Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
KATAR- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti të martën në Doha për t’i vazhduar përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe për lirimin e pengjeve.
Megjithatë, dallimet mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – vazhdojnë të mbesin të mëdha. Më herët gjatës ditës, Blinkeni u takua në Kajro me presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi, vendi i të cilit së bashku me SHBA-në dhe Katarin janë ndërmjetës në bisedimet disa mujore, të ndërprera kohë pas kohe, mes palëve.
Sisi tha pas takimit se ka ardhur koha t’i jepet fund luftës 10-mujore në Gazë dhe paralajmëroi se konflikti mund të përhapet në luftë të gjerë rajonale.
Gjatë vizitës në rajon, Blinkeni mbajti takime edhe në Izrael të hënën. Ai tha se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar propozimin e SHBA-së për përafrimin e qëndrimeve mes palëve, pasi bisedimet në Katar javën e kaluar përfunduan pa ndonjë përparim.
Ai i bëri thirrje Hamasit ta pranojë propozimin. Një zyrtar i lartë e administratës së presidentit Joe Biden tha për gazetarë se SHBA-ja pret që bisedimet për armëpushim të vazhdojnë këtë javë. Hamasi nuk e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë propozimin amerikan, por ka thënë se ai përmbys ato për të cilat janë pajtuar palët deri tani, pa shpjeguar si, dhe i akuzoi Izraelin dhe SHBA-në se po i zgjasin bisedimet.
Bisedimet disa mujore dhe të ndërprera kohë pas kohe janë zhvilluar rreth çështjeve të njëjta. Izraeli thotë se lufta mund të përfundojë vetëm pasi të jetë shkatërruar Hamasi si forcë politike dhe ushtarake, ndërsa Hamasi thotë se do të pranojë vetëm armëpushim të përhershëm, jo të përkohshëm.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë. Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.
Hë hënën, Blinken tha se përpjekja më e fundit për marrëveshje është mbase mundësia më e mirë dhe e fundit, prandaj u bëri thirrje të dyja palëve ta pranojnë propozimin amerikan për përafrimin e qëndrimeve. Zyrtarët nga SHBA-ja, Hamasi, Izraeli, Egjipti dhe Katari, nuk kanë shpjeguar se çfarë përmban propozimi, apo cili është dallimi i tij me propozimet e kaluara./ REL
SPANJË- Gruaja më e vjetër në botë, Maria Branyas Morera e Spanjës, e cila lindi në SHBA në vitin 1907 dhe jetoi gjat&...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti mbrëmjen e kësaj të marte në Çeçeni, Republika Ruse e Kaukazit të sun...
SHBA- Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshorti i Nënpresidentes Harris, Doug Emhoff do të flasin të martën në ditën e d...
Foto ilustruese PRISHTINË- Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë. Sipas burimeve, e dyshuara është ve...
Foto ilustruese ITALI- Operacionet e kërkimit vazhduan të martën për gjashtë personat që mendohet se mbetën brenda jahti...
SHBA- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se lija e majmunit, pavarësisht në...
KANADA- Qindra zjarre po shpërthejnë aktualisht në të gjithë Kanadanë, me mbi 800 zjarre aktive, 223 prej të cilave jan&eum...
KENIA- Autoritetet në Kenia kanë nisur hetimet për të kapur një burrë që thuhet se ka rrëfyer vrasjen e të pakt&e...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do t'i japë Elon Musk një punë në administrat...
Daçiç SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha të martën se ka pranuar ...