
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se homologu i tij kinez, Xi Jinping, “i di pasojat” e një pushtimi ushtarak të Tajvanit, por nuk pranoi të thoshte nëse Uashingtoni do ta mbronte ishullin ushtarakisht.
Në një intervistë me emisionin “60 Minutes” të CBS, pjesë të së cilës u transmetuan të dielën (2 nëntor), Trump tha se çështja e Tajvanit “as nuk u përmend” gjatë takimit të tij me Xi në Korenë e Jugut – takimi i parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve në gjashtë vjet.
Kur u pyet nëse do t’i urdhëronte forcat amerikane të vepronin në rast të një sulmi kinez, Trump u përgjigj:
“Do ta dini nëse ndodh. Ai e di përgjigjen”.
Presidenti amerikan shmangu shpjegimet e mëtejshme, duke thënë vetëm:
“Nuk mund t’i zbuloj sekretet e mia. Pala tjetër e di”.
Sipas tij, Xi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë deklaruar “hapur” se “ne nuk do të bënim kurrë asgjë për sa kohë që Trump është president”, sepse, siç tha ai, “ata i dinë pasojat”.
Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara, megjithëse zyrtarisht njohin vetëm Pekinin, i furnizojnë Tajpeit pajisje mbrojtëse.
Çështja e Tajvanit mbetet një pikë tensioni në marrëdhëniet Uashington-Pekin, megjithëse takimi midis dy udhëheqësve duket se u dominua nga diskutimet rreth çtensionimit të luftës tregtare midis dy superfuqive.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Nëntor20:13
Historike/ Maldivet bëhen i pari vend në botë që vendosin ndalim të përhershëm të duhanit për të rinjtë e lindur pas 2007
Maldivet nga 1 nëntori kanë filluar të zbatojnë vendimin për ndalim e pirjes së duhanit për këdo që ka lindur pas...
BOTA
2 Nëntor19:07
Moska heq dorë nga takimi, Kremlini: Samiti Putin-Trump nuk është urgjent
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se një takim urgjent mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald...
BOTA
2 Nëntor18:50
Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje për projektet e infrastrukturës ujore
Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me Irakun, sipas së cilës projektet e infrastrukturës ujore, që do të realizohen ...
BOTA
2 Nëntor18:34
Prokurorja e Parisit: Vjedhja e Louvre nga hajdutë amatorë, jo nga profesionistë
Prokurorja e Parisit, Laure Beçuau, tha se “shtresat e larta të krimit të organizuar” nuk ishin të përfshira, pasi nj&e...
BOTA
2 Nëntor18:18
Rrugët të kthyera në lumenj/ Rëndohet bilanci, 35 persona humbin jetë nga përmbytjet në Vietnam
Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit kanë goditur Vietnamit qendror, duke shkakt...
BOTA
2 Nëntor17:57
Sheiku i Abu Dhabit i dhuron një vilë luksoze prej 10 milionë paundësh Princit Andrew
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, do t’i japë ish-princit britanik Andrew Mountbatten-Windsor, n...
BOTA
2 Nëntor16:55
Alarm në Gjermani/ Arrestohet 22-vjeçari sirian, do kryente sulme kamikaze në Berlin
Një njësi speciale policore arrestoi një 22-vjeçar sirian në Berlin të shtunën, (1 nëntor), nën dyshimin pë...
BOTA
2 Nëntor16:49
Bullgaria do i kërkojë presidentit Trump përjashtimin nga sanksionet mbi naftën ruse: 80% e karburantit të vendit në rrezik!
Bullgaria kërkon përjashtim nga sanksionet e Trumpit mbi naftën ruse, duke deklaruar se 80% e karburantit të vendit është në...
BOTA
2 Nëntor16:19
Tragjedi në alpet Italiane, orteku vret 5 alpinistë gjermanë, vetëm 2 mbijetuan!
Pesë alpinistë gjermanë u vranë kur u rrëmbyen nga një ortek në Alpet e Italisë, thanë autoritetet lokale të...
BOTA
2 Nëntor16:06
SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të udhëtojë drejt Uashingtonit
Presidenti sirian Ahmed Sharaa do të vizitojë Uashingtonin në muajin nëntor. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti...