Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Shtetet e Bashkuara po punojnë për të “shënuar përparim” për arritjen e një armëpushimi në Gazë, pasi Hamasi iu përgjigj një propozimi që parashikon disa faza, duke kërkuar ndryshime. Jake Sullivan, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë u tha gazetarëve të enjten se disa ndryshime që ka kërkuar Hamasi janë “të thjeshta dhe të vogla” dhe se mbi to mund të punohet, ndrësa disa të tjera nuk janë “në përputhje” me parashikimet për të cilat dha hollësi Presidenti Joe Biden apo ato që janë të miratuara nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sullivan tregoi kujdes të theksonte se për shkak të natyrës së negociatave, të cilat përfshijnë bisedime jo të drejtpërdrejta me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, kërkohet kohë për të shënuar përparim.
"Ne do të punojmë me Katarin dhe Egjiptin, Katari dhe Egjipti do të punojnë me Hamasin. Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Izraelin. Synimi është të përpiqemi të arrijmë një përfundim sa më shpejt të jetë e mundur,” u tha ai gazetarëve.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se propozimi i armëpushimit është një propozim izraelit dhe zoti Sullivan tha të enjten se "pas planit” qëndrojnë izraelitët.
Ai hodhi poshtë zërat se Izraeli nuk është i angazhuar plotësisht ndaj propozimit për armëpushim. Presidenti Joe Biden e bëri publik planin në fund të majit në Shtëpinë e Bardhë.
“Izraeli vetë e ka paraqitur këtë propozim. Ai ka kohë që është mbi tryezë. Izraeli as nuk e ka kundërshtuar dhe as nuk është tërhequr prej tij”, tha zoti Sullivan në Itali, ku Presidenti Biden po merr pjesë në takimin vjetor të udhëheqësve të Grupit të Shtatëshes.
"Deri më sot ata qëndrojnë pas propozimit. Nuk mendoj se qëndrimi izraelit është kontradiktor," shtoi zoti Sullivan.
Të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se negociatorët po përpiqen të arrijnë marrëveshjen për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve në Gaza. Hamasi ka kërkuar disa ndryshime në propozimin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, disa prej të cilave zoti Blinken tha se mund të merreshin në konsideratë, por shtoi se disa të tjera ishin të parealizueshme. Hamasi thotë se “ndryshimet” e tij synojnë garantimin e një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqje të plotë të trupave izraelite nga Gaza.
Propozimi për armëpushim i parashikon këto objektiva, por Hamasi ka shprehur dyshimin se Izraeli mund të mos t'i zbatojë ato. Ushtria izraelite tha të enjten se kreu sulme ajrore kundër 45 objektivave në të gjithë Gazën.
Izraeli njoftoi gjithashtu operacione tokësore dhe sulme ajrore në Rafah, në jug të Gazës si dhe operacione në Gazën qëndrore. Lufta që Izraeli filloi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 37,100 vetëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në shifrat e të vrarëve. Palestinezët po përballen me uri të përhapur, pasi lufta ka ndërprerë në masë të madhe furnizimin me ushqime. Hamasi vrau rreth 1200 vetë kryesisht civilë në sulmin ndaj Izraelit dhe mori peng rreth 250 të tjerë./ VOA
Foto ilustruese AFGANISTAN- Amina ka qenë në klasën e shtatë kur talibanët e kanë marrë pushtetin në Afganistan, m&...
Foto ilustruese GREQI- Një incidentet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greq...
RUSI- Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë konfirmoi më 13 qershor një akuzë përfundimtare për spiuna...
WASHINGTON – Grupet, që nxisin urrejtjen ndaj myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ndikimi i të cilave ishte zbehur, kanë fillua...
LIBAN- Ushtria izraelite raportohej se përdorte armë mesjetare për të ndezur zjarr në pyjet në jug të Libanit, duke thë...
BRUKSEL- Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë mallrash në aeroportin e Brukselit (BRU), në komunën Machelen sot. Si...
KUBË- Një nëndetëse e marinës amerikane ka mbërritur në Gjirin e Guantanamos në Kubë, në një shfaqje fo...
Josep Borrell RUSI- Ministrat e Jashtëm nga tetë vende të Bashkimit Evropian i kanë dërguar një letër shefit të pol...
TALIBAN- Kanë kaluar një mijë ditë që kur vajzat në Afganistan u ndaluan të ndiqnin arsimin e mesëm, sipas agjencis&eu...
pamje nga operacioni SPANJË- Dyzet persona janë arrestuar dhe tetë ton kokainë janë sekuestruar si rezultat i një operacioni ...