“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

SERBI- I vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, deklaroi më 14 prill se propozimi që Demo Berisha të jetë ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në qeverinë e re të Serbisë është “një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, ka rezistuar dhe është sakrifikuar për të drejtat e tij në Serbi”.
Berisha është kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Serbi dhe anëtar i Komitetit Nismëtar për themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, që u prezantua nga Partia Progresive Serbe në pushtet gjatë një tubimi treditor në Beograd, nga 11 deri më 13 prill.
“Ky emërim nuk është vetëm politikisht i papranueshëm, por edhe moralisht i turpshëm. Sepse Demo Berisha nuk është përfaqësues i të drejtave të njeriut, por simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në faqen e tij në Facebook.
Berisha është pjesëtar i Ushtrisë së Serbisë. Që nga viti 2023, ai është i punësuar në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Serbisë në pozitën e këshilltarit.
Kamberi theksoi se Berisha “nuk përfaqëson shqiptarët, por versionin e tij të instrumentalizuar për interesat politike serbe, si disa të tjerë në kohën e (presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan) Millosheviqit.”
Berisha, në detyrën e ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, pritet ta pasojë Tomislav Zigmanovin, kryetar i Unionit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë.
Kandidati për kryeministër, Gjuro Macut, dorëzoi më 14 prill në Kuvendin e Serbisë propozimin për përbërjen e qeverisë së re të Serbisë. Seanca në të cilën do të zgjidhen anëtarët e rinj të qeverisë është caktuar për të martën, më 15 prill.
Opozita ka propozuar formimin e një qeverie kalimtare, gjë që është refuzuar nga koalicioni në pushtet. Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët e Kuvendit verifikuan dorëheqjen e Vuçeviqit nga posti i kryeministrit, çka shënoi fillimin e afatit 30-ditor për zgjedhjen e qeverisë së re.
Sipas propozimit të dorëzuar nga Macut në Kuvendin serb, pritet që në detyrat e tyre të mbeten edhe: Bratislav Gashiq (ministër i Mbrojtjes), Marko Gjuriq (ministër i Punëve të Jashtme), Dubravka Gjedoviq Handanoviq (ministre e Minierave dhe Energjisë), Zllatibor Lonçar (ministër i Shëndetësisë), Nikolla Sellakoviq (ministër i Kulturës) dhe Millan Kërkobabiq (ministër për Kujdes ndaj Fshatit).
Vuçeviq dha dorëheqje një muaj e gjysmë më parë, pasi aktivistë të Partisë Progresive Serbe në pushtet rrahën një grup studentësh që bllokonin punën e fakultetit në Novi Sad. Rënia e qeverisë së Vuçeviqit ndodhi në kulmin e protestave kundër regjimit, të udhëhequra nga studentë që prej fundit të nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë Serbinë.
Në fokus të kërkesave të tyre, të adresuara institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehëzës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar./ REL
ITALI- Raundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do të zhvillohet në Rom...
KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një deklaratë para mediave ka kritikuar ashpër qëndrimin e Partisë Nism...
TURQI- Gjykata e Shkallës së Parë Penale të Stambollit vendosi të refuzojë ankesat e bëra nga avokatët e kryetari...
KOSOVË- Zëvendësministri në detyrë i Financave në Kosovë, Agron Doburuna, përmes një postimi në Facebook ka ...
SERBI- Dhjetë anëtarë të qeverisë së mëparshme serbe nuk ishin përfshirë në listën e kandidatëve p...
f BRUKSEL- Komisioni Evropian po u siguron drejtuesve të tij që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t...
PERU- Shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa, një nga figurat kryesore që ndezi një bum global në letërsinë e Amerikës L...
HUNGARI- Pavarësisht protestatve njëjavore dhe një përçarje të dhomës pak para votimit, amendamenti kushtetues hunga...
FRANCË- Franca po shqyrton përgjigjen e saj pasi Algjeria urdhëroi dëbimin e 12 punonjësve të ambasadës pas arres...
SHBA- Sony ka rritur çmimin e PlayStation 5 të saj me 25% pasi industria e lojërave të videove po tërhiqet nga ndikimi i ...