Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

EUROPA- Liderët e Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj një sërë importesh nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë çelikun, rrobat dhe ushqimet, por jo edh ndaj uiskit burboni, apo pijeve të tjera alkoolike. Ky veprim vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa ndaj importeve nga BE-ja. Liderët e bllokut do të mblidhen në Bruksel më 9 prill, ku do të votojnë për një paketë tarifash të përshkruar në një dokument që e ka parë Radio Evropa e Lirë, e cila parasheh vendosjen e tarifave në disa faza.
Kjo do t’i japë kohë zhvillimit të negociatave. Zyrtarët e BE-së kanë deklaruar se opsioni i tyre i preferuar është një marrëveshje tregtare me Uashingtonin që heq barrierat tregtare, e jo që i shton ato. Propozimet e BE-së përfshijnë katër faza tarifash. Faza e parë, që hyn në fuqi më 15 prill, përfshin një tarifë shtesë prej 25 për qind ndaj perimeve, drithërave, duhanit, disa automjeteve dhe elektronikës. Po ashtu, mund të ketë një tarifë prej 10 për qind ndaj lodrave dhe lojërave.
Faza e dytë është paraparë për 16 maj. Ajo përfshin tarifa ndaj më shumë llojeve të automjeteve, hekurit dhe çelikut të përdorur në ndërtimtari, kafshëve të gjalla dhe mishit, pijeve joalkoolike dhe veprave të artit. Së fundi, është paraparë vendosja e tarifave ndaj arrave dhe sojës që nga dhjetori.
“Masa kanë të bëjnë me importet e produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, nga të cilat Bashkimi nuk varet në mënyrë thelbësore për furnizim”, thuhet në dokument.
Dokumenti shton se kjo duhet të “shmangë sa më shumë që të jetë e mundur ndikimin negativ tek aktorët e ndryshëm të tregut të BE-së, përfshirë konsumatorët”.
Planet shmangin disa çështje të ndjeshme. Liderët e BE-së kanë shprehur qëndrime të ndryshme kohët e fundit për çështjen nëse, për shembull, të përjashtohet burboni dhe vera. Franca dhe Italia, të cilat janë të interesuara të shmangin kundërmasa nga SHBA-ja për eksportet e tyre të verës, duket se e kanë fituar këtë betejë.
Trump kishte kërcënuar me një tarifë prej 200 për qind ndaj pijeve alkoolike evropiane nëse burboni do të prekej nga tarifat. Po ashtu, nga planet e Brukselit janë përjashtuar artikujt nga të cilët BE-ja varet, si avionët dhe pjesët e tyre, gjysmëpërçuesit dhe karburantet. Vendimi për të mos vendosur tarifa ndaj produkteve farmaceutike përputhet me qasjen e SHBA-së. Megjithatë, Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa të ndara për këtë sektor.
Uashingtoni tashmë ka vendosur një sërë tarifash ndaj importeve nga BE-ja. Fillimisht, u shpall një tarifë prej 25 për qind ndaj çelikut, aluminit dhe makinave. Nga 9 prilli, do të ketë gjithashtu tarifa prej 20 për qind ndaj pothuajse çdo gjëje tjetër.
Dokumenti i BE-së thekson se tarifat e SHBA-së “mund të kenë një ndikim ekonomik negativ të konsiderueshëm në industrinë përkatëse të Bashkimit”./ REL
SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt njoftoi se Presidenti Donald Trump do të vendosë një ...
SHBA- Peter Navarro, këshilltari kryesor i presidentit Donald Trump për tregtinë dhe prodhimin, ka kundërshtuar ashpër thir...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur se Ukraina ka informacione se ka shumë qytetarë kinez&eum...
KINA- Lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë nuk tregon shenja të ngadalësimit, Pekini është zotua...
REPUBLIKA DOMENIKANE- Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një çati u shemb në një klub nate në Republikën Dom...
KOSOVË- Autoritetet e Serbisë reaguan të zemëruara pas arrestimit të dy grupeve të serbëve në Kosovë gjatë f...
SHBA- Numri i ekzekutimeve të regjistruara në mbarë botën ka arritur nivelin më të lartë në pothuajse nj&eum...
FILIPINE- Një alarm është ngritur në Filipine pas shpërthimit të vullkanit Kanlaon në orët e para ...
ANGLI- Muaji i kaluar ishte marsi më i nxehtë i regjistruar në Evropë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të cila...
SANTO DOMINGO- Një ngjarje e rëndë me disa viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesin të s&e...