Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

EUROPA- Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë përpjekje për të mbrojtur kufirin lindor të NATO-s. Siç raporton korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze nga kufiri i Letonisë me Rusinë, vija e mbrojtjes e Baltikut – një sistem i ri përforcimi përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë – ka për qëllim të mbrojë aleatët e NATO-s nga sulmet e mundshme.
Letonia po vendos struktura betoni, të njohura si “dhëmbët e dragoit” si pjesë të vijës së mbrojtjes së Baltikut përgjatë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë. Ministri letonez i mbrojtjes, Andris Spruds thotë se shtetet e Baltikut po shënojnë përparim në zbatimin e një marrëveshjeje të janarit për të përforcuar krahun lindor të NATO-s, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
“Ka disa vite që jemi përballur me një lloj ofensive hibride siç janë fushatat dezinformuese, përdorimi i emigracionit të jashtëligjshëm, sulmet kibernetike dhe disa incidente ndaj infrastrukturës tonë kritike. Ky është një prej shembujve se ne po marrim masa për të parandaluar shtetet agresore dhe natyrisht po bashkëpunojmë me aleatët tanë të NATO-s për të forcuar mbrojtjen”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Sipas ministrit Spruds, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka nxitur Letoninë, Lituaninë, Estoninën dhe Poloninë të investojnë në mbrojtjen e tyre dhe të përforcojnë kufijtë e tyre.
“Ajo që ndodhi në Ukrainë ishte provë shtesë, na dha një nxitje të re për të ndërmarrë masa sa më parë. E kuptuam se sa e rëndësishme është të mbrojmë shtetin dhe territorin e NATO-s, çdo pëllëmbë të saj. Këtë po e bëjmë tani”, deklaroi ministri Spruds në intervistën për Zërin e Amerikës.
Kufiri i Letonisë me Rusinë dhe Bjellorusinë është 450 kilometra i gjatë.
“Si pjesë e mbrojtjes të përgjithshme, ne duhet të jemi përgjegjës për pjesën që na takon. Sigurisht që mbështetemi tek NATO-ja, por duhet t’i përmbushim edhe detyrimet tona. Këto janë përgjegjësitë tona”, thotë për Zërin e Amerikës Kolonel Andris Rieksts nga Forcat Kombëtare të Armatosura të Letonisë.
Ministria e mbrojtjes thotë se Letonia planifikon të investojë mbi 300 milionë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të përforcuar kufirin e saj.
“Këtë vit ne do ta arrijmë pragun prej 3 për qind për shpenzimet e mbrojtjes. Jemi në mesin e gjashtë shteteve që po e përmbushin këtë detyrim”, thotë ministri Spruds.
Spruds shpreson se edhe aleatët tjerë do të shtojnë investimet në mbrojtje të paktën deri në 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, siç u kërkohet shteteve të NATO-s.
“Kur filloi lufta, rreth tetë ose nëntë shtetet po përmbushnin pragun e 2 përqindshit. Tani janë më shumë se 20. Po, natyrisht, ne mbrojmë fuqishëm dhe motivojmë partnerët tanë, aleatët tanë, të investojnë, ngaqë në fund të fundit, bëhet fjalë për NATO-n e përbashkët. Ka të bëjë me kapacitetin, efikasitetin dhe fuqinë e NATO-s”, shton ai.
Shtetet lindore të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që gjenden në kufirin e skajshëm të dy organizatave, po ashtu kanë kërkuar që BE-ja t’u japë mbështetje financiare për të ndërtuar një vijë mbrojtjeje përgjatë kufirit të Bashkimit Evropian me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila sipas disa llogaritjeve mund të kapë shifrën e 2.5 miliardë dollarëve./ VOA
Ebrahim Raisi IRAN- Aksidenti me helikopter në të cilin vdiq presidenti iranian Ebrahim Raisi, më 19 Maj të këtij viti, ...
ITALIA- Një tragjedi e trefishtë ka ndodhur në një familje në Itali, ku një 17-vjeçar ka vrarë më thik&eum...
GJERMANIA- Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, është në rrugën e fitores së zgje...
Kongresi i Manastirit MAQEDONIA E VERIUT- Koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut ka reaguar sot ndaj një iniciative që lidhet ...
PRISHTINA- Mësimi nuk do të kufizohet vetëm në libra dhe në teori. Do të ketë aktivitete praktike, lojëra edukati...
BJELLORUSIA- Pas protestave të papara prodemokracisë që shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Bjellorusi m&e...
RUISA- Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan dhe shkatërruan 158 dronë, mes tyre dy mbi Moskë dhe nëntë n&e...
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov RUSIA- Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamore...
foto ilustruese MAL I ZI- Partitë pro-serbe dhe pro-ruse kanë shtuar kërkesat për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës s&e...
miroslav lajcak BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një vizi...