BOTA

Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e "Luftës së Ftohtë" mes Rusisë dhe Ukrainës

r.ll Përditësimi i fundit 2 Qershor 2024, 18:54
Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e "Luftës së
foto ilustruese

NORVEGJI- Rajoni Svalbard i Norvegjisë është një zonë e lirë pa viza për këdo që dëshiron të jetojë aty. Por tensionet e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës po e bëjnë rajonin të vështirë për të jetuar për shumë njerëz, dhe disa po largohen. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, njofton nga qyteti Barentsburg se ukrainasit janë detyruar të largohen nga ky rajon pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë pasi e kanë gjetur vetën në konflikt me komunitetin rus.

Barentsburg-u është një qytet minatorësh të industrisë së qymyrit. Flamujt rusë dhe veprat e epokës sovjetike, si busti i Leninit, janë diçka e zakonshme në këtë zonë të Arktikut. Por qyteti Barentsburg ndodhet në Norvegji.

Barentsburg-u ndodhet në arkipelagun norvegjez të Svalbard-it, më shumë se 600 kilometra në veri të Norvegjisë kontinentale. Për shkak të statusit ligjor të pazakontë të pellgut ishullor, njerëz nga çdo vend i botës mund të vendosen aty. Pjesa më e madhe e rreth 400 banorëve të këtij qyteti janë rusë dhe ukrainas. Por kjo ndryshoi në vitin 2022, kur shumica e ukrainasve u larguan.

Ukrainasja Katerina Shabratska u largua nga Barentsburgu përpara agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022. Tani ajo jeton në Longyearbyen, vendbanimi kryesor norvegjez në Svalbard. Shumë ukrainas u shpërngulën nga Barentsburgu në Longyearbyen pas fillimit të luftës në shkallë të gjerë.

“Viti 2022 ndryshoi gjithçka. Ukrainasit nuk donin të jetonin më atje, sepse kishte shumë probleme në vitin 2022. Rivaliteti ishte i ndjeshëm dhe nuk doja të flisja më me rusët”, thotë ukrainasja Katerina Shabratska.

Ajo thotë se tensionet në Barentsburg filluan përpara vitit 2022. Disa rusë dhe ukrainas ishin vendosur atje një vit më parë.

“Ata u shpërngulën në vitin 2021 sepse nuk ishte një situatë aq e mirë për shkak të Navalny-t”, thotë Katerina.

Politikani i opozitës ruse dhe aktivisti kundër korrupsionit, Alexey Navalny, u arrestua menjëherë u pasi u kthye në Moskë nga mërgimi në vitin 2021. Ai vdiq në shkurt në një burg të largët në Arktik.

Vendasit thonë se shumë njerëz në Barentsburg ishin mbështetës të zëshëm të opozitarit Navalny, ndërsa të tjerët ishin mbështetës të Putinit, çka shkaktoi rritjen e tensioneve. Pjesëtarët e komunitetit rus në Longyearbyen i thanë Zërit të Amerikës se kanë frikë të flasin për situatën, pasi ende kanë familje në Rusi. Konsulli special rus në Barentsburg refuzoi një kërkesë të Zërit të Amerikës për intervistë.

Norvegjezët thonë se marrëdhëniet midis vendbanimeve norvegjeze dhe ruse në ishull kane qenë historikisht të mira, madje edhe gjatë Luftës së Ftohtë. Por kjo ndryshoi në vitin 2022, kur u ndërprenë ngjarjet e përbashkëta kulturore dhe lidhjet e biznesit midis qyteteve Barentsburg dhe Longyearbyen. Zëri i Amerikës bisedoi me banorin e qytetit Longyearbyen, Ronny Brunvoll.

“Lufta e Ftohtë nuk ishte një betejë në shkallë të gjerë, me vrasje dhe shkatërrime. Ajo që shohim tani në Evropë nuk ka ndodhur gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo luftë në shkallë të gjerë po shkakton viktima dhe po ndikon vërtet tek njerëzit këtu”.

Katerina Shabratska thotë se ajo dhe pjesa tjetër e komunitetit të rreth 40 ukrainasve në qytetin Longyearbyen bëjnë ç 'është e mundur për të mbledhur para për të ndihmuar Ukrainën.

“Kemi organizuar dreka, darka, dhe një koncert të madh këtu. Dhe po punojmë së bashku”, thotë Katerina.

Traktati i Svalbardit, gati një shekull më parë, vendosi sovranitetin e Norvegjisë mbi këta ishuj në Arktik, duke mundësuar jetesën atje për të gjithë ata që duan, pa patur nevojë të pajisen me viza dhe duke ndaluar aktivitetin ushtarak.

Nuk ka patur armiqësi të hapura midis rusëve dhe ukrainasve në atë rajon. Por agresioni rus në Ukrainë ka shkaktuar tensione që i ngjasojnë në një farë mënyre Luftës së Ftohtë dhe një perde e re e hekurt është shfaqur midis dy komuniteteve që banojnë në Svalbard./VOA

arktiku i norvegjise lufta ukraine-rusi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan