BOTA

Diga e dëmtuar në Ukrainë vë në rrezik centralin bërthamor në Zaporizhia

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Qershor 2023, 16:00
Diga e dëmtuar në Ukrainë vë në rrezik centralin

Zyrtarët ukrainas janë vendosur në gatishmëri të lartë pas shkatërrimit të hidrocentralit në Kakhovka dhe thonë se përmbytja nga rezervuari i dëmtuar po rrezikon edhe centralin bërthamor të Zaporizhias. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, centrali bërthamor, i pushtuar nga forcat ruse, përdor ujin e rezervuarit të Kakhovkas për të ftohur reaktorët.

Diga e hidrocentralit në Kakhovaka shpërtheu dhe u rrëzua pjesërisht, duke shkaktuar zbrazjen e ujit nga rezervuari që përdoret për të ftohur centralin bërthamor të Zaporizhias.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), Rafael Mariano Grossi, tha se dëmtimi nuk përbënte rrezik të menjëhershëm për centralin bërthamor, por se situata vazhdon të jetë shumë e paparashikueshme.

“Personeli i agjencisë në objekt janë informuar se dëmi ndaj digës Nova Kakhovaka po sjell aktualisht rreth 5 cm rënie në orë të rezervuarit”, tha zoti Grossi.

Mark Zhelezniak është profesor në Institutin e Radioaktivitetit Mjedisor, në Universitetin e Fukushimas.

“Rrjedhja e ujit ka ulur nivelin e përgjithshëm të rezervuarit. Dhamë vlerësimin për rrezikun e mundshëm, që e përllogaritëm për disa ditë në vazhdim, në varësi të çarjes së digës. Niveli i ujit në rezervuarin Kakhovka do të jetë kaq i ulët sa do të shterojë uji që përdoret për ftohjen e reaktorëve”, tha zoti Zhelezniak.

Megjithatë, që kur u fikën reaktorët e Zaporizhias, zoti Zhelezniak i tha Zërit të Amerikës, se nuk ka rrezik të menjëhershëm për centralin bërthamor.

Por, centralit sidoqoftë i duhet një mekanizëm ftohës.

Ka gjithashtu shqetësime se si po menaxhohet centrali që u pushtua nga forcat ruse mbi një vit më parë. Petro Kotin, drejtuesi i Energoatom, agjencisë ukrainase që menaxhonte centralin bërthamor përpara marrjes nga forcat ruse, thotë se tashmë të gjitha vendimet e menaxhimit merren nga ushtarët rusë.

“Pati rrahje të personelit. Disa anëtarë të stafit i kapën dhe i futën në kafazë. Pati tortura nga të gjitha llojet atje. Disa u vranë, disa u zhdukën dhe nuk dimë se ku ndodhen”, thotë zoti Kotin.

Një punonjës i centralit, që do ta quajmë “Valentyn” për të ruajtur anonimitetin e tij, foli me Zërin e Amerikës nëpërmjet telefonit. Ai thotë se rreziku më i madh është se forcat ruse kanë gërmuar aty llogore, kanë sjellë paisje ushtarake dhe po e përdorin centralin si pikë mbrojtjeje, duke shtuar rrezikun e një katastrofe.

Ekspertët paralajmërojnë se centrali po ftohet aktualisht vetëm nga motorë me naftë, të cilët mund të goditen nga bombardimet, dhe pasojat katastrofike mund të shtrihen në të gjithë Evropën dhe Mesdheun. Zyrtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore po monitorojnë ndërkaq zhvillimet dhe po planifikojnë një vizitë tjetër në Zaporizhia në mesin e qershorit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë