‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut
Prej një muaji e gjysmë shqiptarët janë ngritur në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, që...
Prej një muaji e gjysmë shqiptarët janë ngritur në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, që...
Qytetarët kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë para godinës së Kryeministrisë, në tubimin ...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale mbylli të mërkurën afatin 9-mujor të punës pa një ...
Deri pak kohë më parë, Kep Merli zinte një vend të veçantë në profilin e Dua Lipës. Këngëtarja kishte n...
Protestuesit në Shqipëri e cilësuan si një “fitore morale” deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, se qeveri...
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u regjistrua një përplasje me...
Valët gjithnjë e më të forta të të nxehtit po detyrojnë vendet evropiane të marrin masa të pazakonta për t&e...
Një familje në SHBA ka mbetur e shkatërruar pasi qeni i tyre shkaktoi pa dashje një zjarr masiv që përfshiu të gjithë ...
Një talent i ri i tenisit argjentinas ka humbur jetën në një aksident tragjik automobilistik, teksa po festonte fitoren e Argjentinës...
Detaje të reja kanë dalë nga rasti i abuzimit me fondet e degës së Postës Shqiptare në Durrës, ku një auditim i Dre...

Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast. Ndërsa bashkëshorti i saj, Ljubisa Karović, po binte me kokë poshtë drejt pjesës së jashtme të avionit, ajo i kapi këmbët dhe nuk e la të ikte, as edhe për një moment. “Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfen se kishte menduar në ato sekonda, në një intervistë për median serbe Nova.
Çifti po udhëtonte me një avion të Ryanair, të operuar nga kompania Malta Air, i cili ishte nisur të premten në mëngjes nga Selaniku i Greqisë, me destinacion Memmingen, Gjermani. Avioni kishte rreth shtatë minuta që ishte ngritur në fluturim, kur një teh i motorit të djathtë shkaktoi një seri ngjarjesh që bëri copëzat të thyenin dritaren pranë sediljes së Karovićit, duke shkaktuar dekompresim të menjëhershëm të kabinës.
“Gjysma e trupit të tij ishte jashtë avionit”, tregoi Grković, duke shpjeguar se bashkëshorti i saj mbeti “jashtë deri në kraharor” për plot dy minuta. Me ndihmën e dy pasagjerëve të tjerë, ajo arriti ta tërhiqte sërish brenda. Gjatë asaj kohe, sipas saj, ai humbi ndjenjat tri herë.
Karović kishte vendosur rripin e sigurimit, një detaj që, sipas pasagjerëve të tjerë, ndihmoi ata që ndodheshin pranë ta mbanin të sigurt, ndërsa koka dhe shpatullat e tij mbeteshin të ekspozuara ndaj rrymës së fortë të ajrit jashtë avionit.
61-vjeçari, i cili vazhdon të jetë i shtruar në spital në Greqi, mbetet “i plagosur rëndë dhe në gjendje shoku”, tha bashkëshortja e tij. “Për mua ka rëndësi që ai është gjallë”, shtoi ajo. “Njëra dorë i është dëmtuar rëndë dhe ka edhe djegie. Nuk arrin të komunikojë dhe nuk e kujton të gjithë ngjarjen.”
Grković deshi gjithashtu të falënderonte ata që e ndihmuan në ato momente: “Disa njerëz erdhën në ndihmën time. Më kujtohet një burrë dhe një grua”, tha ajo. “Ai burrë na ndihmoi shumë mua dhe Ljubisën. Mendoj se ishte shqiptar. Faleminderit shumë. Nuk ia mbaj mend emrin, madje nuk e di nëse ma tha ndonjëherë. Do të doja ta takoja përsëri për ta falënderuar personalisht edhe një herë.”
Edhe pasagjerë të tjerë përshkruan kaosin e atyre çasteve. Christina, një udhëtare tjetër, i tha Radio Thessaloniki: “E kuptuam menjëherë se kishte ndodhur një dekompresim. Dëgjoheshin britma... Për një moment mendova se dikush e kishte hapur gabimisht daljen e emergjencës.”
Një tjetër pasagjere, Sofia, tregoi: “Menduam se avioni po rrëzohej. Dekompresimi ishte ekstrem. Dukej sikur nuk mund të merrnim frymë. Burri i plagosur po gjakosej dhe më pas humbi ndjenjat disa herë, ndoshta për shkak të mungesës së oksigjenit dhe shokut.”
Pamje dhe video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë brendësinë e kabinës, ku maskat e oksigjenit kishin rënë nga tavani pas dekompresimit. Avioni i përfshirë në incident, një Boeing 737-800, 18-vjeçar, ndodhej në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut në momentin e ngjarjes.
Rasti po hetohet nga autoriteti grek për hetimin e sigurisë ajrore dhe hekurudhore (Harsia), me mbështetjen e Boeing, Administratës Federale të Aviacionit të Shteteve të Bashkuara (FAA), Agjencisë Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (EASA), si edhe National Transportation Safety Board (NTSB) të SHBA-së, i cili ka njoftuar se do të bashkëpunojë në hetim, pasi bëhet fjalë për një avion të prodhuar në Shtetet e Bashkuara./Corriere
Dy apartamente, përkatësisht 1+1 dhe 2+1 dhe një garazh, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikoh...
Ylli Zalla, person i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në lidhje me atentatin e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar n...
Ka përfunduar protesta e 45-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, ku u kërkua dorëheqja e Edi Ramë...
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rre...
E tronditur dhe e shokuar, me zë që i dridhet dhe në ngashërim, nëna e 17-vjeçares që u dhunua barbarisht nga 3 vajza t&eum...
Protestuesit nuk tërhiqen, marshojnë sërish në rrugët e Tiranës duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta ...
TIRANË- Gjatë protestës para Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika ka reaguar për çështje që lidhen me integrimin euro...
Një operacion i gjerë i koduar “Great Phoenix 43 Azkaban”, i zhvilluar nga Policia Kombëtare e Ekuadorit dhe Prokuroria me mbësh...