Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

PRISHTINA- Mësimi nuk do të kufizohet vetëm në libra dhe në teori. Do të ketë aktivitete praktike, lojëra edukative, rekreacion e kulturë. Këto ndryshime do të zbatohen në vitin e ri shkollor 2024/2025 në ciklin e ulët në pesë shkolla fillore publike në Prishtinë. Me vendim të komunës së kryeqytetit, mësimi gjithëditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën.
Shkollat ku do të nisë ky projekt, janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, tregon për Radion Evropa e Lirë se si do të duket një ditë mësimi:
“Në këto shkolla, mësimi do të nisë në orën 7:45 të mëngjesit. Fillimisht, për gjysmë ore, fëmijët do të ushqehen me shujtën e mëngjesit të përgatitur në shtëpi. Më pas, deri në orën 12:00, do të mbahet mësimi bazik. Pas orës 12:00 deri në 15:45, fëmijët do t’i përfundojnë detyrat e shtëpisë, do të kenë aktivitete sportive dhe kulturore, si dhe vizita jashtë shkollës”.
Lushaku thotë se një shujtë të ngrohtë në drekë, fëmijëve do t’ua sigurojë shkolla. Ajo do të përgatitet nga Kuzhina Qendrore e Prishtinës dhe do të financohet nga komuna. Këto ndryshime do të nisin, sipas saj, nga 30 shtatori. Nga 2 shtatori, kur sivjet nis viti i ri shkollor, deri në atë datë, mësimi do të zhvillohet sikurse deri më tash - me nga tri-katër orë në ditë.
Kjo, për faktin se për realizimin e mësimit gjithëditor, nxënësit e klasave nga e gjashta deri në të nëntën, në shkollat ku ai do të zhvillohet, do të duhet të barten në objekte të tjera shkollore. Kjo zgjidhje është bërë pasi pesë shkollave u ka munguar infrastruktura e nevojshme për qëndrim ditor, thotë Lushaku. Sipas saj, deri në fund të muajit shtator, ato do të pajisen me kuzhina të reja, karrige, tavolina, tabela digjitale, dollapë për libra e të tjera.
“Fillimisht, jemi koncentruar në realizimin e renovimit të tërësishëm të objekteve, se disa janë më të vjetra. Kemi porositur inventarin e ri, i cili do të arrijë në muajin shtator”, thotë Lushaku.
Pritjet janë që, varësisht rezultateve që do t’i japë ky projekt, ai të vazhdojë edhe në shkolla të tjera, viteve të ardhshme. Më 27 gusht, ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi Shkollën Fillore “Faik Konica”, ku pa se objekti ishte duke u pastruar, ndërsa disa klasa - kryesisht ato në të cilat kanë mësuar nxënësit nga e gjashta deri në të nëntën - ishin të zbrazura, në pritje të inventarit të ri të përshtatshëm për fëmijë. Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruqi, shprehet e entuziazmuar për projektin e ri.
"Do të kemi hapësirën e filmit, bibliotekën, pastaj në klasat aktuale do të bëhen kënde atraktive me ulëse, që fëmijët të çlodhen kohë pas kohe. Pra, është menduar çdo element, çdo minutë e qëndrimit të fëmijëve në shkollë, që të jetë sa më atraktive për ta”, thotë Oruqi.
Shkolla që drejton ajo, i ka gjithsej 1.470 nxënës - prej tyre mbi 760 i takojnë ciklit të ulët.
Lamtumirë çanta të rënda
Prindërit kanë pritshmëri të larta nga mësimi gjithëditor, thotë kryetari i Këshillit të Prindërve të Komunës së Prishtinës, Fisnik Durguti. Ai thotë se të gjitha vendimet dhe investimet e komunës nëpër shkolla janë ndërmarrë në koordinim me prindërit. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Durguti tregon se në mesin e kërkesave kryesore që kanë paraqitur prindërit para zyrtarëve komunalë, ka qenë sigurimi i dollapëve për libra.
Radio Evropa e Lirë pyeti në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) se a ka infrastrukturë që mësimi gjithëditor të nisë të zbatohet edhe në komunat e tjera, por nuk mori përgjigje. Rinor Qehaja, udhëheqës i Institutit arsimor “Edguard” në Kosovë, shpreh po ashtu bindjen se nëse projekti zbatohet në mënyrën e paraparë, do të sjellë përfitime.
“Ai garanton më shumë siguri dhe më shumë kohë produktive për nxënësit. Por, mësimi gjithëditor nuk guxon të përfundojë në një proces që e imponon prezencën fizike të nxënësve në shkollë, pa aktivitete dhe mësimdhënie që nxisin përfshirjen”, thotë Qehaja.
Cilësia e arsimit në sistemin parauniversitar të Kosovës është kritikuar shpesh nga institucionet ndërkombëtare. Në tri teste të PISA-s - program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë - që janë zhvilluar më 2015, 2018 dhe 2022, Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore.
Vazhdon subvencionimi për librat
Viti i ri shkollor 2024/2025 pritet të nisë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës më 2 shtator. Tekstet dhe materialet e tjera shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën financohen nga Qeveria e Kosovës. Sikurse vitin e kaluar, paratë janë transferuar në llogaritë bankare të prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat për fëmijë.
“Deri më tani kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjorë, ndërsa janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve vazhdon”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së tij, të mbajtur më 28 gusht.
Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, prindërit ose kujdestarët ligjorë subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga e gjashta deri në të nëntën subvencionohen me nga 110 euro./ REL
BJELLORUSIA- Pas protestave të papara prodemokracisë që shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Bjellorusi m&e...
RUISA- Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan dhe shkatërruan 158 dronë, mes tyre dy mbi Moskë dhe nëntë n&e...
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov RUSIA- Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamore...
foto ilustruese MAL I ZI- Partitë pro-serbe dhe pro-ruse kanë shtuar kërkesat për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës s&e...
miroslav lajcak BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një vizi...
foto nga sulmet MOSKË- Zyrtarët rusë thanë se Ukraina ka kryer sulme me dronë në orët e para të 1 shtatorit, duke s...
foto te pengjeve GAZA- Hamasi ka fajësuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për vdekjen e gjashtë pengjeve trupat e të cilëve jan&...
avionet rafale SERBI- Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane, kështu e përshkro...
foto ilustruese BRITANI- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku në një banesë në...
viktimat IZRAEL- Izraeli thotë se forcat e tij kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës...