
Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me Irakun, sipas së cilës projektet e infrastrukturës ujore, që do të realizohen nga kompani turke, do të financohen përmes të ardhurave nga shitjet e naftës irakiane, siç bëri të ditur ditën e sotme një zyrtar turk.
Zyra e kryeministrit irakian njoftoi se të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje për mekanizmin e zbatimit të një bashkëpunimi për çështjet e ujit, i cili fillimisht ishte arritur në vitin 2024.
Nuk janë dhënë detaje për mekanizmin e saktë të zbatimit. Sipas një zyrtari turk, qeveria irakiane do të krijojë një komision për projektet e infrastrukturës ujore dhe do të ftojë kompani turke të paraqesin ofertat e tyre, ndërsa pagesat do të bëhen nga të ardhurat e shitjeve të naftës që eksportohen drejt Turqisë.
Një zyrtar irakian i infrastrukturës ujore bëri të ditur se paketa e parë e projekteve përfshin ndërtimin e tre digave për mbledhjen e ujit dhe tre iniciativa për rehabilitimin e tokës bujqësore.
Marrëveshja kornizë për bashkëpunimin në fushën e ujit ishte nënshkruar në prill 2024, gjatë vizitës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Bagdad, çka shënoi përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve pas shumë vitesh tensioni.
Mungesa e burimeve ujore në Irak mbetet një problem i vazhdueshëm, pasi rreth 70% e ujërave të vendit vijnë nga shtetet fqinje, kryesisht përmes lumenjve Tiger dhe Eufrat, të cilët e kanë burimin në Turqi.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Nëntor18:34
Prokurorja e Parisit: Vjedhja e Louvre nga hajdutë amatorë, jo nga profesionistë
Prokurorja e Parisit, Laure Beçuau, tha se “shtresat e larta të krimit të organizuar” nuk ishin të përfshira, pasi nj&e...
BOTA
2 Nëntor18:18
Rrugët të kthyera në lumenj/ Rëndohet bilanci, 35 persona humbin jetë nga përmbytjet në Vietnam
Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit kanë goditur Vietnamit qendror, duke shkakt...
BOTA
2 Nëntor17:57
Sheiku i Abu Dhabit i dhuron një vilë luksoze prej 10 milionë paundësh Princit Andrew
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, do t’i japë ish-princit britanik Andrew Mountbatten-Windsor, n...
BOTA
2 Nëntor16:55
Alarm në Gjermani/ Arrestohet 22-vjeçari sirian, do kryente sulme kamikaze në Berlin
Një njësi speciale policore arrestoi një 22-vjeçar sirian në Berlin të shtunën, (1 nëntor), nën dyshimin pë...
BOTA
2 Nëntor16:49
Bullgaria do i kërkojë presidentit Trump përjashtimin nga sanksionet mbi naftën ruse: 80% e karburantit të vendit në rrezik!
Bullgaria kërkon përjashtim nga sanksionet e Trumpit mbi naftën ruse, duke deklaruar se 80% e karburantit të vendit është në...
BOTA
2 Nëntor16:19
Tragjedi në alpet Italiane, orteku vret 5 alpinistë gjermanë, vetëm 2 mbijetuan!
Pesë alpinistë gjermanë u vranë kur u rrëmbyen nga një ortek në Alpet e Italisë, thanë autoritetet lokale të...
BOTA
2 Nëntor16:06
SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të udhëtojë drejt Uashingtonit
Presidenti sirian Ahmed Sharaa do të vizitojë Uashingtonin në muajin nëntor. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti...
BOTA
2 Nëntor13:22
DW: Hamasi i dorëzon Izraelit kufoma të rreme/ Organizata terroriste palestineze pranon gabimin
Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë i...
BOTA
2 Nëntor13:11
Produkte të papërshtatshme në faqen e saj/ Kompania ''Shein'' vihet nën hetim
Autoriteti mbikëqyrës i konsumatorit në Francë ka denoncuar gjigantin aziatik të modës së shpejtë Shein tek autoritete...
BOTA
2 Nëntor12:14
Dhunuan biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarë
Tre shqiptarë, të konsideruar përgjegjës për grabitjen e kryer kundër biznesmenit Eugenio Gallizioli, e cila ndodhi brenda sht&e...