Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

SHBA- Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se çdo garanci evropiane e sigurisë për Ukrainën, nën një marrëveshje të mundshme të paqes me Rusinë, do të duhet të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
“Garancitë e forta të sigurisë, nëse ofrohen nga shtetet evropiane, kërkojnë mbështetjen nga SHBA-ja, jo me trupa në terren, por ne ende kemi nevojë për një mbështetje të përgjithshme nga SHBA-ja për t’u siguruar që atje të ketë parandalim”, tha Rutte gjatë vizitës në Sllovaki më 20 shkurt.
Mbështetësit evropianë të Kievit po tentojnë të krijojnë një plan, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, shmangu aleatët e Uashingtonit dhe nisi përpjekjet me Moskën për t’i dhënë fund luftës që ka nisur më 2022.
Britania ka thënë se mund të dislokojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme që të sigurohet një paqe e qëndrueshme, por Londra ka insistuar se SHBA-ja do të duhet të ofrojë mbështetje. Mediat britanike kanë raportuar se Britania dhe Franca po punojnë që të propozojnë dërgimin “një force sigurie” me 30.000 ushtarë në Ukrainë, nëse Uashingtoni do të angazhohej që të ofrojë mbulim ajror nga një vend fqinj.
Rutte nuk dha detaje mbi planet që po hartohen, por tha se SHBA-ja “ka disa aftësi të veçanta... të nevojshme për t’ua bërë të mundur shteteve evropiane që të ndihmojnë”. Ukraina insiston se i duhen garanci në çdo marrëveshje, në mënyrë që të sigurohet që Rusia të mos jetë në gjendje ta sulmojë sërish.
“Është vitale që çdo marrëveshje që do të arrihet të sjellë një paqe të qëndrueshme dhe që Rusia mos të tentojë më kurrë të marrë nën kontroll asnjë kilometër katror të tokës ukrainase”, tha Rutte.
“Përderisa ka shumë gjëra për të cilat duhet të vendoset, nuk ka dyshim që Evropa ka një rol vital për të luajtur për të siguruar paqen në Ukrainë”.
Administrata e Trumpit e ka bërë të qartë se nuk planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë, nën çfarëdo marrëveshje të paqes. Në vend të kësaj, administrata amerikane ka thënë se Evropa duhet të bëjë pjesën e saj që çdo marrëveshje që do të arrihet nën ndërmjetësimin e Uashingtonit të zbatohet./REL
KOSOVË- Me siguri secili prej jush e keni një ide se kush do ta formojë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, ndonëse situata k&e...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takime të ndara këtë javë me përfaqësues të vendeve part...
UKRAINË- I dërguari amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, ka anuluar konferencën e tij për shtyp pas takimi...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se nuk e ka parë propozimin që po diskutohet nga udhëheq&...
SHBA- Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn në vitin e saj të katërt, udhëheqësit evropianë paralajmë...
KOSOVË- Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO kanë deklaruar se nuk janë në dijeni të ndonjë d...
SHBA- Rrëzimi i një avioni të linjës ‘Delta Airline’s në aeroportin ‘Pearson’ të Torontos ishte aksident...
KOSOVË- Shumica e deputetëve të Parlamentit Evropian që morën pjesë në diskutimet rreth draft-raporteve për Kosovë...
UKRAINË- Pas kritikave të ashpra të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj udhëheqësit të Ukrainës të mërkurë...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian të enjten iu kundërpërgjigj akuzave të presidentit amerikan Donald Trump pasi e quajti udhëheqësin e ...