I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHBA - Kompania e teknologjisë Google kohët e fundit ka hequr dorë nga politika e saj e deritanishme kundër prodhimit të armëve me inteligjencë artificiale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble njofton nga Silicon Valley se si po sinjalizohet për një orientim drejt prodhimit të mjeteve me inteligjencë artificiale për qëllime ushtarake.
Për vite me radhë, Google, kompania gjigante e teknologjisë, e themeluar me parimin "Mos bëj keq", përfshinte në faqen e saj angazhimin kundër prodhimit të armëve dhe teknologjive që shkaktojnë dëm, ose që mund të përdoren për përgjim.
Por javën e kaluar kjo frazë u hoq nga faqja e parimeve të inteligjencës artificiale të kompanisë.
Alphabet-i, kompania mëmë e firmës Google, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment për këtë çështje. Në një postim në blog nga drejtuesit e Google-it ku shpjegohet politika e re thuhet se:
"Ka një konkurrencë globale që po zhvillohet për të udhëhequr në sektorin e inteligjencës artificiale, brenda një peizazhi gjeopolitik gjithnjë e më kompleks. Ne besojmë se demokracitë duhet të udhëheqin në zhvillimin e inteligjencës artificiale".
Disa vëzhgues e shohin lëvizjen si një dëshmi se kompania tani po mbështet haptazi teknologjitë e saj të inteligjencës artificiale për përdorim në luftë.
Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në fushëbetejë, nga Ukraina dhe deri në Gazë. Dhe kompanitë e teknologjisë në Silicon Valley, që dikur nuk dëshironin që mjetet e tyre të përdoren për qëllime shkatërrimtare, janë larguar tashmë nga politikat e vjetra kundër përdorimit ushtarak.
Kompanitë Open AI, Meta dhe Anthropic kanë të gjitha projekte të inteligjencës artificiale me ushtrinë amerikane ose kompanitë kontraktore të mbrojtjes.
Inteligjenca artificiale përdoret kryesisht për përcaktimin e objektivave për sulmet me dronë, në disa raste edhe me armë plotësisht autonome.
Studiuesi i mirënjohur i inteligjencës artificiale, Stuart Russell, i cili kundërshton armët autonome, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë për inteligjencën artificiale në Paris. Ai foli për agjencinë e lajmeve AFP.
"Gjithnjë e më shumë, përparimi i luftës në Ukrainë diktohet nga përdorimi i dronëve të operuar në distancë, ose i dronëve plotësisht autonomë. Ky ka qenë një ndryshim rrënjësor. Kështu që unë mendoj se shumë strategë ushtarakë mendojnë se pa këtë lloj aftësie, thjesht nuk mund të luftosh në një luftë moderne", tha zoti Russell.
Lidhjet e kompanisë Google me ushtrinë nuk janë diçka e re. Në vitin 2017, pavarësisht nga parimet e deklaruara të kompanisë, ajo ndihmoi në ndërtimin e një sistemi për përzgjedhjen e objektivave, të quajtur Project Maven, për Departamentin amerikan të Mbrojtjes.
Një vit më vonë, pasi mijëra punonjës protestuan, kompania Google i dha fund kontratës.
Kohët e fundit, kritikët thonë se Projekti Nimbus, një kontratë prej 1.2 miliardë dollarësh ndërmjet kompanive Google, Amazon dhe qeverisë izraelite për shërbimet kompjuterike, është përdorur për mbikëqyrje dhe përzgjedhje të objektivave në luftën e Gazës.
Për zotin Russell dhe vëzhgues të tjerë, ndryshimi i politikës së kompanisë Google është shqetësues.
"Duhet të supozojmë se nuk është rastësi që ky ndryshim në politikë vjen me një administratë të re që ka hequr të gjitha rregulloret mbi inteligjencën artificiale që ishin vendosur nga administrata Biden dhe tani po i kushton një theks të madh përdorimit të inteligjencës artificiale për aftësitë ushtarake", thotë zoti Russell.
Ndërsa inteligjenca artificiale përparon me shpejtësi, qeveritë dhe bizneset po shqetësohen gjithnjë e më shumë se mos mbeten prapa./VOA
Foto ilustruese AUSTRI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Austri. Një 23-vjeçar ka goditur me th...
Pamje nga sulmi MYNIH - Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj kanë vdekur pasi u plagosën në sulmin me makinë n...
Foto ilustruese GREQI - Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter është raportuar pasditen e kësaj të...
Zelensky SHBA - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i paralajmëroi aleatët evropianë për sulme të mundshme ruse n...
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR - Dy javë përpara rritjes së tarifës tjetër, miliona pasagjerë hekurudhor ...
Vance SHBA - Nënpresidenti amerikan JD Vance, paralajmëroi udhëheqësit evropianë në Konferencën e Sigurisë në ...
Pamje nga pritja e pengjeve HAMAS - Izraeli liroi 369 të burgosur palestinezë të shtunën, sipas Zyrës për Media të t&eum...
Foto ilustruese HAMAS - Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmb...
Foto ilustruese SHBA - Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të presidentes së Komisionit Evropian...
Liderja e partisë AfD, Alice Weidel GJERMANI - Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë(AfD), aktualisht ren...