Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

UKRAINË- Së paku gjashtë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse me artileri dhe raketa në Ukrainë më 21 qershor. Moska, ndërkohë, pretendoi se Kievi kreu sulm masiv me dronë në Krimenë e okupuar dhe në disa rajone të tjera brenda Rusisë.
Pesë civilë u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse në zonat civile në Donjeck, i cili u sulmua 22 herë në 24 orët e fundit, tha shefi i administratës rajonale ushtarake, Vadym Filashkin.
Shtëpi banimi, ndërtesa të tjera dhe objekte të infrastrukturës u dëmtuan nga sulmet ruse, shtoi Filashkin.
Në rajonin jugor Herson, një person u vra dhe një tjetër u plagos nga granatimet dhe bombardimet ruse që u kreu nga lumi Dnjepër, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.
Në përgjithësi, 15 vendbanime u sulmuan në këtë rajon, përfshirë kryeqytetin rajonal, Herson, tha Prokudin, duke shtuar se një numër shtëpisë banimi u shkatërruan nga sulmet me artileri.
Në rajonin verilindor Harkiv, i cili është duke u përballur me sulme të vazhdueshme ruse në muajt e fundit, një person u plagos nga sulmet gjatë natës, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.
Edhe rajonet Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Sumi u sulmuan, thanë zyrtarët lokalë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan 114 dronë ukrainas mbi Krimenë e okupuar dhe në rajonet ruse Krasnodar, Briansk dhe Volgogard më 21 qershor. Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën, sipas saj.
Rafineria e naftës në Seversk të Krasnodarit u godit nga copëzat e dronëve të rrëzuar, të cilat shkaktuan një zjarr që u shuan menjëherë nga zjarrfikësit, tha guvernatori rajonal Veniamin Kondratyev në Telegram.
Një person u vra si pasojë e rënies së copëzave të dronëve të rrëzuar pranë një stacioni autobusësh në Krasnodar, tha ai.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se në dy netët e fundit, forcat ukrainase “me sukses i kanë goditur” një numër objektivash në Rusi dhe në Krimenë e okupuar, përfshirë rafineri nafte, stacione radarësh dhe depo dronësh./REL
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka uruar ekipin kombëtar ukrainas për fitoren kundër Sllovaki...
Antony Blinken RUSI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka dënuar thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut ...
Albin Kurti HAMBURG- Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Gjermani ka vizituar edhe objektin e Konsullatës së Kosovës...
Antonio Guterres LIBAN- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se është thellësisht i shqet&eum...
SHBA- Dy vite më parë, në qershorin e vitit 2022, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori një vendim që ngriti pesh&eu...
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pohoi se qytetarët joamerikanë duhet të marrin automatikisht “Green Card” në rast ...
Donald Trump dhe Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden fillon sot në vendpushimin presidencial Camp David në shtetin e Merilendit një periudh...
foto ilustruese GJERMANI- Sipas tabloidit gjerman Bild Ukraina ka filluar të përdorë armë të furnizuara nga Berlini për t&eum...
TURQI-Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret masive kanë kapluar disa fshatra në ju...
Miroslav Lajçak KOSOVË- Një diplomat i BE-së tha se Miroslav Lajçak do të mbetet në pozitën e Përfaqë...