BOTA

Analiza: Ukraina dhe Moldavia gjithnjë e më afër BE-së

M.B. Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 11:13
Analiza: Ukraina dhe Moldavia gjithnjë e më afër BE-së
Foto ilustruese

BRUKSEL- Ukraina dhe Moldavia pritet t’i hapin formalisht bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE) në javën e fundit të qershorit. Disa diplomatë, të cilët folën në kushte anonime për Radion Evropa e Lirë (REL), besojnë se një “konferencë ndërqeveritare ceremoniale” (IGC) do të mbahet në Bruksel me këto dy vende, tamam para se Hungaria ta marrë kryesimin gjashtëmujor të Këshillit të BE-së më 1 korrik. Ata thanë, gjithashtu, se presin që kornizat e bisedimeve me të dyja vendet të miratohen njëkohësisht nga shtetet anëtare të BE-së.

Do t’ju falej nëse mendoni se bisedimet me Ukrainën dhe Moldavinë kanë nisur tashmë, duke e kujtuar dritën jeshile që e dhanë liderët e BE-së në dhjetor 2023 për nisjen e bisedimeve. Ajo, megjithatë, ishte vetëm gjëja e parë që e nisi një proces të gjatë dhe të mundimshëm të pranimit të anëtarëve të rinj në bllok, i cili kërkon njëzëshmërinë e 27 shteteve anëtare në shumë faza. Dhe, ky është një proces i cili i huton edhe politikanët, edhe mediat. Merreni shembull vetëm pyetjen se çfarë përbën fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE me një vend kandidat. Është e koklavitur, sepse përgjigja mund të dallojë varësisht se kë e pyesni. Në fakt, ka tre përgjigje që dalin nga kjo pyetje.

Disa thonë se bisedimet për anëtarësim fillojnë kur liderët e BE-së thonë se po e japin dritën jeshile; me fjalë të tjera, ajo që ndodhi me Ukrainën dhe Moldavinë në fund të vitit të kaluar. Të tjerët në Bruksel do të argumentonin se ato fillojnë kur të mbahet takimi i parë i IGC-së, dhe këtë e presin Kievi dhe Kishinjevi në fund të muajit të ardhshëm.

Por, ka edhe zyrtarë në kryeqytetin e BE-së, të cilët pretendojnë se bisedimet fillojnë vetëm kur të hapen zyrtarisht kapitujt e parë të anëtarësimit prej 33 sosh (të cilët mbulojnë rregulloret e BE-së në çdo gjë, nga bujqësia deri te politika e jashtme, të cilat kandidatët duhet t’i zbatojnë). Dhe, kjo nuk pritet të ndodhë në qershor as për Ukrainën, e as për Moldavinë, sepse IGC-ja pritet të jetë ceremoniale dhe jo si ajo të cilës në Bruksel i referohen si “IGC-të politike”, gjatë të cilave kapitujt hapen, ose mbyllen.

Më së afërmi, kjo mund të ndodhë dikur më 2025. Dhe, si gjithmonë, të gjitha vendet anëtare duhet të pajtohen patjetër për një vendim të tillë, i cili nuk është gjithmonë lehtë i arritshëm. Për ta sqaruar këtë, mund t’i marrin si shembull Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në mars 2020, liderët e BE-së vendosën t’i hapin bisedimet me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në korrik 2022, ato mbajtën IGC-të e tyre përkatëse. Por, ato nuk i kanë hapur e as mbyllur ndonjë prej kapitujve të tyre.

Arsyet kryesore për këtë janë çështjet dypalëshe me vendet anëtare të BE-së. Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë Kushtetutën e vet për ta futur në të pakicën bullgare si popull shtetformues. Rruga e Shqipërisë mbetet e bllokuar nga Greqia për shkak të një mosmarrëveshjeje për burgosjen e një kryetari të etnisë greke në qytetin jugor, Himarë. Prandaj, Ukraina dhe Moldavia, në thelb, do të zhvendosen në “kategorinë” e njëjtë, sikurse Tirana dhe Shkupi, në fund të qershorit: liderët e BE-së e kanë dhënë pëlqimin për fillimin e bisedimeve dhe IGC-ja ceremoniale do të jetë mbajtur, por çështjet kyçe dhe themelore të bisedimeve në fusha të ndryshme politike, nuk janë diskutuar ende.

