POLITIKE

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Korrik 2026, 20:36
Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale mbylli të mërkurën afatin 9-mujor të punës pa një produkt konsensual, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës shfaqën befasi nga një dokument mbi 300 faqe që mazhoranca kishte hartuar si raport përfundimtar të komisionit.

Përmes dokumentit të titulluar “Raporti Përfundimtar-Reforma Administrativo-Territoriale 2.0”, socialistët propozuan në mënyrë të njëanshme katër variante për reformën e re dhe një analizë të hollësishme të të gjithë sektorëve të qeverisjes vendore.

Në kapitullin 26 të këtij dokumenti, PS propozon ‘4 skenarë strategjikë” si opsione analitike për riorganizimin territorial. Sipas raportit, këta skenarë bazohen në një vlerësim të kapaciteteve funksionale dhe administrative të 61 bashkive, të ndara në tre kategori sipas aftësisë për të ushtruar kompetencat ligjore. Analiza synon të identifikojë nëse hendeku mes përgjegjësive dhe kapaciteteve duhet të adresohet përmes ndryshimit të hartës territoriale, rishpërndarjes së funksioneve ose kombinimit të dy qasjeve, pa përzgjedhur paraprakisht një opsion të caktuar.

Raporti i ndan 61 bashkitë në tre nivele kapaciteti, 20 bashki me kapacitet të plotë, 21 me kapacitet të moderuar dhe 20 me kapacitet të kufizuar, duke i vlerësuar sipas aftësisë për të përmbushur funksionet ligjore.

Analiza arrin në përfundimin se shumë bashki nuk i ushtrojnë plotësisht kompetencat e tyre, ndaj zgjidhjet e mundshme janë riorganizimi i hartës territoriale, rishpërndarja e funksioneve ose kombinimi i të dyja masave.

Në këtë kuadër propozohen 4 skenarë riorganizimi si “opsione analitike që ilustrojnë mënyra të ndryshme të harmonizimit përgjegjësi-kapacitet”.

Varianti i parë është ai i ‘decentralizimit asimetrik’, ku harta aktuale territoriale ruhet e pandryshuar, ndërsa përgjegjësitë funksionale ndahen sipas kapacitetit të bashkive – çka nënkupton shtim kompetencash dhe funksionesh për disa bashki të mëdha dhe heqjen e tyre për bashkitë që nuk plotësojnë kapacitetet. Të gjitha bashkitë do të ruanin funksionet bazë, ndërsa funksionet më komplekse do t’u kalonin njësive me kapacitete më të larta ose do të realizoheshin përmes bashkëpunimit ndërbashkiak.

Në variantin e dytë parashikohen “bashkime të mëdha” ku propozohet një riorganizim i gjerë territorial përmes bashkimit të bashkive, me synimin që çdo njësi e re të ketë kapacitetet e nevojshme për të ushtruar të gjitha funksionet e parashikuara në ligjin në fuqi. Raporti vëren se kjo do të siguronte standarde të njëjta funksionimi, por mund të dobësonte parimin e subsidiaritetit dhe të krijonte vështirësi në disa rajone për shkak të diversitetit kulturor.

Skenari i tretë bën fjalë për “bashkime të mesme dhe rialokim i funksioneve plotësuese”, si një  opsion që synon bashkimin e bashkive me kapacitete më të kufizuara, ndërsa funksionet më të specializuara do t’i transferoheshin qeverisë qendrore, strukturave të bashkëpunimit ndërbashkiak ose një niveli të dytë të qeverisjes vendore. PS e konsideron këtë si opsion të favorshëm. “Avantazhi është raporti më i mirë kosto-përfitim i ndërhyrjes; sfidat janë rreziku i ricentralizimit të disa funksioneve dhe, sërish, nevoja e mundshme për një nivel shtesë qeverisjeje,” thuhet në raport.

