“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit
Jemi në Tiranë, në rrugën e Durrësit, aty ku një apartament është kthyer në “mollë sherri” dhe ka ...
Jemi në Tiranë, në rrugën e Durrësit, aty ku një apartament është kthyer në “mollë sherri” dhe ka ...
Historia që do t’ju tregojmë kalon çdo kufij të imagjinatës. Se unë, kur e plas bombën, e plas. Çfarë...
Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama që godasi...
Nga Edona Gashi Unë jam Edona Gashi. Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol. Isha v...
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qenë...
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Nga Brunela Mërtiri Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “g...
Nga Florjan Binaj Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikë...
Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do t...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e rëndë të ndodhur në Glyfada të Athinës, ku humb&e...

Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama që godasin drejtpërdrejt të vegjlit, ndërkohë që hakmarrja e verbër e ish-it bëhet pengesë për një raport normal të fëmijës me prindin tjetër. I tillë është edhe rasti i Zojë Martinit, të cilës ish-partneri i mohon të drejtën për të takuar djalin 7-vjeçar.
Ajo thotë se nga viti 2015 ka bashkëjetuar me shtetasin Pëllumb Bicuku dhe nga kjo bashkëjetesë, për katër vite, ka ardhur në jetë një fëmijë.
“Kur kam nisur bashkëjetesën me të, kam qenë 21 vjeçe. Zotëria ka qenë më i madh se unë. Nga kjo bashkëjetesë ka pasur gjithmonë konflikte, ka pasur gjithmonë debate, ka pasur edhe dhunë psikologjike dhe fizike".
E re dhe me ëndrra të ndërprera në mes, jeta e Zojës do të merrte një drejtim që as nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë.
Një vajzë, të cilës në atë kohë i kishin prezantuar dikë me të cilin do të lidhte jetën, por që, në vend të lumturisë, për vite me radhë do të përjetonte dhunë të vazhdueshme dhe frikën për të denoncuar, shoqëruar kjo edhe me indiferencën e atyre që e rrethonin.
Zoja tregon se asnjëherë nuk ka pasur përkrahjen e familjes së tij, përkundrazi, edhe ata kanë pasur gjithmonë debate dhe ngatërresa, konflikte.
Me këto situata aspak normale dhe të paqarta, do të kalonin tre vite, gjatë të cilave vajza do të bënte kapërcimin nga adoleshenca në moshë madhore, ndryshim që pak nga pak do t’ia ndryshonte idetë e asaj bashkëjetese të sforcuar, por pikërisht në momentet kur mendonte seriozisht ndarjen, mori vesh që ishte shtatzënë.
Pavarësisht ftohtësisë së partnerit ndaj një lajmi që supozohet se do ta lumturonte, Zoja kishte një motiv shumë të madh për të harruar, të paktën momentalisht, problemet e shumta të jetesës në shtëpinë e Pëllumbit dhe familjarëve të tij. Por ky entuziazëm për fëmijën që do të vinte në jetë do të zbehej shumë shpejt nga sjellja e partnerit.
I cili ka ushtruar edhe dhunë ndaj saj në momentin e shtatzënisë.
Aq më tepër që nuk kishte asnjë person tek i cili të mbështetej në atë periudhë të vështirë. Sepse familja e saj ndodhej larg.
Por, pavarësisht kësaj zgjedhjeje të Zojës për ta mbajtur larg familjen e saj nga çdo situatë që po kalonte, në muajin e nëntë të shtatzënisë do të ndodhte diçka që do të thellonte edhe më shumë hendekun me bashkëjetuesin. Pasi vëllai i saj kishte ardhur nga Italia dhe ka kërkuar ta takojë të motrën, por ish-bashkëjetuesi nuk e ka lejuar, duke iu përgjigjur shumë agresiv në telefonatë.
Por edhe pse kishte përjetuar konflikte dhe dhunë, ndarja nuk ishte një vendim i lehtë për të, sepse fakti që ishte shtatzënë në muajin e fundit dhe ideja se lindja e fëmijës mund t’i afronte, ndikoi në marrjen e një vendimi të gabuar për t’u kthyer sërish me Pëllumbin.
Ishte Zoja ajo që e kërkoi rikthimin. E kontaktoi dhe i propozoi të flisnin, t’i jepnin një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre dhe të rrisnin së bashku djalin që po vinte në jetë.
Ndërkohë, familja e saj nuk e priti aspak mirë rikthimin me dhunuesin në muajin e nëntë të shtatzënisë. Por, pak nga pak, dita që ajo e kishte pritur për nëntë muaj kishte ardhur. Babai i fëmijës, sipas Zojës, ishte aty afër, por prania e tij në atë moment ishte më shumë fizike sesa emocionale.
Tre muajt e parë të jetës së fëmijës, në vend që të ishin një periudhë afrimi mes babait dhe të voglit, do të shoqëroheshin me një distancë të pakuptueshme, ndërkohë që marrëdhënia mes çiftit sa vinte e përkeqësohej. Ajo thotë se, prapë, edhe pasi erdhi djali në jetë, “që unë shpresova, mendova që do të kthehet si person”, ka pasur prapë konflikte, prapë ngatërresa, ka pasur edhe prapë dhunë fizike.
Deri në momentin që ka thirrur edhe policinë në telefon, por gjithmonë ka pasur atë frikën edhe ndrydhjen e tij, sepse e ka pasur përballë aty kur policia ka ardhur te shtëpia. Frikë që e ka bërë Zojën të mos e ndiqte më tej denoncimin, duke u detyruar që për një kohë të gjatë të mos raportonte asnjë sjellje agresive të partnerit. Me djalin pesë muajsh në krahë, nëna e re shkoi në komisariat. Për herë të parë, vendosi të fliste dhe të tregonte atë që kishte ndodhur.
Dhe aty mori vendimin që të largohej një herë e mirë nga bashkëjetesa, bashkë me të voglin e saj, për të shkuar kështu te të afërmit e saj. Ndërkohë, babai i fëmijës nuk interesohej fare dhe, duke parë këtë situatë dhe mosinteresimin e tij, ajo merr vendimin që, në mënyrë të jashtëligjshme, të ikë drejt Italisë.
Por pikërisht kur Zoja mendonte se i kishte lënë pas hijet e së shkuarës, në Itali mbërriti një denoncim nga ish-partneri.
Sipas Zojës, ish-partneri kishte bërë gjithçka në heshtje, duke vënë në lëvizje drejtësinë në Shqipëri, ndërkohë që ajo vetë nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte.
Një vendim që do të ndryshonte rrjedhën e jetës, jo vetëm të nënës, por edhe të fëmijës, asokohe 5-vjeçar. Pas kthimit nga Italia, nisën takimet e përcaktuara nga gjykata mes fëmijës dhe babait. Por, sipas Zojës, djali nuk e njihte të atin dhe takimet zhvilloheshin në prani të psikologes. Por ajo që duhej të ishte një seri takimesh njohjeje mes babait dhe djalit, do të përfundonte ndryshe nga sa ishte planifikuar. Sepse fëmija u mor fshehurazi nënës.
Pavarësisht rrethanave skandaloze se si ky grup personash kanë bashkëpunuar për t’i marrë fëmijën 5-vjeçar një nëne, duhet theksuar se policia i kishte duart e lidhura nga vendimi i gjykatës, prandaj çdo urë komunikimi e mëpasshme duhej të kalonte përmes ish-partnerit. Në një situatë kur të gjitha dyert i mbyllen në fytyrë, beteja e Zojës zhvendoset në dyert e gjykatave. Aty ku, në fakt, duhej të niste që pa shkuar në Itali.
Në një raport psikologjik të mbajtur nga Valbona Treska thuhet se fëmija duhet të qëndrojë me nënën, pasi ka një atashim të thellë me nënën e tij. Por vendimi i Shkallës së Parë nuk do të ishte fundi. Babai apeloi dhe çështja do të vijonte për vite nëpër shkallët e gjyqësorit.
Deri kur, më 5 mars 2026, Gjykata e Apelit Tiranë merr vendimin që kujdestaria e fëmijës t’i kalojë nënës, por që nga marsi i vitit 2026, Pëllumbi ka ndërprerë çdo kontakt me ish-partneren, duke e penguar atë që të shohë djalin, qoftë edhe për pak minuta./piranjat news
“Në çdo vend të Europës plagjiatura është mashtrim, vepër penale, dhe në Shqipëri personazhe të tillë jo vetëm që duhet të kishin dhënë dorëheqjen dhe të ishin larguar nga jeta publike, por duhet të ishin marrë masat që këtyre personave t’u ishin hequr titujt, të kishin kthyer paratë që kanë marrë për shkak të këtyre titujve dhe të ishin krijuar të gjitha rregullimet ligjore apo legjislative që këto fenomene të parandaloheshin”, përfundon studiuesi Muka./piranjat news
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qenë...
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Për më shumë se tre dekada, jeta e kryeprokurorit italian të antimafias, Nicola Gratteri, ka qenë nën hijen e kërcënimev...
Në intervistën për Piranjat, Nicola Gratteri paralajmëron se mafia shqiptare po forcon pozitat e saj në Europë, veçan&eum...
Kryeprokurori italian i antimafias, Nicola Gratteri, në një intervistë ekskluzive për Piranjat, ngre dyshime të forta mbi burimin e i...
Prej tre javësh Piranjat kanë sjellë rrëfimn e 4 nënave nga qyteti i Durrësit të cilat të alarmuara kërkonin kthimi...
Një javë më parë “Piranjat” publikuan historinë e 54-vjeçarit dibran, Fatmir Lakushi, i cili në vitin...
Skandali i zhytjes së pallateve në projektin “Durrës Marina” po thellohet çdo ditë e më shumë. Pas publikimit...
Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh pikëpyetje mbi burimin e financimeve dhe...
Magjistarët kanë ekzistuar gjithmonë, e një e tillë është edhe një grua me dy identitete, që po bën “m...