Atëherë, përse BE-ja i mban këto “IGC-ja ceremoniale”? Në njëfarë mënyre, për t’u dhënë kurajë vendeve që shpresojnë në anëtarësim në BE. Për shembull, Mali i Zi e mbajti një të tillë në janar. Kjo ndodhi pavarësisht se i kishte hapur dhe mbyllur kapitujt në të kaluarën dhe se ai është vendi më i avancuar nga të gjitha vendet kandidate në këtë drejtim. Në thelb, Brukseli donte t’ia jepte Podgoricës një sinjal se është duke ecur ngadalë në rrugën e duhur përsëri, pas disa viteve politikisht të trazuara.

Por, arsyeja e vërtetë është edhe shmangia e vetove, gjithashtu. Hungaria e ka bërë të qartë se e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE tani për tani. Raportohet se Budapesti do të pranojë ta heqë veton për Ukrainën në qershor (dhe për Moldavinë gjithashtu, e cila është e binjakëzuar me Kievin), sepse e di shumë mirë se kjo nuk nënkupton se kapitujt e bisedimeve do të hapen. Kjo nënkupton, po ashtu, se Hungaria nuk ka përse ta “shpërblejë” Ukrainën gjatë kryesimit të presidencës në pjesën e dytë të këtij viti. REL-i ka kuptuar nga burime të veta në Bruksel se Ukraina është këshilluar të mos bëjë shumë bujë për mbajtjen e mundshme të IGC-së në qershor – kryesisht për të mos e provokuar panevojshëm Hungarinë.

Budapesti i ka shprehur shqetësimin e vet në raste të shumta për të drejtat e pakicës hungareze në Ukrainë. Kjo është ende çështje e pazgjidhur. Komisioni Evropian gjeti se Kievi ende nuk i ka bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme legjislative në ligjin për të drejtat e pakicave kombëtare. Disa shtete anëtare të BE-së, megjithatë, besojnë se Ukraina i ka kryer detyrat dhe se vlerësimi i Komisionit Evropian është i ndikuar nga komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi, një hungarez që ka marrëdhënie të mira me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Mospërputhja e madhe në këtë interpretim ka bërë që të mos ketë vlerësim tjetër nga Komisioni Evropian në lidhje me përparimin (apo mungesën e përparimit) për Ukrainën në qershor, sepse kështu Hungaria do të kishte një tjetër mundësi për ta bllokuar atë. Por, kjo nënkupton se Budapesti mund, natyrisht, dhe mbase do ta përdorë veton më vonë, nëse nuk është i kënaqur me reformat e Kievit. Në qershor, Hungaria me gjasë do ta përdorë kërcënimin me veto për të “siguruar” përparim për disa prej miqve që i ka në mesin e vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor: Malin e Zi, dhe mbase edhe për Serbinë. E para pritet t’i mbyllë disa kapituj për anëtarësim në qershor, ndërsa mund të ndodhë që Beogradi do t’i hapë disa.

Serbia është mbajtur mirë në rrugën e saj drejt BE-së në vitet e fundit, pasi disa shtete anëtare të BE-së e kanë vënë në pikëpyetje refuzimin e saj për t’iu bashkuar BE-së për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë prej se ajo e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Mund të ndodhë që Estonia, Letonia dhe Lituania të detyrohen ta heqin veton për Serbinë, në mënyrë që ta sigurojnë mbajtjen e IGC-së për Ukrainën. Me fjalë të tjera, mund të ketë shumë pazarllëqe në Bruksel për vendimet e zgjerimit./ REL

ukraina moldavia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan