BOTA

Mbërritja e bizneseve të reja në veri, REL: Provokim, progres apo mundësi punësimi...?

n.f Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 10:38
Mbërritja e bizneseve të reja në veri, REL: Provokim, progres apo
Foto ilustruese

KOSOVË- Aroma e burgerëve të një restoranti me pronar shqiptar nuk i josh shumë qytetarë të Mitrovicës së Veriut. Ngjashëm as shumëllojshmëria e produkteve në një prej dyqaneve po ashtu me pronar shqiptar. Hapjen e tyre rishtas në këtë komunë në veri të Kosovës, Vesna e sheh si “provokim”.

“E kanë tepruar me ardhjen e tyre këtu. Ky është edhe një gisht i drejtuar në sytë tanë”, thotë ajo.

Mitrovica e Veriut bashkë me Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin përbëjnë atë që njihet si zonë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Popullata atje, nën ndikimin e Serbisë dhe të strukturave të saj paralele në Kosovë, vështirë u bindet vendimeve të institucioneve në Prishtinë.

Këto të fundit, në anën tjetër, kanë marrë së voni disa hapa, në përpjekje për ta shtrirë sa më shumë autoritetin atje. Në fund të gushtit, ato kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri, me arsyetimin se kanë funksionuar jashtë ligjeve të Kosovës.

Paraprakisht kanë kërkuar konvertimin e lejeve të shoferëve, të lëshuara nga Serbia, në ato të Kosovës, kanë ndaluar përdorimin e dinarit serb e të tjera.

“Autoritetet e Kosovës nuk po na trajtojnë si qytetarë të klasës së dytë, por të klasës së dhjetë”, thotë Milloshi.

“Nuk shoh arsye përse duhet blerë në dyqanet e tyre [të shqiptarëve]”, thotë ky banor i Mitrovicës së Veriut për Radion Evropa e Lirë.

Elvira, në anën tjetër, thotë se “nuk i pengon të blejë kudo”. “Me paratë e mia blej ku dua unë”, thotë ajo. Gjatë këtij viti, për herë të parë që nga paslufta më 1999, në shëtitoren kryesore të Mitrovicës së Veriut janë hapur disa biznese me pronarë shqiptarë.

Deri më tash, të tillat kanë mundur të vërehen vetëm në Lagjen e Boshnjakëve të këtij qyteti, që është multietnike. I fundit, më 3 shtator, është hapur një restorant i ushqimeve të shpejta.

“Ne jemi në shërbim të çdo qytetari dhe nuk na intereson përkatësia etnike”, thotë për Radion Evropa e Lirë, menaxherja e restorantit Heb's, Miradije Gashi.

Pasditen e 6 shtatorit, kur ekipi i REL-it ishte në ambientet e tij, nuk kishte shumë klientë dhe ata që mund të dëgjoheshin, flisnin shqip. Gashi shpreh bindjen se, me kalimin e kohës, “aktiviteti i shitjes do të rritet”.

Ajo tregon se kjo pikë nga rrjeti i restoranteve, ka të punësuar gjashtë punonjës shqiptarë dhe dy serbë. Punonjësja serbe, e pranishme atë ditë, nuk pranoi të fliste për REL-in, por Gashi thotë se është e kënaqur me punën e saj.

“Kalojmë shumë mirë... Edhe kur flasim mes vete, flasim serbisht apo anglisht, që ajo të mos ndihet keq, sepse nuk e kupton gjuhën shqipe”, thotë menaxherja e restorantit.

Më pak se 400 metra larg tij gjendet dyqani Meridian Express, po ashtu me pronar shqiptar. Me dhjetëra pika të shitjes anekënd Kosovës, të fundit e ka hapur në Mitrovicë të Veriut më 26 gusht.

Aktualisht, dyqani punëson katër veta nga komuniteti shqiptar dhe dy nga ai boshnjak. Në një deklaratë me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë, menaxhmenti i tij thotë se “është në proces të zgjedhjes edhe të punëtorëve nga nacionaliteti serb”, por nuk tregon se sa është numri i të interesuarve.

Pavarësisht përpjekjeve të REL-it, askush prej klientëve të pranishëm në dyqan pasditen e 6 shtatorit nuk dëshiroi të fliste. E, mundësi të reja punësimi dhe argëtimi për qytetarët e zonës pritet të ofrojë edhe një biznes tjetër shqiptar, nisur nga ky muaj.

Zinxhiri i pastiçerive “Missini” është duke rinovuar një objekt pranë urës kryesore të Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë. Pronari Astrit Misini thotë se do të punësojë deri në 15 punëtorë.

“Do të hapim konkurs dhe do të shohim nëse dëshirojnë të aplikojnë edhe qytetarët serbë. Ne jemi të interesuar që t’i punësojmë dhe të bashkëpunojmë me ta”, thotë Misini për Radion Evropa e Lirë.

Por, këtë disponim nuk e ka edhe Aleksandra - banore në Mitrovicë të Veriut.

“Unë nuk blej [në dyqane të shqiptarëve], e as që hyj brenda. Nuk mendoj se e kanë vendin këtu. Unë blej në dyqanet e njerëzve tanë”, thotë ajo.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është zotuar se do t’i mbështesë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat me shumicë serbe në veri - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në muajin shkurt, ajo u ka bërë ftesë të gjithë punëdhënësve dhe punëkërkuesve që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre, për të aplikuar për masën e punësimit “Qeveria për familjet”.

Kjo masë ofron mundësinë e subvencionimit të 70 për qind të pagës bazë, me një maksimum prej 350 eurosh, për një periudhë prej gjashtë muajsh. Në Mitrovicë të Veriut, sipas të dhënave që ofroi Agjencia e Punësimit e Kosovës për REL-in, janë miratuar deri më tash 100 kërkesa për subvencionim - 93 prej të cilave nga komuniteti serb.

Nga menaxhmenti i dyqanit të sapohapur thonë se kanë aplikuar tashmë në Zyrën e Punësimit në këtë komunë, kurse ata të restorantit dhe pastiçerisë thonë se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Më 9 shtator, kryeministri Kurti ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Qeveria e tij ka mbështetur punësimin e qindra personave në veri, prej se është lansuar masën “Qeveria për familjet”.

“Shtatë muaj nga fillimi i skemës, deri më 30 gusht, në katër komunat në veri kemi ndërmjetësuar dhe mbështetur punësimin e 263 personave, ndërkaq të deklaruara janë edhe 428 vende të lira të punës”, ka shkruar Kurti.

Por, për të fituar të drejtën e subvencionimit, bizneset, paraprakisht, duhet të regjistrohen ose të jenë të regjistruara në institucionet e Kosovës. Nga fillimi i këtij viti, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve e Kosovës (ARBK), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur zyrat e saj në komunat në veri.

Të dhënat që siguroi REL-i prej saj, tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar qindra biznese të reja, ndonëse një numër më i vogël me pronarë shqiptarë. Të martën, Kurti bashkë me disa zyrtarë të kabinetit të tij u panë në restorantin e sapohapur me pronar shqiptar në Mitrovicë të Veriut. Duke folur për gazetarët në shëtitoren e këtij qyteti, ai tha se “gjithçka që bën Qeveria e tij, nuk është kundër askujt”./ REL

biznese ne veri

Artikuj te sugjeruar

n.f BOTA 13 Shtator08:34

BQE ul normën e interesit në 3.5%

Foto ilustruese TIRANË- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur n&eu...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan