Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
KOSOVË- Një gjykatë në Shkup e ka hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, njoftoi të premten Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD).
“Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha MPJD-ja në një njoftim në Facebook.
Ramadani u arrestua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.
Sipas MPJD-së, autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999. Së fundi, autoritetet në Serbi kanë arrestuar edhe katër shtetas të Kosovës, të cilët Beogradi i ka akuzuar për krime lufte.
Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si arbitrare dhe të padrejta arrestimin në Serbi të qytetarëve kosovarë për këto akuza dhe kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre. Në fillim të korrikut, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një letre dërguar homologes serbe, kërkoi transferimin e shtetasve të Kosovës, që po mbahen në Serbi.
Megjithatë, Haxhiu deklaroi se vështirë se Serbia do t’i përgjigjet kërkesës së autoriteteve kosovare për ekstradimin e shtetasve të Kosovës, për shkak të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm juridik. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shteti i tij ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht mbi trajtimin e veprave që kryhen brenda territorit të saj.
Serbia, në strategjinë e vet kombëtare 2021-2026 për ndjekje të krimeve të luftës, pretendon se ka juridiksion për të vënë drejtësi për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në vitet ’90. Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur pothuajse fare./ REL
Trump SHBA- Republikanët në Kongres mbështesin shumë çështje të ngjashme me ato të kandidatit të tyre pë...
SHBA- Sipas një sondazhi të ri, zv.presidentja Kamala Harris kryeson ngushtë sondazhet ndaj republikanit Donald Trump në të 7 shtetet...
RUSI- Forcat e armatosura ukrainase tronditën Vladimir Putin me një sulm të befasishëm. Gjenerali më i rëndësishëm i P...
SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump ka konfirmuar se do të përballet me rivalen demokrate Kamala Harris në një deba...
Ura e Ibrit KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë s...
Sulmi RUSIA- Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në një supermark...
JOPONI- Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Tokion dhe zonat përreth, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA), një ditë pasi q...
KOSOVË- Në Parkun Kombëtar të Sharrit janë lokalizuar vatrat e zjarrit. Drejtori i këtij parku, Bashkim Kafexholli, tha të ...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe Kamala Harris do të debatojnë më 10 shtator në televizionin ABC, në përballjen e tyre...
KRUSK- Rusia po zhvendos përforcime në rajonin e Kurskut. Agjencitë e lajmeve Ria-Novosti dhe Tass raportojnë se sisteme të shum...