Ndërsa skenari i katërt është ai i “bashkive të përqendruara në funksionet bazë”, që parashikon një ristrukturim më rrënjësor të përgjegjësive, ku bashkitë do të fokusoheshin kryesisht në funksionet bazë, ndërsa një pjesë e kompetencave të tjera do t’u kalonte strukturave të tjera të qeverisjes. “Avantazhi është përputhja më e mirë me parimin e subsidaritetit; sfidat janë vëzhtirësia praktike e ndarjes së njësive dhe potenciali I kufizuar decentralizim të mëtejshëm,” thekson raporti.

Raporti shqyrton edhe krijimin e një niveli të ri rajonal mbi 12 qarqet ekzistuese, i cili do të merrte përsipër funksione që tejkalojnë kufijtë e bashkive, si transporti ndërqarkor, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja nga përmbytjet dhe administrimi i fondeve të Bashkimit Europian. Në dokument thuhet se ky ishte një nga propozimet që mori mbështetjen më të gjerë gjatë konsultimeve publike.

Edhe pse raporti nuk rekomandon një variant të vetëm, analiza nxjerr në pah dy drejtime që konsiderohen të përbashkëta në pothuajse të gjithë skenarët e shqyrtuar. Së pari, reduktimi i numrit të bashkive duhet të jetë i lidhur me kritere që tregojnë se një njësi vendore nuk arrin të përmbushë standardet minimale të qëndrueshmërisë financiare, demografike dhe funksionale.

Së dyti, dokumenti sugjeron krijimin e një niveli të ri rajonal mbi qarqet ekzistuese, i cili do të kishte kompetenca të përcaktuara qartë dhe burime të dedikuara financimi për të administruar funksione që tejkalojnë kufijtë e një bashkie apo qarku.

Raporti parashikon gjithashtu që bashkitë me karakteristika të veçanta etnike ose kulturore, si edhe ato që ndodhen në zona shumë të largëta dhe të izoluara, të trajtohen si raste të veçanta dhe të mund të përjashtohen nga bashkimet e mundshme territoriale.

Dokumenti nuk rekomandon ende një model përfundimtar të hartës së re territoriale. Seksioni që do të përmbajë skenarin e rekomanduar mbetet i paplotësuar dhe pritet të përmbushet pasi Komisioni Parlamentar të përfundojë vlerësimin e katër varianteve të propozuara.

Komisioni mbyll punën pa konsensus

Mbledhja e fundit e komisionit nuk arriti të gjente konsensus as për të miratuar rendin e ditës, pasi opozita e konsideroi raportin e sjellë në komision nga PS si një kapërcim të fazave të punës. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që të votohej kërkesa për shtyrje të afateve të punës, gjë që nuk u përkrah nga pala socialiste.  Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Luçiano Boçi tha se nuk mund të prezantoheshin dhe miratoheshin raporte me konkluzione pa mbyllur ende fazën e dëgjesave me bashkitë dhe pa hartuar dhe miratuar ende raportin analitik të reformës territoriale në fuqi.

Boçi tha gjithashtu se socialistët vijnë me një hartë që kërkon ulje të numrit të bashkive, ndërkohë që në degjesat publike është kërkuar shtimi i tyre. Por bashkëkryetari socialist, Arbër Mazniku tha se koncepti i kalendarit është i lidhur me afatet kohore dhe jo me tematikat.

“Kam thënë që ka një axhendë të qartë nga opozita për të djegur punën e këtij komisioni duke djegur afatet,” tha Mazniku në replikë me Boçin.

Deputetja Jorida Tabaku tha se nuk mund të paraqitet një raport pa pasur ende një qëndrim të gjithë pushtetit vendor për këto përfundime dhe për shqetësimet reale të qytetarëve, ndërkohë që disa dëgjesa me bashkitë më të mëdha në vend nuk janë zhvilluar, ndër to dhe ajo e Tiranës.

“Me sa duket, ju kërkoni të prodhoni një hartë politike. Këtë mund ta bëni, por mos e paraqisni si një nevojë të shqiptarëve,” tha Tabaku. /BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan