VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, po dëshmon sot me dyer të mbyllura para Komitetit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, pas publikimit të dokumenteve të reja të lidhura me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Seanca vjen në një kohë kur dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë ngritur pikëpyetje të reja mbi natyrën e marrëdhënies mes Gates dhe Epstein, i dënuar për vepra seksuale dhe trafikim të të miturve.
Kryetari i Komitetit të Mbikëqyrjes, James Comer, deklaroi se Gates është paraqitur vullnetarisht për të dhënë dëshmi dhe se pyetjet do të fokusohen te njohuritë e tij mbi Epstein dhe rrethi i personave që e rrethonin.
“Ne nuk po e akuzojmë Bill Gates për ndonjë shkelje. Duam të dimë çfarë dinte dhe nëse ka parë apo dëgjuar gjëra që mund të ndihmojnë hetimin”, tha Comer.
Nga ana tjetër, demokrati Robert Garcia e cilësoi shqetësues faktin që Gates vazhdoi të mbante kontakte me Epstein edhe pas dënimit të tij në vitin 2008.
Ndër dokumentet e publikuara gjenden dy e-maile të vitit 2013, të cilat duket se janë shkruar nga vetë Epstein dhe janë ruajtur në llogarinë e tij personale. Në këto shënime, Epstein pretendon se kishte ndihmuar Gates të siguronte medikamente për të fshehur një infeksion seksual nga bashkëshortja e tij dhe se kishte ndërmjetësuar takime me gra të ndryshme.
Megjithatë, autoritetet kanë theksuar se këto pretendime janë të paverifikuara dhe nuk ekziston asnjë provë që e-mailet janë dërguar ndonjëherë. Gjithashtu, Bill Gates nuk është akuzuar për asnjë vepër penale që lidhet me Jeffrey Epstein. Përfaqësuesit e Gates i kanë cilësuar pretendimet si “absurde dhe krejtësisht të pavërteta”. Sipas tyre, dokumentet tregojnë vetëm përpjekjet e Epstein për të ruajtur ndikimin e tij mbi figura të njohura dhe për të dëmtuar reputacionin e Gates pas ndërprerjes së marrëdhënieve mes tyre.
Në një intervistë të mëparshme, Gates deklaroi se e-maili i përmendur “nuk është dërguar kurrë” dhe se përmbajtja e tij është e rreme.
“Çdo minutë që kam kaluar me Jeffrey Epstein e konsideroj gabim dhe e kam shprehur publikisht pendesën time”, është shprehur ai.
Sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë, më shumë se 3 milionë faqe dokumentesh përmbajnë qindra referenca për Gates, përfshirë e-maile që lidhen me takime, darka, telefonata dhe përpjekje të Epstein për të organizuar kontakte me miliarderin amerikan.
Të gjitha ndërveprimet e dokumentuara kanë ndodhur pas dënimit të Epstein në vitin 2008. Mes tyre përmenden takime në SHBA dhe Norvegji, si edhe ftesa për të vizituar ishullin privat të Epstein, të cilën Gates ka deklaruar se nuk e ka pranuar kurrë.
Dëshmia e Bill Gates konsiderohet një nga paraqitjet më të rëndësishme para komitetit hetimor, ndërsa Kongresi amerikan vijon të shqyrtojë rrjetin e kontakteve dhe ndikimit që kishte Jeffrey Epstein para vdekjes së tij në vitin 2019.
Autoritetet synojnë të zbardhin nëse persona të tjerë me profil të lartë kishin dijeni për aktivitetet kriminale të financierit të ndjerë dhe nëse ka ende informacione të pazbuluara që mund të ndihmojnë drejtësinë dhe viktimat e tij.
Mijëra iranianë në qytetin portual jugor iranian të Sirikut kanë mbetur pa qasje në ujë të pijshëm pasi sulmet am...
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka marrë përsipër sulmet ndaj bazave ushtarake të Shteteve të Bashkuara ...
Qeveria britanike ka drejtuar kritika të forta ndaj miliarderit Elon Musk, duke e akuzuar se përmes postimeve në rrjetin social X ka kontribuar...
Sistemi i ri i Hyrjeve/Daljeve (EES) i Evropës kishte për qëllim modernizimin e kontrolleve kufitare, por muaj pas lançimit të tij,...
Vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Korenë e Veriut duket se ka shënuar një moment të rëndësishëm në marr&eu...
Një burrë i kërkuar nga policia nën dyshimin për drejtim të rrezikshëm të automjetit u sulmua nga një aligator, p...
Tani ka më shumë konflikte aktive se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore. Banorët në Islandë, Ze...
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu besonin se fitorja ndaj Iranit do të riformësonte Lindjen e Mesme. Rajoni po riorganizohet. Por jo në m&eu...
Hong Kongu ka ngritur akuza ndaj shtatë personave dhe dy kompanive për zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu në një kompleks ba...
Google po intensifikon përpjekjet për të futur inteligjencën artificiale në arsim, duke trajnuar mësuesit jo vetëm për...