Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KOSOVË- Në Gazimestan, një monument historik rreth 10 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë mbledhur disa qindra serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit për të shënuar festën e Vidovdanit më 28 qershor. Kisha Ortodokse Serbe e ka shënuar këtë festë edhe në Gazimestan, me përkujtimore, si përkujtimin e vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389. Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e kësaj feste, ndërsa të pranishëm janë edhe pjesëtarë të KFOR-it italian.
Përkujtimi i Vidovdanit deri më tani po shkon pa incidente, por numri i vizitorëve është dukshëm më i ulët se në vitet e kaluara. Policia e Kosovës këtë vit nuk lejon sjelljen e flamujve apo të ndonjë simboli tjetër, përveç atyre kishtare.
Në vitet e kaluara ka pasur edhe arrestime për “nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare”. Peshkopi i Rashkës-Prizrenit, Teodosije, ka thënë më herët se autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, të vijë në Kosovë në Vidovdan.
Vizita iu ndalua edhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për shkak të “deklaratave provokuese dhe propagandistike kundër Kosovës”. Vitin e kaluar, Vidovdani nuk u festua në Gazimestani – vendin ku festohet tradicionalisht – për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës.
Në vend të kësaj, më 27 qershor 2023, pjesëtarët e komunitetit serb shpallën "Deklaratën e Vidovdanit" në Graçanicë dhe në Mitrovicën e Veriut, e cila u mbështet nga Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit. Përmes deklaratës ata paralajmëruan përgjigje nëse vazhdojnë arrestimet e serbëve në Kosovë, të cilët ishin përfshirë në përleshje me pjesëtarë të KFOR-it, apo Policisë.
“Deklarata e Vidovdanit” u miratua si rezultat i tensioneve të shtuara, pasi Lista Serbe fillimisht u largua nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022 dhe më pas bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve të reja sipas ligjeve të Kosovës.
Kështu, në maj të vitit 2023, në katër komuna në veri të Kosovës – Mitrovica Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – erdhën në pushtet kryetarët shqiptarë, gjë që popullata shumicë serbe nuk e pranon.
Në fund të majit të vitit të kaluar pati përleshje mes serbëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it, misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë. Si pasojë, pati mbi njëqind të plagosur nga të dyja palët. Tensionet kulmuan më 24 shtator në Banjskë në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau një oficer.
Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili, më 28 qershor 1989, nuk i përjashtoi “betejat e armatosura”. Ai fjalim i Millosheviqit u pa nga shumë njerëz si paralajmërim i luftërave që pasuan në vitet ‘90 në ish-Jugosllavi. Në të njëjtën ditë në vitin 2001, Millosheviq u ekstradua në Tribunalin e Hagës, i cili e akuzoi atë për krime lufte. Ai vdiq në paraburgim në vitin 2006, para gjykimit përfundimtar./ REL
Tërmet PERU- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 goditi sot qytetin bregdetar të Arequipa, qyteti i dyti më i...
Foto ilustruese RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i urdhëroi zyrtarët e vet ta përgatisin një “përgjigje” ndaj...
Debati Diamond Tema dhe Asrin Tok TURQI- Një video për sheriatin ka ndezur diskutimet në Turqi. YouTuber-i Diamond Tema është tani...
Donald Tusk POLONIA- Kryeministri polak, Donald Tusk, tha të premten se është pothuajse e sigurt se Polonia do të nënshkruajë...
Bakiç dhe Vuçiç SERBI- Profesori i sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd, Jovo Bakiç së fund...
Foto ilustruese SERBI- Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), Aleksandar Radovanoviç ka...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit &...
Foto ilustruese IRAN- Qytetarët iranianë kanë filluar votimin të premten herët në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, n&eu...
Lule dhe qirinj të vendosur pranë fotografisë së politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviç KOSOVA- Gjykata Theme...
Donald Trump dhe Joe Biden SHBA- Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kritikuan ashpër njëri-tjetrin mbi &ccedi...