BOTA

Prokurorja e Parisit: Vjedhja e Louvre nga hajdutë amatorë, jo nga profesionistë

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2025, 18:34

Prokurorja e Parisit: Vjedhja e Louvre nga hajdutë amatorë, jo nga

Prokurorja e Parisit, Laure Beçuau, tha se “shtresat e larta të krimit të organizuar” nuk ishin të përfshira, pasi një nga autorët mbetet ende i lirë. Ajo përshkroi dy nga të dyshuarit si një çift me fëmijë.

Kjo deklaratë vjen dy javë pas vjedhjes guximtare në ditë të hapur në Luvër, ku hajdutët parkuan një kamion të vjedhur jashtë muzeut më të vizituar në botë, përdorën një ngritës mobiliesh për të arritur në katin e parë dhe më pas thyen derën e një prej dhomave më të zbukuruara të muzeut.

Më pak se shtatë minuta më vonë, ata u larguan me skuterë, duke marrë bizhuteri mbretërore me vlerë të çmuar rreth 88 milionë euro (76 milionë paund).

Vjedhja e guximshme, e kryer një të diel në mesditë, ka shkaktuar një reagim të madh në Francë.
Katër persona janë akuzuar deri tani, por bizhuteritë e vjedhura, përfshirë një varëse me smerald dhe diamante që Napoleoni I ia dhuroi gruas së tij të dytë, Marie Louise, dhe një diadem të zbukuruar me 212 perla dhe afro 2,000 diamante që i përkiste Eugenie, gruas së Napoleoni III – ende nuk janë rikuperuar.

Së paku një tjetër autor mbetet ende në arrati, tha prokurorja Beçuau për rrjetin radiofonik Franceinfo të dielën.
Mediet franceze spekulojnë se hajdutët ishin amatorë, pasi rezultoi se gjatë ikjes ata kishin lënë pas kurorën më të çmuar, kurorën e Mbretëreshës Eugenie, prej ari, smeraldi dhe diamante, dhe kishin braktisur mjetet dhe sende të tjera në vendngjarje që mund të mbanin gjurmë të ADN-së së tyre.

“Kjo nuk është delikencë e zakonshme… por një lloj delikence që nuk lidhet zakonisht me shtresat e larta të krimit të organizuar,” tha Beçuau. Ajo i përshkroi të akuzuarit si banorë lokalë, të gjithë nga Seine-Saint-Denis, një departament në veri të Parisit, një nga zonat më të varfra të Francës.

Të shtunën, prokurorët njoftuan se një grua 38-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar u akuzuan dhe u vendosën nën mbikëqyrje nga autoritetet, pasi ADN-ja e tyre u gjet në ngritësin që përdorën gjatë vjedhjes.

Burri u akuzua për vjedhje të organizuar dhe komplot kriminal, ndërsa partnerja e tij për përfshirje në vjedhje të organizuar dhe komplot kriminal. Beçuau tha se ata janë një çift me fëmijë dhe kanë “mohuar çdo përfshirje”. Gruaja ishte me lot gjatë paraqitjes në gjykatë, duke thënë se frikësohej për fëmijët dhe për veten e saj.

Disa ditë më parë, policia arrestoi dy të tjerë lidhur me sulmin: një 34-vjeçar algjerian që jeton në Francë që nga 2010, dhe një 39-vjeçar që ishte nën mbikëqyrje gjyqësore për vjedhje të rënduar. Të dy burrat, të akuzuar për vjedhje dhe komplot kriminal, “kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre,” tha Beçuau javën e kaluar.

Të tre burrat e akuzuar njiheshin nga policia për dënime të mëparshme, përfshirë vjedhje.

Dy nga të dyshuarit kishin qenë më parë të dënuar së bashku për një vjedhje 10 vjet më parë, tha Beçuau, e cila të dielën nuk përjashtoi mundësinë e pranisë së bashkëpunëtorëve të tjerë.
Tre persona të arrestuar së bashku me çiftin më 29 tetor u liruan pa akuza, sipas zyrës së prokurorit.

Kur u pyet nëse hetuesit po afrohen drejt gjetjes së bizhuterive, Beçuau nuk dha detaje, duke iu referuar sekretit të hetimeve.
“Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë në tregun paralel për shitjen e këtyre bizhuterive, gjë që shpresoj të mos ndodhë së shpejti,” tha ajo. “Ato mund të përdoren për pastrimin e parave, mund të shiten; të gjitha pistat po shqyrtohen.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan