Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

GAZA- Lufta në Gaza vazhdon prej 15 muajsh tani po shtohen informacionet se një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi i pengjeve mund të arrihen. Presidenti amerikan Biden tha se një marrëveshje është “në prag të” arritjes.
Negociatat indirekte midis Izraelit dhe organizatës radikale islamike palestineze Hamas për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës duket se kanë bërë përparim të konsiderueshëm.
Agjencia AFP shkruan – duke iu referuar qarqeve të pjesëmarrësve – se është bërë “progres i rëndësishëm” në negociatat drejt një marrëveshjeje. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se sot në Doha, kryeqyteti i Katarit pritet të zhvillohet një takim për të përpunuar detajet përfundimtare.
Reuters: Fillimisht pritet të lirohen 33 pengje
Duke cituar informacione nga një zyrtar i qeverisë izraelite, Reuters shkruan se projektmarrëveshja parashikon, ndër të tjera, që fillimisht të lirohen 33 pengje nga kontrolli i Hamasit: fëmijë, gra – duke përfshirë edhe ushtare femra – si dhe burra mbi 50 vjeç, të plagosur dhe të sëmurë.
Tërheqja e trupave izraelite nga Rripi i Gazës pritet të bëhet në faza. Sipas të dhënave izraelite, Hamasi mban ende 94 pengje, 34 prej të cilëve besohet se nuk jetojnë më.
Për muaj të tërë, SHBA, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të raporteve të përparimit deri tani. Megjithatë, përfaqësuesit e palëve të konfliktit si dhe qeveria amerikane janë shprehur optimistë.
SHBA prezanton sot planin e pasluftës për Gazën
Presidenti i SHBA, Joe Biden tha, në atë që ka të ngjarë të jetë fjalimi i tij i fundit për politikën e jashtme se një marrëveshje është “në prag të” arritjes. Marrëveshja do të çonte në përfundimin e luftimeve, lirimin e pengjeve të Hamasit, do të garantonte sigurinë e Izraelit dhe do të lejonte shumë më shumë ndihmë humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se jemi më afër se kurrë një zgjidhjeje. Sipas informacioneve të mediave, ai pritet të paraqesë sot një plan për rindërtimin dhe menaxhimin e Rripit të Gazës pas përfundimit të luftës.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Jake Sullivan, ka përmendur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje këtë javë. “Unë nuk po bëj asnjë premtim apo parashikim, por është e arritshme dhe ne do të punojmë për të,” tha Sullivan.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump foli gjithashtu: “Ajo si e kuptoj unë është se ka pasur një shtrëngim duarsh dhe ata po e përfundojnë atë,” tha Trump, i cili do të pasojë javën e ardhshme Bidenin për President të SHBA.
Për përparim kanë folur edhe vetë palët në konflikt. Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar u tha gazetarëve se situata duket se është përmirësuar ndjeshëm. Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ishte bërë përparim në çështjet kryesore.
Në muajt e fundit, megjithatë, disa herë ka pasur informacione që kanë sugjeruar se një marrëveshje ishte e afërt. Në realitet, luftimet në Luftën e Gazës vazhduan.
Përshkallëzimi i konfliktit të gjatë u shkaktua nga sulmi i paparë në shkallë të gjerë i kryer nga terroristët e Hamasit dhe grupet aleate kundër Izraelit më 7 tetor 2023. Sipas të dhënave izraelite,1208 njerëz u vranë dhe 251 peng u morën nga Hamasi në Rripi i Gazës. Që atëherë, Izraeli ka kryer aksione masive ushtarake në Rripin e Gazës.Sipas të dhënave nga autoriteti shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, më shumë se 46.500 njerëz janë vrarë deri tani./DW
GAZA- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se pas shumë muajsh negociatash, një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe&nbs...
FRANCA- Kryeministri i Francës François Bayrou njoftoi të martën se do të rinegociojë planin për të rritur mosh...
GAZA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 14 janar paraqiti planin për menaxhimin e Gazës në periudhën e pasluftës,...
SHBA- Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump, njoftoi zyra e saj të...
SHBA- Kryeministri australian Anthony Albanese i ka dërguar një mesazh të ashpër Elon Musk, duke i bërë thirrje që t&e...
SHBA- Kandidati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, e quan veten një "agjent të...
SHBA- Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, në një fjalim gjithëpërfshirës, vetëm nj...
RUSIA- Ministri i Jashtëm i Rusisë sinjalizoi se Moska është e gatshme të dëgjojë nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donal...
Foto ilustruese SIRI- Përmbysja e regjimit të Presidentit Bashar al-Assadit në Siri është suksesi i fundit i Turqisë në ...
foto ilustruese KAJRO- Hamasi ka pranuar një projekt-marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe liri...