BOTA

Drejtoresha e Zyrës së Kërkimeve për Krime Lufte në Kolegjin e Drejtësisë në Uashington: GJNP-ja ka juridiksion mbi krimet e kryera në Gazë

M.B. Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 17:04
Drejtoresha e Zyrës së Kërkimeve për Krime Lufte në
Susana SaCouto

SHBA- Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) “ka juridiksion mbi krimet e kryera nga shtetas të vendeve që nuk janë palë, nëse ato krime kryhen në territorin e shteteve palë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Susana SaCouto, drejtore e Zyrës së Kërkimeve për Krime Lufte në Kolegjin e Drejtësisë në Uashington.

Një ditë më herët, kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, tha se ka kërkuar të lëshohen urdhra për arrestimin e disa udhëheqësve të Izraelit dhe Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera. Lufta mes tyre është përshkallëzuar nga tetori i vitit të kaluar, kur Hamasi ka sulmuar i pari Izraelin dhe ky i fundit është përgjigjur me një fushatë intensive sulmesh në Gazë.

Khan tha se ka arsye për të besuar se udhëheqësit izraelitë - përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu - ashtu si edhe udhëheqësit e Hamasit kanë kryer krime të dyshuara lufte dhe krime të dyshuara kundër njerëzimit. Izraeli nuk është anëtar i GJNP-së, ndërsa GJNP-ja ka juridiksion në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, kujton SaCouto.

“Nëse lëshohen urdhrat për arrestim, hapi tjetër është sigurimi i paraburgimit të të dyshuarve” dhe “shtetet anëtare të GJNP-së e kanë detyrim t’i zbatojnë urdhrat e gjykatës”, thotë ajo.

Njëqind e njëzetekatër vende janë shtete palë në Statutin e Romës - traktatin që ka themeluar Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Radio Evropa e Lirë: Zonja SaCouto, fillimisht, çfarë mendoni për vendimin e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të kërkuar urdhra arrestimi për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe udhëheqësit e Hamasit?

Susana SaCouto: Ka pasur shumë debat nëse duhet të lëshohen urdhrat e tillë ose jo. Perspektivat për lëshimin e tyre kanë qenë subjekt i shumë bisedave në media.

Por, ajo që dua të them është se hetimi i GJNP-së për situatën në Palestinë, ka nisur vite më parë. Dhe, shumë hapa kritikë që na kanë sjellë deri këtu sot, janë vendosur shumë kohë përpara 7 tetorit [ditës kur Hamasi ka sulmuar Izraelin].

Këtu mendoj në vitin 2009, kur Autoriteti Kombëtar Palestinez ka depozituar në GJNP një deklaratë - në përputhje me Nenin 12(3) të Statutit të Romës - e cila i mundëson një shteti jo palë ta pranojë ushtrimin e juridiksionit nga GJNP-ja.

Prokurori në atë kohë, që ka qenë Luis Moreno Ocampo, ka nisur ekzaminimin preliminar - diçka që ndodh përpara fillimit të një hetimi zyrtar. Por, më pas, ai ka nxjerrë një vendim, duke thënë se nuk mund ta pranojë atë deklaratë, sepse statusi i Palestinës në OKB është vëzhgues dhe jo shtet joanëtar.

Më vonë, në vitin 2012, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën që i ka dhënë Palestinës statusin e vëzhguesit joanëtar. Dhe, pastaj, në janar të vitit 2015, Autoriteti Palestinez ka depozituar sërish deklaratën, me të cilën ka kërkuar juridiksionin e GJNP-së për krimet e dyshuara në territoret e pushtuara palestineze që nga qershori i vitit 2014. Dhe, kështu, Statuti i Romës ka hyrë në fuqi për Palestinën në vitin 2015.

Atë vit, prokurorja Fatou Bensouda ka hapur hetimet preliminare, për të përcaktuar nëse kriteret e statutit për hetime janë përmbushur. Kjo ka marrë kohë deri në dhjetor të vitit 2019, kur Bensouda ka deklaruar se kriteret e Statutit të Romës, në rastin e Palestinës, janë përmbushur. Por, me këtë rast, ka thënë se “marrë parasysh çështjet unike dhe çështjet shumë të kontestuara ligjore dhe faktike që lidhen me situatën”, do të ishte e udhës që të merrej një vendim nga gjykata, për të sqaruar shtrirjen territoriale të juridiksionit të gjykatës.

Në shkurt të vitit 2021, gjykata ka konstatuar se juridiksioni territorial shtrihet në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor. Në mars të atij viti, prokurorja Bensouda ka njoftuar për hapjen e hetimeve zyrtare. Pra, në mars të vitit 2021 - që është më shumë se tre vjet më parë - kanë nisur hetimet.

