Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për Gratë në raportin e përvitshëm që dokumenton dhunën ndaj gruas. Sipas kësaj organizate, në mbarë botën, mesatarisht 140 gra dhe vajza janë vrarë çdo ditë nga pjesëtarë të familjeve të tyre. Raporti thotë se 60 për qind e rreth 85,000 vrasjeve të grave këtë vit janë bërë me motive gjinore.
“Dhuna kundër grave dhe vajzave është forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut. Vrasjet me bazë gjinore të grave dhe vajzave janë forma më ekstreme e dhunës ndaj tyre dhe shpesh janë rezultat i formave të tjera të dhunës që ushtrohen ndaj tyre përbrenda shtëpive të tyre”, thuhet në raport.
“Provat tregojnë se është bërë shumë pak përparim”, shtohet në raport.
Numri më i madh i viktimave u shënua në Afrikë, me 21,700 raste dhe në Azi 18,500 raste. Në kontinentin amerikan ky numër është 8,300 ndërsa në Evropë 2,300 gra janë vrarë gjatë vitit 2023, sipas raportit të përpiluar nga UN Women dhe UNODC, organizata e OKB-së që merret me dokumentimin e krimeve. Në Oqeani, ky numër arrin në 300.
Në kontinentin evropian, niveli më i lartë i vrasjeve të grave është në shtetet e Evropës Lindore, i cili sipas raportit, vazhdon të jetë gati dy herë më i lartë se në pjesë tjera të saj, ndonëse ky numër ka shënuar rënie në periudhën ndërmjet viteve 2015 dhe 2021.
Raporti thotë se të dhënat globale tregojnë që një pjesë e madhe e grave të vrara nga partnerët e tyre kishin raportuar më parë raste të dhunës fizike, seksuale apo psikologjike nga partnerët e tyre.
“Shumica dërmuese e vrasjeve të qëllimshme të grave dhe vajzave në botë janë të kryera nga partnerët e tyre apo anëtarët e tjerë të familjes. Kjo lë të kuptohet se shtëpia vazhdon të jetë vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat sa i përket rrezikut nga viktimizimi vdekjeprurës”, thuhet në raport.
Në vitin 2022, numri i grave të vrara ishte 48,800, por sipas autorëve të raportit rritja në vitin 2023 ka të bëjë me dallimet në të dhënat nga shtetet që u përfshinë në raport.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme – ajo mund të parandalohet. Duhen ligje të fuqishme, mbledhje më e mirë e të dhënave, më shumë llogaridhënie nga qeveria, një kulturë që nuk ka aspak tolerancë ndaj dhunës dhe fonde shtesë për organizatat për të drejtat e grave dhe institucionet”, deklaroi drejtorja e organizatës UN Women, Sima Bahous.
Raporti u publikua në fillim të fushatës ’16 ditë të aktivizmit’, që shënon 25 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave. Ai vlerëson se “megjithë përpjekjet e bëra nga shtetet për të parandaluar vrasjen e grave dhe vajzave, vrasje të tilla mbeten në nivele alarmante.”
“Duket se dhuna e tillë e skajshme me bazë gjinore mbetet thellë e rrënjosur në normat shoqërore dhe paragjykimet me bazë gjinore, që kërkojnë politika afatgjata dhe efektive për t’i eliminuar”, thuhet në raport./ VOA
Osmani KANADA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik t&...
Sea Story EGJIPT- Autoritetet egjiptiane thonë se 17 persona janë të zhdukur, përfshirë të huaj, dhe 28 janë shpëtu...
Calin Georgescu RUMANI- Calin Georgescu fitoi papritur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Ky person pa parti, i ekstremi...
Foto ilustruese KOSOVË- Shqelma në bark, kokë, këmbë… Një tavolinë e hedhur drejt saj… Dhunën q&...
RUSI- Në sipërfaqe, ishte një sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Por, lëshimi nga Rusia i asaj që presidenti Vladimir Putin e për...
Olaf Scholz BERLIN- Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) emëroi të hënën kancelarin Olaf Scholz si kandidatin e saj për...
PALESTINË- Më shumë punonjës ndihmash janë vrarë në vitin 2024 se në çdo vit tjetër të regjistruar, k...
RUSI- Ushtria e Ukrainës tha të hënën se ka goditur një depo nafte gjatë natës në rajonin Kaluga në perëndim...
sulme ne Kursk UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme ajrore, pas një jave retorikë të intensifikuar në të...
UKRAINË- Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s u ka kërkuar bizneseve të përgatiten për një skenar lufte dhe të rr...