Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur vendimin e Prokurorisë së Kosovës për të ngritur aktakuzë kundër disa dhjetëra të dyshuarve për organizim dhe kryerje të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit vitin e kaluar, tha të enjten zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave - në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiç - për sulmin e armatosur në Banjskë.
Stano tha se përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic kosovar, do të përballen me pasoja pasi gjyqësori në Kosovë ta shpallë aktvendimin ndaj tyre.
“BE-ja ka bërë thirrje vazhdimisht Serbisë që të gjithë të përfshirët në këtë sulm brutal të nxirren para drejtësisë. Ngritja e aktakuzës do të thotë se procedurat gjyqësore tash do të nisin dhe ne presim të shohim përfundimin e këtij procesi“, tha Stano.
I pyetur se a ka qenë Banjska temë e takimit që ambasadorit të BE-së në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të enjten, Stano u përgjigj se BE-ja ia ka përcjellë Serbisë vazhdimisht porosinë e njëjtë, se ajo duhet të bashkëpunojë plotësisht në hetime për t'i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për këtë sulm.
“Nuk kemi nevojë për takime të veçanta që të përcjellim qëndrimet e BE-së. Ato dihen dhe janë përsëritur disa herë. Presim që Serbia të bashkëpunojë në hetime për këtë rast dhe, po ashtu, t’i mbajë përgjegjës personat e përfshirë. Këtë ua kemi përcjellë disa herë autoriteteve të Serbisë“, shtoi ai.
Sipas burimeve diplomatike brenda BE-së, ka shtete të cilat kanë kritikuar se Serbia nuk ka bërë asgjë për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë, edhe pse ata ndodhen në territorin e Serbisë.
Ato kanë kërkuar që kjo të merret parasysh edhe në rastin e vendimeve për të avancuar me procesin e negociatave të anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian.
Në Banjskë të Zveçanit - pjesa veriore e Kosovës - një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiç, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten në Prishtinë se aktakuza ka mundur të ngrihej më herët, por “më mirë vonë se kurrë”.
Ai e përsëriti kërkesën e autoriteteve kosovare që Serbia të bashkëpunojë dhe ta dorëzojë tek ato Radoiçiçin, sepse “krimin e ka kryer në Kosovë, e Banjska është në Zveçan të Kosovës”.
Në fund të vitit të kaluar, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për RadoiçiçIn.
Pas njoftimit për ngritjen e kësaj aktakuze, Radio Televizioni i Serbisë citoi kryeprokurorin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, të ketë thënë se "nga pikëpamja e rendit juridik të Republikës së Serbisë, aktakuza e 'institucioneve të përkohshme në Prishtinë' kundër Millan Radoiçiqit dhe të tjerëve nuk ka asnjë rëndësi"./REL
Foto ilustruese KOSOVË- Flutura, Fitorja, Melihatja, Arbeni, Yllka… Problemet e këtyre dhe shumë të mbijetua...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ngritjen e 45 aktakuzave nga Prokuroria Speciale për sulmin t...
cifti ZVICËR- Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Zvicër, ku një ish-finaliste e Miss Zvicrës u mbyt dhe u copëtua në...
Joseph KOSOVË- Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edëard P. Joseph së fundmi është shprehur preside...
Debati SHBA- Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, një rr...
Foto ilustruese SHBA- Një ish punonjës i CIA-s dhe kontraktor për gjuhët me FBI-në, i cili mori para dhe dhurata të kushtuesh...
Foto ilustruese SERBI- Një gjykatë serbe do të nisë procedurat gjyqësore më 12 shtator në rastin e parë të dok...
Foto ilustruese GAZA- Sulmet ajrore izraelite në Gazë goditën një shkollë të OKB-së që strehonte familje të zh...
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mijë viktimat, pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 20...
SHBA- Presidenti Joe Biden veshi për një çast një nga kapelet e kuqe MAGA të ish-Presidentit Donald Trump, në një lë...