Dhe, deklarata nga prokurori i tretë, Karim Khan, vjen tani pas gjithë kësaj historie.

Radio Evropa e Lirë: E, meqë Izraeli nuk është anëtar i GJNP-së, a përbën kjo ndonjë dallim?

Susana SaCouto: Juridiksioni i GJNP-së vlen mbi shtetasit e vendit palë. Kjo do të thotë se nuk ka juridiksion mbi izraelitët. Por, ajo ka juridiksion mbi krimet e kryera nga shtetas të vendeve që nuk janë palë, nëse ato krime kryhen në territorin e shteteve palë.

Meqë Palestina është palë në GJNP, palë e Statutit të Romës, dhe krimet janë kryer në territoret që janë subjekt i hetimeve, GJNP-ja ka juridiksion.

Radio Evropa e Lirë: A ka kohë të caktuar që i duhet gjykatës për lëshimin e urdhrave për arrestim?

Susana SaCouto: Kjo është një pyetje e mirë. Vendimi tani është në duart e dhomave të procedurës paraprake. Historikisht, këtyre dhomave u janë dashur disa muaj kohë për të vendosur nëse do të lëshojnë një urdhër për arrestim.

Në rastin e [presidentit rus] Vladimir Putin është dashur një muaj kohë. Por, në rastin e [presidentit të Sudanit] Omar Al Bashir ka marrë kohë nga korriku i vitit 2008 deri në mars të vitit 2009. Pra, mund të marrë ca kohë.

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur reagime të kundërta nga politikanët në botë, pas deklaratës së prokurorit Khan. Nëse GJNP-ja lëshon urdhra për arrestim, a prisni që ata të zbatohen?

Susana SaCouto: Nëse lëshohen urdhrat për arrestim, hapi tjetër është sigurimi i paraburgimit të të dyshuarve. Shtetet anëtare të GJNP-së e kanë detyrim t’i zbatojnë urdhrat e gjykatës. Ky detyrim del nga neni 86 i Statutit të Romës. Por, në disa raste, është sfiduese të sigurohet bashkëpunimi i shteteve. Në këtë rast mund të jetë po ashtu sfiduese.

Edhe kur ka pasur njëfarë bashkëpunimi shtetëror, është dashur kohë të sigurohej paraburgimi i të dyshuarve. Pra, nganjëherë duhen ditë, nganjëherë duhen muaj e nganjëherë vite.

Siç e dini, urdhri për arrestimin e Putinit është lëshuar në mars të vitit 2023 dhe ai nuk është sjellë para gjykatës ende. Ish-presidenti i Omanit, Omar Al Bashir, ka një urdhër për arrestim nga viti 2009.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndëshkime për vendet që nuk e zbatojnë vendimin e GJNP-së?

Susana SaCouto: Nëse një shtet nuk bashkëpunon, asambleja e shteteve anëtare, e cila është një lloj organi drejtues i GJNP-së, mund të nxjerrë një lloj rezolute, e cila vë në dukje se shteti ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e tij për arrestimin dhe dorëzimin [e të dyshuarit].

Nëse është një çështje që është dërguar në gjykatë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, atëherë Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund ta bëjë të njëjtën gjë.

Ky rast vjen nga prokurori dhe nuk është çështje e referuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Pra, do t’i shkonte asamblesë.

Radio Evropa e Lirë: Kush do të mund të arrestonte - le të themi - Netanyahun ose udhëheqësit e Hamasit?

Susana SaCouto: Kushdo që ka urdhër për arrestim dhe udhëton në një vend anëtar të GJNP-së, duhet të arrestohet dhe dorëzohet në gjykatë nga sistemi gjyqësor i atij vendi. Mund të jetë përpjekje e përbashkët e shteteve, mund të jetë shteti individual që e përdor sistemin e vet të zbatimit të ligjit për t’i arrestuar dhe dorëzuar [të dyshuarit].

Radio Evropa e Lirë: Të dyja palët e kanë kundërshtuar paralajmërimin e GJNP-së. Por, çfarë do të thotë ai për luftën mes tyre, sipas jush?

Susana SaCouto: Është një pyetje, ndoshta, përtej kapacitetit tim për ta parashikuar.

Por, mendoj se prokurori shpreson se me vazhdimin e hetimeve dhe lëshimin e urdhrave për arrestim, mund të çojë në ndërprerjen e krimeve të supozuara të secilës palë. Një nga arsyet përse lëshohen urdhrat për arrestim, është edhe që të parandalohen krimet e mëtejshme./ REL

susana sacouto

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan