Tmerri i 40-vjeçares në Vlorë/ Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet
Historia që do t’ju tregojmë kalon çdo kufij të imagjinatës. Se unë, kur e plas bombën, e plas. Çfarë...
Historia që do t’ju tregojmë kalon çdo kufij të imagjinatës. Se unë, kur e plas bombën, e plas. Çfarë...
Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama që godasi...
Nga Edona Gashi Unë jam Edona Gashi. Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol. Isha v...
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qenë...
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Nga Brunela Mërtiri Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “g...
Nga Florjan Binaj Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikë...
Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do t...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e rëndë të ndodhur në Glyfada të Athinës, ku humb&e...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me mungesën e një kërkese nga Prokuroria e Posa...
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes vetëm për kostot e tyre të larta, por edhe për pasojat mjedisore që lidhen me funksionimin e tyre. Të kontraktuara në vitin 2022, në kulmin e krizës energjetike, dy anijet me gjeneratorë termikë u paraqitën si një zgjidhje emergjente për prodhimin e energjisë elektrike.
Por ato nuk u vunë në punë gjatë periudhës së parë të krizës, ndërsa kostot e projektit kanë vijuar edhe pas kalimit të emergjencës energjetike.
Sipas të dhënave të bëra publike gjatë raportimeve të mëparshme, deri më tani KESH ka paguar dhjetëra milionë dollarë për qiranë dhe operimin e dy TEC-eve. Kontratat parashikojnë pagesa të tjera deri në përfundimin e tyre, ndërsa mbi këto shpenzime shtohen edhe kostot për karburantin dhe menaxhimin e mbetjeve.
Pikërisht kjo e fundit është një tjetër faturë që tashmë i është shtuar projektit.
KESH ka hapur një tender për lidhjen e një marrëveshjeje kuadër 24-mujore për “Menaxhimin e mbetjeve të projektit të gjenerimit termik ‘Impianti Lundrues i Përkohshëm dhe Infrastruktura Ndihmëse’”.
Në dokumentet e procedurës përcaktohet se impianti termik lundrues prodhon si “mbetje të rrezikshme”, ashtu edhe “mbetje jo të rrezikshme”.
Mes mbetjeve të klasifikuara si të rrezikshme janë vajrat lubrifikantë sintetikë, mbetjet e ziftit dhe bitumit, llumrat e naftës, si dhe dhera e gurë me përmbajtje të rrezikshme.
Sipas të dhënave të tenderit, bëhet fjalë për menaxhimin e mbetjeve që do të krijohen nga përdorimi i rreth 15 mijë tonëve lëndë djegëse HFO, ose mazut. Nga kjo sasi parashikohet të krijohen rreth 488.8 tonë sllazh dhe ujëra vajore, ndërsa 29.6 tonë janë mbetje të vajrave lubrifikantë.
Për transportin dhe trajtimin e këtyre mbetjeve, KESH parashikon të paguajë rreth 350 mijë euro me TVSH.
Kjo do të thotë se, përveç kostove të qirasë, operimit dhe karburantit, buxheti i korporatës duhet të përballojë edhe faturën për menaxhimin e mbetjeve të krijuara nga funksionimi i TEC-eve.
Çështja e ndotjes së mundshme nga dy anijet është ngritur që prej momentit të mbërritjes së tyre në Vlorë. Ambientalistë dhe qytetarë kanë kundërshtuar përdorimin e TEC-eve lundruese në Gjirin e Vlorës, duke ngritur shqetësime për pasojat e djegies së karburantit, mbetjet hidrokarbure dhe ndikimin që mund të kenë proceset e operimit në ekosistemin detar.
Sistemi i gjenerimit termik në këto impiante bazohet në djegien e lëndës djegëse për prodhimin e energjisë. Procesi shoqërohet me mbetje të ndryshme, ndërsa për ftohjen e pajisjeve përdoret uji i detit, i cili më pas shkarkohet përsëri në mjedisin detar. Një nga ambientalistët që ka ngritur prej fillimit shqetësimet për ndikimin mjedisor të TEC-eve është Lavdosh Ferruni, i cili ka kundërshtuar përdorimin e tyre në një zonë turistike si Gjiri i Vlorës.
Në vitin 2022, ministrja e atëhershme e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se dy anijet plotësonin standardet mjedisore dhe se ishin të certifikuara nga Banka Botërore. Më pas, Banka Botërore mohoi se kishte certifikuar vetë impiantet për respektimin e kushteve mjedisore.
Ndërkohë, edhe llogaritjet ekonomike kanë ngritur pikëpyetje për koston e energjisë së prodhuar nga këto TEC-e.
Sipas përllogaritjeve të paraqitura më herët nga Piranjat, për të prodhuar një megavat-orë energji nevojiten rreth 229 kilogramë mazut. Me 15 mijë tonë karburant, prodhimi teorik do të ishte rreth 65.5 mijë megavat/orë.
Vetëm për blerjen e kësaj sasie karburanti janë llogaritur rreth 9 milionë euro.
Kjo e çon koston e prodhimit të energjisë, pa përfshirë qiranë dhe operimin e anijeve, në rreth 138 euro për megavat/orë.
Ndërkohë, shifrat e publikuara së fundmi tregojnë se TEC-et kanë prodhuar rreth 110 mijë megavat/orë energji që prej nisjes së prodhimit në vitin 2024, ndërsa kostot e mbajtjes së tyre kanë vijuar të jenë të konsiderueshme.
Pra, përtej debatit mbi leverdinë ekonomike të projektit, tashmë në skenë është edhe një tjetër element: menaxhimi i mbetjeve të rrezikshme që krijohen nga funksionimi i tij.
Dhe pikërisht këtu vjen zhvillimi më i fundit.
Më 3 shtator 2026, Enti Rregullator i Energjisë pezulloi procedurën për rilicencimin e KESH për prodhimin e energjisë nga “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Sipas ERE-së, pezullimi do të vijojë deri në sqarimin nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit nëse dy TEC-et kanë leje mjedisore të vlefshme për operimin e tyre.
Kështu, ndërsa KESH po përballon një tjetër faturë për menaxhimin e mbetjeve të prodhuara nga TEC-et, mbetet për t’u sqaruar edhe statusi i lejeve mjedisore që lidhen me operimin e tyre./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Për më shumë se tre dekada, jeta e kryeprokurorit italian të antimafias, Nicola Gratteri, ka qenë nën hijen e kërcënimev...
Në intervistën për Piranjat, Nicola Gratteri paralajmëron se mafia shqiptare po forcon pozitat e saj në Europë, veçan&eum...
Kryeprokurori italian i antimafias, Nicola Gratteri, në një intervistë ekskluzive për Piranjat, ngre dyshime të forta mbi burimin e i...
Prej tre javësh Piranjat kanë sjellë rrëfimn e 4 nënave nga qyteti i Durrësit të cilat të alarmuara kërkonin kthimi...
Një javë më parë “Piranjat” publikuan historinë e 54-vjeçarit dibran, Fatmir Lakushi, i cili në vitin...
Skandali i zhytjes së pallateve në projektin “Durrës Marina” po thellohet çdo ditë e më shumë. Pas publikimit...
Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh pikëpyetje mbi burimin e financimeve dhe...
Magjistarët kanë ekzistuar gjithmonë, e një e tillë është edhe një grua me dy identitete, që po bën “m...
Prej tre javësh Piranjat kanë sjellë rrëfimn e 4 nënave nga qyteti i Durrësit të cilat të alarmuara kërkonin kthi...