KOSOVË- Dhimbjet për familjarët që nuk i takojnë më, nuk ua zbutën gati 24 vjetët që kaluan nga fundi i luftës në Kosovë. Familjarët e të zhdukurve nga lufta e viteve 1998/99, rrëfyen kujtimet e tyre me të zhdukurit, që thanë se i kanë ende të freskëta në mendje. Sipas të dhënave zyrtare, janë ende mbi 1.600 persona të pagjetur nga lufta e fundit.
Përballë vetes dhe 16 topave të bilardos, Aid Qerkini do të donte ta kishte xhaxhain e tij sa herë e luan këtë lojë. Ky 24-vjeçar ka dëgjuar nga shokët e xhaxhait se edhe ai e ka pasur pasion bilardon.
“Ma merr mendja se do ta kisha pasur një rival shumë të denjë. Nuk mund të luaj me askënd prej familjes se e kam ruajtur atë vend për të”, thotë Aidi.
I llastuar në shtëpinë e tij, për shkak të ngjashmërive në pamje me Reshatin e zhdukur, Aidit i pëlqen të mësojë sa më shumë për familjarin që nuk arriti ta njihte personalisht.
“Kohët e fundit kam filluar t’i gjej disa shokë të tij që tregojnë për personalitetin e tij”, thotë ai.
Aidi kujton se kur kishte filluar të punonte në një gjykatë në Mitrovicë, një koleg e kishte thirrur me emrin e xhaxhait të tij, i befasuar nga ngjashmëritë fizike mes të dyve. Ai thotë se e gjitha familja e çmon një letër që Reshati ua ka lënë para se të largohej nga shtëpia dhe t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kur kam lindur unë, më 8 qershor [1998], ato ditë ai, pastaj, është zhdukur. Ka thënë tashmë e kemi një pasardhës dhe ka dalë në rrugë me pjesëtaret e UÇK-së, ende pa i mbushur 30 vjet”, rrëfen Aidi.
Angjella Bukimiriq nga Peja nuk do ta harrojë asnjëherë vajzën e pikturuar në mbështjellësen e një çokollate.
“Ishte e preferuara ime, ka të bëjë me kujtimet që i kam. Xhaxhai im gjithmonë m’i blinte ato çokollata. Ai ishte një person i mrekullueshëm”, rrëfen Angjella, e cila aktualisht punon si infermiere në një spital të Beogradit.
Xhaxhai i saj është zhdukur që nga viti 1999. Për herë të fundit, ajo e ka parë atë 24 vjet më parë, kur ai ka qenë rreth 40 vjeç. Në atë kohë, Angjella është përshëndetur me të, pasi ajo është shpërngulur në Mal të Zi, shkaku i luftës në Kosovë.
“I kam të zhdukur gjashtë persona të familjes, dy xhaxhallarë, hallën dhe kushërinj të tjerë. Nuk i kemi gjetur kurrë”, thotë Angjella.
Përveç xhaxhait - për të cilin thotë se ia ka dhënë ushtrimet e para në not, Angjella ndien dhimbje të madhe edhe për hallën e saj, e cila ka qenë shtatzënë kur është zhdukur.
“Halla ime ishte gruaja më fenomenale në këtë botë, sepse ishte përplot dashuri. E dini sesi janë disa persona që nuk kanë nevojë të të thonë shumë fjalë, por, thjesht, ua ndjeni dashurinë dhe energjinë? Ishim shumë, shumë të afërta”, thotë Angjella.
Kur ishte ende fëmijë dhe sapo kishte nisur shkollimin, Jashar Begu u shpërngul nga fshati Vllahi te shtëpia e xhaxhait të tij në Mitrovicë.Ditën e parë të Jasharit në shtëpinë e saj, Sevdija e kujton si momentin më të ëmbël me djalin e xhaxhait - tani të zhdukur.
“Kur ka ardhur nga fshati në Mitrovicë, ai e kishte ndjerë një kënaqësi. Na pati thënë ‘oh, sa qenka mirë këtu’. Ne e patëm këqyrur çuditshëm, me mendimin ‘pse po thotë ky kështu’ se neve nuk na dukej asgjë e veçantë”, kujton Sevdija.
Ajo thotë se ky koment i është ngulitur në mendje, ndërsa rrëfen me krenari për arritjet e kushëririt të saj.
“Ne kemi qenë moshatarë. Ai ka qenë studenti më i mirë, edhe shkollës në fshat ia kanë lënë emrin për nder të tij”, tregon Sevdija.
Por, kujtimet e fundit me Jasharin, i cili ishte rreth 45 vjeç kur u zhduk në vitin 1999, nuk i ka kaq të ëmbla.
“Herën e fundit e kam takuar kur na kanë larguar nga banesat. Por, ai shkoi në anën tjetër, ne në tjetrën. Kolona ka qenë shumë e gjatë. Ne kemi shkuar në Gjakovë e pastaj na kanë kthyer prapa. Ai ka shkuar në Prishtinë dhe nuk e kemi parë më”, kujton Sevdija.
