Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
HUNGARI- Qeveria hungareze e ka mohuar se pejxherët e përdorur në shpërthime vdekjeprurëse në Liban dhe Siri më 17 shtator ishin prodhuar në Hungari. Kompania tajvaneze Gold Apollo tha më herët të mërkurën se e kishte autorizuar përdorimin e markës së saj në pejxherët që shpërthyen në Liban, duke shtuar se ato ishin prodhuar nga një kompani tjetër, me bazë në Budapest.
Pejxherët ishin prodhuar nga BAC Consulting KFT, me bazë në kryeqendrën e Hungarisë, sipas Gold Apollo. Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, e mohoi të mërkurën vonë se prodhimi i tyre ishte bërë në Hungari.
“Autoritetet hungareze janë të lumtura që kompania në fjalë ishte një kompani ndërmjetëse në tregti, nuk ka prodhuar e as nuk ka godinë të veten në Hungari. Ajo e kishte vetëm një menaxher kryesor të kompanisë në adresën e deklaruar dhe asetet e përmendura nuk kanë qenë kurrë në Hungari”, tha Kovacs në Facebook.
Ai shtoi se shërbimet kombëtare të sigurisë së Hungarisë janë të hapura për të bashkëpunuar me shërbimet partnere ndërkombëtare në hetimin e rastit.
Ky rast, theksoi ai, nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Hungarisë. Pejxherët – pajisje të telekomunikimit me valë – e përdorur nga grupi militant Hezbollah, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpërthyen pothuajse në të njëjtën kohë gjatë 17 shtatorit në Liban dhe në Siri, duke vrarë të paktën 12 persona, përfshirë dy fëmijë, dhe duke plagosur rreth 3.000 njerëz.
Hezbollahu dhe qeveria libaneze kanë fajësuar Izraelin për atë që u duk të ketë qenë një sulm i sofistikuar nga largësia. Izraeli nuk i ka komentuar këto pretendime. Kreu i Gold Apollo, Hsu Ching-kuang, u tha gazetarëve se kompania e tij ka pasur marrëveshje licencimi me BAC për tre vjetët e kaluar, por nuk ka ofruar dëshmi të kontratës.
Kompania hungareze përbëhet vetëm nga një person, ka gjetur Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë. BAC pretendon se është kompani tejet e suksesshme e konsultimeve, por shumë prej karakteristikave të saj sugjerojnë se ajo nuk është marrë me një gjë të tillë.
Kompania hungareze është themeluar dy vjet më parë, ndërsa pronare dhe punonjëse e vetme e saj figuron 49-vjeçarja Cristiana B.-A.. Para se ta themelonte kompaninë, Cristiana B.-A. është angazhuar si sipërmarrëse individuale nga distrikti i Ujpeshtit, në Budapest. E njëjta ishte regjistruar më parë si sipërmarrëse edhe në Francë. BAC si adresë paraqet një ndërtesë në distriktin Zuglo të Budapestit. Një punonjës atje i ka thënë REL-it se nuk ka takuar kurrë ndonjë punonjës nga BAC./ REL
Foto ilustruese GJERMANI- Më shumë se 3600 kimikate që hyjnë në ushqim gjatë prodhimit, përpunimit, paketimit ...
KANADA- Roja Bregdetare e SHBA-së ka publikuar videon e parë të rrënojave të nëndetëses Titan në fundin e oqeanit...
Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të mërkurën se përshkallëzimet befasuese kërc&...
Foto ilustruese KOSOVË- Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojn&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Në aktakuzën për rastin Banjska, Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon biznesmenin nga veriu, Radulle Ste...
Takimi GJERMANI- Takimi i Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit u zhvil...
Foto ilustruese ANGLI- Grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Britanisë të mos kopjojë qasjen e Italisë...
Vucic SERBI- Beogradi zyrtar njoftoi se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një masë pë...
KOSOVË- Më shumë se 300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar do të dislokohen në Kosovë për ato që misioni paqeruajt&eu...
BRUKSEL- Presidenjta e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar që kryengociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi të...