"Shqipëria nuk shitet"/ Nis protesta e pestë për Zvërnecin, qytetarët: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...

FRANCË- Analistët thonë se propaganda ruse dhe fushatat dezinformuese kanë qenë faktorët kryesorë që nxitën largimin e trupave franceze nga Çadi dhe vendet e tjera në rajonin Sahel të Afrikës. Kronika e korrespondentit të Zërit të Amerikës Henry Wilkins hedh një vështrim mbi propagandën ruse në Sahel ndërsa trupat franceze largohen.
Ushtria e Çadit në fund të janarit shënoi largimin e trupave franceze nga vendi pas më shumë se 60 vjetësh. Në ceremoni, Presidenti i Çadit Mahamat Idris Deby tha se largimi ishte “një agim i ri për një Çad plotësisht sovran”. Ndërkaq, analistët thonë se fushata propagandistike ruse në rajon luajti rol kyç në largimin e trupave franceze.
“Rusia po përdor historinë e kolonializmit dhe qëndrimet anti-imperialiste për të nxitur pakënaqësinë midis afrikanëve të rinj dhe opinionit publik kundër interesave franceze dhe pranisë së Francës në rajonin Sahel”, thotë Bakary Sambe nga Instituti Timbuktu.
Çadi është i fundit nga katër vendet në rajonin Sahel, së bashku me Burkina Fason, Malin dhe Nigerin, që u kanë kërkuar trupave franceze të largohen gjatë dy viteve të fundit. Të gjithë, në të njëjtën kohë kanë mirëpritur trupat ruse.
Ekspertët si zoti Sambe thonë se Rusia përdor një rrjet profilesh të rreme në rrjetet sociale për të përforcuar qëndrimet anti-franceze dhe përhapur teori konspirative.
Rusia gjithashtu ka hapur institute kulturore në të gjithë rajonin Sahel në dy vitet e fundit. Një nga to është “Shtëpia Ruse” e hapur së fundmi në kryeqytetin e Çadit, N'djamena. Për dekada, vendet perëndimore kanë hapur institute kulturore në kryeqytetet afrikane për të përhapur kulturën dhe gjuhën e tyre.
Megjithatë, ndryshe nga institutet e tjera, gazetarët hulumtues thonë se institucionet ruse gjithashtu trajnojnë gazetarë të cilët më pas vazhdojnë të përhapin propagandë. Ambasada ruse në Çad dhe Ministria e Punëve të Jashtme ruse nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Por, pse është Rusia kaq e përqendruar në këtë rajon?
“Përmes fushatave dezinformuese, qëllimi i Rusisë është të mbjellë kaos në rajon. Rusia dëshiron të zëvendësojë shtete si Franca si partnerin e ri kryesor për shtetet e rajonit Sahel”, thotë Constantin Gouvy nga Instituti ‘Clingendael’ me bazë në Holandë.
Analisti Sambe shton: “Qasja e Rusisë ka qëllim t’i dërgojë mesazh perëndimit, posaçërisht vendeve të NATO-s si Franca, duke u thënë ‘nëse krijoni probleme gjeopolitike për ne në rajonin ukrainas të Donbasit, apo në Evropë, ne do të hakmerremi në rajonet ku ju keni ndikim si në Sahel’. Kjo e zhvendos konfliktin në territoret e rajonit Sahel”, thotë zoti Sambe.
Në rrugët e kryeqytetit N’djamena është e qartë që publiku beson se largimi i trupave franceze është një hap pozitiv për vendin.
“Ne e dimë që Franca nuk qëndron këtu për të mirën tonë. Prandaj, nuk është e nevojshme që ata të rrinë në vendin tonë. Ata duhet të largohen”, thotë studenti Sariab Bakar.
Që kur trupat franceze filluan të largohen nga Saheli më 2022, incidentet si pasojë e konflikteve në rajon, kryesisht nga përleshjet mes ushtrive shtetërore dhe xhihadistëve janë rritur me 65%, sipas të dhënave të organizatave “Armed Conflict Location” dhe “Event Data Project”./VOA
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi sot se ka urdhëruar pezullimin e të gjitha abonimeve të tij në media si pjesë e sh...
RUSI- Në atë natë të një jave më parë, kur Donald Trump diskutoi të ardhmen e Ukrainës me Vladimir Putinin në...
mark rutte BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe në ...
SHBA- Janari shënoi një rritje të inflacionit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa çmimi i ushqimeve, karburantit dhe shtëpive,...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se fitorja Donald Trump ishte fitorja e lirisë në botë dhe se ai i dekl...
SHBA- Presidenti Donald Trump lëvizi me një ritëm të vrullshëm në muajin e parë të kthimit në Shtë...
Elon Musk SHBA- Miliarderi Elon Musk, një këshilltar i lartë i presidentit amerikan Donald Trump, akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zele...
RUSI- Nuk ka asnjë provë se presidenti rus Vladimir Putin është i përgatitur të angazhohet seriozisht në bisedimet e paqes ...
foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, bëri thirrje të enjten që blloku të b&eum...
SHBA- Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se çdo garanci evropiane e sigurisë për Ukrainën, nën një marrëveshje të munds...