Negovanit nga Rahoveci i mungon vëllai i tij, Mlladani, që nga 12 tetori i vitit 1999.Ai ende ruan kujtime të shumta me të, por shprehet i mërzitur që një gjë të tillë nuk mund ta thotë edhe mbesa e tij 23-vjeçare.
“Ai u martua më 15 gusht, 1999, u zhduk më 12 tetor dhe i lindi një vajzë më 11 mars. As vajza nuk e njeh atë, as ai nuk e njeh vajzën. Por, unë e mbaj mend atë si vëlla, që kemi jetuar bashkë”, thotë Negovani.
Ai tregon se më vëllain e tij kanë fjetur në një shtrat “për një kohë shumë, shumë të gjatë, deri vonë”.Familjarët e shumë personave të zhdukur janë aktivizuar në tentim për ta zbardhur fatin e tyre. Njëri nga ta është edhe Negovani.
“Pavarësisht fesë apo nacionalitetit, ne ende po tentojmë t’i gjejmë 1.621 persona, t’i kthejmë mbetjet e tyre te familjet”, thotë ai.
“Është shumë e vështirë për prindërit që i kanë humbur fëmijët, është shumë e vështirë për bashkëshortet e tyre, është shumë e vështirë për fëmijët që i kanë humbur prindërit dhe për këtë arsye po tentojmë t’ua lehtësojmë dhimbjen duke i detyruar institucionet t’i gjejnë ata”, përfundon Negovani.
Kosova ka dalë nga lufta e viteve 1998/99 me më shumë se 10.000 persona të vrarë dhe mbi 5.000 të zhdukur. Përgjatë viteve, shumë prej mbetjeve mortore janë gjetur në varre masive në Serbi dhe në Kosovë.Autoritetet kosovare i kanë akuzuar vazhdimisht ato në Serbi se nuk po bëjnë sa duhet për zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave ende të zhdukur.
Më një marrëveshje që kanë arritur në muajin mars në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan që të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur - gjë që mund të bëhet gjatë takimit të tyre të ardhshëm, më 2 maj, në Bruksel./REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Prill10:00
FOTO të patransmetuara më parë! Ç'ndodhi brenda Shtëpisë së Bardhë ditën kur u vra Bin Laden
SHBA- Publikohen për herë të parë pamjet nga momenti kur Shtëpia e Bardhë ndjek hap pas hapi aksionin për vrasjen e Os...
BOTA
29 Prill08:00
Si shpërtheu popullsia e Indisë për të kapërcyer Kinën dhe çfarë do të ndodhë më pas
INDI- Numërimi i miliona njerëzve nuk është kurrë një detyrë e lehtë, por Kombet e Bashkuara thonë se llogaritjet...
BOTA
28 Prill19:00
Vrasja e gazetarit investigativ grek, arrestohen dy vëllezër 2 vjet pas ngjarjes, njëri pronar i një kompanie pastrimi
Policia ka arrestuar dy persona të lidhur me vrasjen e gazetarit investigati Giorgos Karaivaz, ngjarje e ndodhur mesditën e 9 prillit të vitit ...
BOTA
28 Prill17:35
Do votohet një lider jo-mysliman?! Sfiduesi i Erdoganit thyen tabunë fetare në zgjedhje: Jam alevit!
Rivali i presidentit Rexhep Tajip Erdogan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm ka sfiduar një tabu politike në Turqi duke folur pë...
BOTA
28 Prill16:00
Ish-nënpresidenti Pence dëshmon para jurisë së madhe në procesin hetimor ndaj zotit Trump
Ish-nënpresidenti Mike Pence doli para jurisë së madhe që po heton rolin e ish-Presidentit Donald Trump në përpjekjet për t...
BOTA
28 Prill13:14
Debate në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen në OKB
Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, tha se tensionet mes ...
BOTA
28 Prill13:12
FOTOT/ Banesa të kthyera në rrënoja, ja çfarë ka mbetur nga sulmi me raketa ruse në Ukrainë
UKRAINË- Pamjet e fundit nga qytetet Uman dhe Dnipro të Ukrainës, pas sulmeve ruse me raketa gjatë natës, ku 13 persona kanë hum...
BOTA
28 Prill13:03
Dikur një modele e famshme, sot kërkon ushqim në kazanët e plehrave
Ajo dikur i kishte të gjitha. Një karrierë të suksesshme si modele, por edhe si aktore, një martesë me aktorin e “Baywatch...
BOTA
28 Prill13:00
ChatGpt ka një problem serioz me shpifjen
SHBA- Krahas problemeve të ndryshme të privatësisë që po hasen në Itali dhe jo vetëm, skenarit “Terminator”, p&...
BOTA
28 Prill12:48
E rëndë në Kosovë/ Konflikti për çështje pronësie, nipi vret xhaxhanë në Malishevë
KOSOVË- Një ngjarje të rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Malishevë të Kosovës. Mediat në Koso...