I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SLLOVAKI- Me nxjerrjen e një ligji të ri për mediat, Sllovakia i jep fund lirisë së mediave. Qeveria shpërbën radion publike duke krijuar një radio shtetërore. Më 20 qershor 2024 u dëgjuan këmbanat për vdekjen e radios shtetërore publike në Sllovaki. Këshilli Kombëtar i vendit 5,5 milionë banorësh aprovoi në një proces të përshpejtuar një ligj për mediat, i cili kritikohet shumë. Ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik. 78 nga gjithsej 150 deputetë, të gjithë përfaqësues të koalicionit populist- nacionalist në pushtet të përbërë nga tri parti, ngritën dorën pro ligjit të ri të mediave. Opozita e bojkotoi votimin.
Shpërbërjen e radios publike RTVS dhe fillimin e një radioje të re shtetërore STVR e kërkon presidenti i shtetit, Peter Pellegrini, një besnik i kryeministrit, Robert Fico. Me nënshkrimin që ai i bëri ligjit, RTVS do të kthehet në STVR, Televizion dhe Radio Sllovake.
Por ligji i ri nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e emrit të stacionit. „Ne shqetësohemi, se ligji i ri ka një synim: kontrollin e transmetimeve,“ thotë për agjencinë e lajmeve KNA, gazetarja e RTSV, Sona Weissova. Presioni i qeverisë Fico nuk kufizohet vetëm tek mediat publike, por prek edhe transmetuesit dhe gazetat private si dhe institucionet e tjera kulturore.
"Sot Parlamenti i dha goditjen e fundit mediave të lira publike,“ kritikon Michael Simecka, kryetar i partisë më të madhe opozitare, Partisë Progresive të Sllovakisë. "Që nga 1 korriku ato do të zëvendësohen nga STVR servile dhe e përulur." Edhe Shoqata e gazetarëve gjermanë (DJV) shprehu shqetësimin e saj. Shpërbërja e transmetuesve publikë është „shkelje e rëndë e vlerave themelore të Bashkimit Europian“, tha kryetari i DJV, Mika Beuster. Ai i kërkoi Komisionit të BE të fillojë një proces të shtetit ligjor kundër Sllovakisë si vend anëtar.
Antisllovake apo thjesht objektive?
Mediat, që kritikojnë politikën e Ficos kanë qenë prej kohësh halë në sy për kryeministrin. Ai dhe partia që mban vetëm emrin socialdemokrate, partia Smer-SD ndjekin një kurs nacionalist. Në qeverinë e përbërë nga tri parti, bën pjesë edhe partia ultra e djathtë sllovake, SNS. Fico dhe anëtarë të tjerë të qeverisë i shërbejnë pa pushim një retorike agresive duke thënë, se RTVS është „antisllovake“ dhe ushtron aktivitete „ilegale“, pa shpjeguar qartë çfarë kanë parasysh me këto aktivitete ilegale.
Por radio publike në Sllovaki ka pasur deri tani mbështetje të madhe të popullit. Kjo u konfirmua edhe pak javë më parë nga një sondazh përfaqësues, zhvilluar nga instituti i demoskopisë, Median SK.
Gati 30 përqind e 2000 sllovakeve dhe sllovakëve të moshës nga 14 deri 79 vjeç, që u pyetën thanë se RTVS është media më objektive në Sllovaki. 17,6 përqind thanë se stacioni privat i lajmeve TA3 është më objektivi dhe 16,6 përqind se televizioni privat Markiza, i prekur po ashtu nga masat e marra nga censura është më objektivi.
Një ligj që kërkon të largojë drejtorin e radios
Ligji i ri i mediave, që pritet të hyjë në fuqi, është po ashtu leva për të shpëtuar nga drejtori i radios, Lubos Machaj. Drejtori i Përgjithshëm i RTVS, e ka marrë postin në 2022 dhe është zgjedhur për pesë vjet. Tani ai pritet të zëvendësohet nga dikush tjetër, për të cilin do të merret vendimi nga një organ i përbërë nga nëntë vetë.
