetë takimi i parë i liderëve evropianë, pas zgjedhjeve të mbajtura në vendet anëtare të BE-së, më 6-9 qershor. Rezultati i zgjedhjeve do të reflektohet në emrat e rinj në krye të institucioneve evropiane. Sugjerimet kryesore pritet të bëhen për politikanët që u përkasin partive që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet evropiane.
Ndonëse në këto zgjedhje është vërejtur rritje e ndjeshme e partive të së djathtës ekstreme, partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe majtë, Partia Popullore Evropiane dhe Social-Demokratët janë renditur në vendin e parë dhe të dytë, respektivisht.
Kandidatura e shefes së deritashme të BE-së, Ursula von der Leyen, është e sigurt, por tani liderët e vendeve të BE-së janë në kërkim të emrave të rinj për pozitat që kanë mbajtur Charles Michel dhe Josep Borrell. E vetmja kandidaturë e sigurt është ajo e Ursula von der Leyenit, e cila synon rizgjedhjen për një mandat të dytë pesëvjeçar në krye të Komisionit Evropian – institucionit ekzekutiv të BE-së.
Gjasat që liderët të dakordohen për kandidaturën e saj janë të mëdha, duke marrë parasysh që ajo është prej Partisë Popullore Evropiane. Pasi liderët e BE-së të votojnë për kandidatin për udhëheqje të BE-së, propozimi më vonë i shkon Parlamentit Evropian, i duhet më pas miraton apo refuzon këtë propozim.
Nëse konfirmohet kandidatura e Ursula von der Leyenit, atëherë kandidatët për udhëheqje të Këshillit Evropian dhe për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, duhet të jenë prej radhëve të Social-Demokratëve dhe liberalëve evropianë.
Roli i presidentit të Këshillit Evropian është të kryesojë takimet në nivel të liderëve të BE-së dhe të përmirësojë punën e Këshillit Evropian. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka rol të dyfishtë.
Zyrtari që mban këtë pozitë është njëri prej nënkryetarëve të Komisionit Evropian dhe ka rolin e kreut të diplomacisë evropiane. Ka spekulime të ndryshme për politikanët që do të zëvendësonin Michel-in dhe Borrell-in në këto pozita.
Emrat që kanë shanset më të mëdha për këto poste, sipas informacioneve jozyrtare, është ai i ish-kryeministrit të Portugalisë Antonio Costa, për pozitën e presidentit të Këshillit Evropian dhe ai i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas për pozitën e kryediplomatit të BE-së. Megjithatë, nuk dihet nëse liderët e BE-së do të dakordohen për këta emra.
Ideale, por jo e domosdoshme, është që samiti i 17 qershorit të përfundojë me një marrëveshje. Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, mundësia e radhës për të diskutuar këtë çështje është samiti i rregullt që do të mbahet më 27 dhe 28 qershor.
Marre nga REL
Mars SHBA- Janë zbuluar për herë të parë njolla ngricash në majë të vullkaneve të gjetura pranë ekua...
pamje nga ngjarja AUSTRALI- Kryeministri i Kinës Li Qiang i ka ofruar Australisë dy panda të reja gjatë vizitës së tij n...
Evan Gershkovich RUSI- Gjyqi ndaj gazetarit të burgosur amerikan, Evan Gershkovich, do të nisë më 26 qershor dhe do të mbahet me d...
Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, u është përgjigjur kritikave ...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu po procedon për shpërbërjen e kabinetit të luftës...
Foto ilustruese ANGLI- Secilën herë e më shumë, njerëzit po u shmangen lajmeve, duke i konsideruar depresive dhe të mërz...
Foto ilustruese ZVICËR- Në dokumentin përfundimtar të samitit të paqes për Ukrainën në Zvicër mbi 90 vendet pj...
Foto ilustruese KOSOVË- Masat sanksionuese të vendosura nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë në fuqi, ndërsa nga...
Foto ilustruese AMERIKË- Ndikimi gjithnjë e më i madh i Kinës në Amerikën Latine po nxjerr tani anët e errëta. Peki...
Foto ilustruese KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Gjakovë-Klinë....