“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit
Jemi në Tiranë, në rrugën e Durrësit, aty ku një apartament është kthyer në “mollë sherri” dhe ka ...
Jemi në Tiranë, në rrugën e Durrësit, aty ku një apartament është kthyer në “mollë sherri” dhe ka ...
Historia që do t’ju tregojmë kalon çdo kufij të imagjinatës. Se unë, kur e plas bombën, e plas. Çfarë...
Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama që godasi...
Nga Edona Gashi Unë jam Edona Gashi. Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol. Isha v...
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qenë...
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Nga Brunela Mërtiri Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “g...
Nga Florjan Binaj Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikë...
Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do t...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e rëndë të ndodhur në Glyfada të Athinës, ku humb&e...
Skenari i luftës në Lindjen e Mesme po bëhet gjithnjë e më i errët, ndërsa rritet mundësia e një ndërhyrjeje tokësore nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit.
Strategjia e përfolur përfshin kërcënimin me pushtimin e ishullit Kharg, një nyje jetike për eksportet e naftës iraniane, si dhe intensifikimin e bombardimeve ajrore në të gjithë territorin e vendit, me synimin për të detyruar Teheranin të ulet në tryezën e negociatave nga një pozicion dobësie. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se një zgjidhje diplomatike duket e largët.
Pas refuzimit nga ana e Iranit të një plani paqeje me 15 pika të propozuar nga SHBA-të, që përfshinte ndër të tjera heqjen dorë plotësisht nga programi bërthamor, autoritetet iraniane kanë paraqitur kundërpropozimet e tyre, duke kërkuar dëmshpërblime lufte dhe njohjen e sovranitetit të tyre mbi Ngushticën e Hormuzit. Në këtë klimë tensioni, prania ushtarake amerikane në rajon është rritur ndjeshëm, duke arritur në mbi 7 mijë trupa elitare, çka shton gjasat për një operacion të afërt ushtarak.
Mosbesimi i thellë i Iranit ndaj Uashingtonit është një tjetër faktor që përshkallëzon situatën. Udhëheqësit iranianë e konsiderojnë të pabesueshme çdo ofertë nga SHBA-të, duke iu referuar sulmeve të mëparshme të papritura gjatë periudhave të negociatave.
Si rrjedhojë, Irani duket i vendosur për një rezistencë të gjatë dhe të ashpër, duke u mbështetur edhe në konceptin fetar të martirizimit, që mund të përfshijë sulme vetëvrasëse, sabotime të infrastrukturës energjetike dhe destabilizim të rajonit të Gjirit Persik.
Nga ana tjetër, Izraeli vazhdon të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe aleatëve të tij, duke mos treguar gatishmëri për kompromis dhe duke mbështetur vazhdimin e ofensivës ushtarake. Në planin ushtarak, një zbarkim në ishullin Kharg mund të duket i realizueshëm për SHBA-të, që zotëron epërsi ajrore dhe ka goditur tashmë një numër të madh objektivash mbrojtës në zonë. Forcat amerikane përfshijnë njësi elitare si parashutistë dhe marinsa, të gatshëm për operacione të shpejta dhe të koordinuara.
Megjithatë, sfidat në terren mbeten të mëdha. Irani ka përgatitur mbrojtje të shumta, duke përfshirë mjete shpërthyese detare dhe pozicione të fortifikuara nëntokësore, ku janë vendosur forcat e Gardës Revolucionare. Një ndërhyrje e tillë mund të sjellë pasoja të rënda edhe për ekonominë globale, pasi Irani ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve kryesore detare për transportin e naftës, si Ngushtica e Hormuzit dhe ajo e Bab al-Mandebit.
Ekspertët paralajmërojnë se një luftë tokësore në Iran mund të ngjajë me përvojën e hidhur të SHBA-ve në Irak pas vitit 2003, ku pas një fitoreje të shpejtë ushtarake pasoi një periudhë e gjatë dhe e përgjakshme kryengritjesh dhe terrorizmi. Po ashtu, zhvillimet në luftën në Ukrainë kanë treguar rëndësinë në rritje të dronëve në konfliktet moderne. Irani prodhon në masë këto mjete të lira dhe efektive, duke i bërë ato një kërcënim serioz për çdo forcë tokësore.
Nëse konflikti përshkallëzohet më tej, përdorimi i dronëve nga forcat iraniane, përfshirë edhe sulme të koordinuara me mjete të vogla dhe të vështira për t’u neutralizuar, mund të krijojë një situatë shumë të rrezikshme për trupat amerikane. Kjo rrit frikën se një ndërhyrje ushtarake mund të kthehet në një konflikt të gjatë dhe të kushtueshëm, me pasoja të paparashikueshme për rajonin dhe më gjerë. /Corriere della Sera
Protestuesit dhe anëtarët e sindikatave u mblodhën në qendër të Athinës të premten (27 mars) për të demonstrua...
Irani ka njoftuar se do të lehtësojë masat kufizuese në Ngushtica e Hormuzit, duke lejuar kalimin e ndihmave humanitare dhe bujqësore p...
Një zyrtar i lartë iranian i ka quajtur sulmet e SHBA-së ndaj Iranit si të papranueshme, ndërsa në të njëjtën koh&e...
Elon Musk i është bashkuar një telefonate mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit të Indisë Narendra Modi lidhur me luf...
Komuniteti studentor mbetet i shokuar nga incidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një traget për në Kret...
Një goditje e madhe rrufeje hapi një vrimë të madhe 3 metra në një shtëpi dhe i ka lënë një nëne shtatz&e...
Mbyllja e Ngushtica e Hormuzit për shkak të konfliktit që përfshin Iran po rrezikon të shkaktojë pasoja të mëdha në...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA është në pritje të një përgjigjeje nga Iran lidhur me një propozi...
Një marinare është dënuar për gjashtë sulme seksuale ndaj kolegëve meshkuj dhe femra, ndërsa shërbente në nj&e...
Më shumë se 850 raketa Tomahawk janë qëlluar nga SHBA-të në luftën e Iranit deri më tani, raportoi Washington Post. Shk...