Në të janë të përfaqësuar nga katër anëtarë të qeverisë dhe pesë të parlamentit, në të cilin koalicioni i Ficos ka shumicën, me diferencë jo të madhe mandatesh. Kur të marrë postin, drejtori i ri do të hedhë vallen sipas muzikës së qeverisë. Pa shpërbërë RTVS kjo gjë nuk do të ishte e mundur. Machaj thotë se deri tani nuk i kanë dhënë ndonjë dëshmi, për të vërtetuar akuzat që i bëjnë se nuk raporton në mënyrë objektive. Ka kohë që „nomeklatura aktuale e qeverisë ka filluar të preferojë media të tjera.“ Kështu për shembull ministrive iu është kërkuar të bojkotojnë RTVS.
Më kot kanë protestuar muajt e fundit punonjësit e RTVS dhe publiku kundër shpërbërjes së radios. Në pranverë mijëra sllovakë dolën në rrugë në shumë qytete të vendit dhe treguan solidaritet me radion e tyre publike. Shoqatat e gazetarëve, të vendit dhe të huaja organizuan aksione të mëdha kundër ligjit të ri, duke përfshirë edhe EBU-në, Unionin Europian të Radio-Televizioneve. "Po ecim mbrapa ", thotë Katharina Weiss nga organizata Reporterët pa Kufij. "Armiqve të lirisë së shtypit në Sllovaki po u dëgjohet zëri gjithnjë e më shumë.“
Kështu deputeti nacionalist Roman Michelko (SNS), kryetar i Komisionit parlamentar për kulturën dhe mediat, kërcënoi gazetaret dhe gazetarët me ndalimin e mikrofonëve dhe kamerave në emisionet televizive me biseda politike, Talkshows. Drejtuesit e rinj të STVR do të vendosin kush do të lejohet në të ardhmen të drejtojë emisionet.
Por armiku më i madh i lirisë së shtypit është Robert Fico vetë. Ai i hedh benzinë zjarrit kur akuzon mediat, se janë përgjegjëse për vënien e jetës së tij në rrezik. Më 16 maj 2024 ai mezi i shpëtoi një plumbi të një atentatori.Reporteri i RTVS-së, Vladimir Amirch i hedh poshtë këto akuza. Ai është krejt i papërgjegjshëm kur bën përgjegëse mediat për këtë atentat, thotë ai. “Asnjë stacion lajmesh, të paktën kur kemi të bëjmë me mediat tradicionale, nuk ka bërë thirrje për dhunë politike.”
Sllovakia, një vend shumë i përçarë
Sllovakia, anëtare e BE dhe NATO-s që prej 20 vjetësh, është vendi më i ri problematik i Europës, jo vetëm për politikën e mediave. Në fillim të vitit, qeveria shpërbëu Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit. Tani e ka nisur me mediat. Është e trishtueshme, që 35 vjet pas rënies së kufirit midis Lindjes dhe Perëndimit të Europës, „politikanë dhe oligarkë e kanë zënë për fyti këtë shtet dhe marrin vendime për të ardhmen e Sllovakisë,“ thotë Lubos Machaj, drejtori i Radios Publike të Sllovakisë, radio që pritet të dërgohet në varreza./ DW
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tri kushtet që ai vendosi në takimin e fundit të dialogut në Brukse...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ditën e stome ka folur lidhur me rrëzim...
BRITANI- Ky është momenti kur marina britanike përmes një shpërthimi të kontrolluar shkatërron një bombë nga Luft...
Kontrolle KOSOVË- Në Gazimestan, një monument historik rreth 10 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë m...
Tërmet PERU- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 goditi sot qytetin bregdetar të Arequipa, qyteti i dyti më i...
Foto ilustruese RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i urdhëroi zyrtarët e vet ta përgatisin një “përgjigje” ndaj...
Debati Diamond Tema dhe Asrin Tok TURQI- Një video për sheriatin ka ndezur diskutimet në Turqi. YouTuber-i Diamond Tema është tani...
Donald Tusk POLONIA- Kryeministri polak, Donald Tusk, tha të premten se është pothuajse e sigurt se Polonia do të nënshkruajë...
Bakiç dhe Vuçiç SERBI- Profesori i sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd, Jovo Bakiç së fund...
Foto ilustruese SERBI- Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), Aleksandar Radovanoviç ka...