Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza burimore, që nuk kanë nevojë për vezë ose spermë. Shkencëtarët thonë se këto embrione që ngjajnë me ato në fazat më të hershme të zhvillimit njerëzor, mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë ndikimin e çrregullimeve gjenetike dhe shkaqet biologjike të abortit të përsëritur.
Megjithatë, puna ngre gjithashtu çështje serioze etike dhe ligjore pasi embrionet e rritura në laborator thyejnë rregullat ligjit aktual në MB dhe në shumicën e vendeve të tjera.
Edhe pse trukturat nuk kanë një zemër ose një tru të zhvilluar, ato kanë qeliza që zakonisht do të vazhdonin të formonin placentën, qesen e verdhë të vezës dhe vetë embrionin.
Një studiuese në Universitetit të Kembrixhit dhe Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, tha se “mund të krijojmë modele të ngjashme me embrionet njerëzore duke riprogramuar qelizat burimore”.
Por, implantimi i këtyre emmbrioneve në barkun e një pacienti është i paligjshëm dhe nuk është ende e qartë nëse këto struktura kanë potencialin për të vazhduar rritjen përtej fazave të hershme të zhvillimit.
Strukturat e provës, secila e rritur nga një qelizë e vetme embrionale, arritën në një momenti historik të zhvillimit të embrionit, i njohur si gastrulimi, kur embrioni shndërrohet nga një fletë e vazhdueshme qelizash në formimin e linjave qelizore të dallueshme dhe vendosjen e boshteve bazë të trupit.
Në këtë fazë, embrioni nuk ka ende një zemër, zorrë ose një tru, por modeli tregoi praninë e qelizave primitive që janë qelizat parardhëse të vezës dhe spermës.
Shkencëtarët kanë testuar këtë metodë dhe tek kafshët në laborator.
Embrionet sintetike të rritura nga qelizat e miut u raportuan se dukeshin pothuajse identike me embrionet natyrale. Por kur ata u futën në mitrën e minjve femra, ato nuk u zhvilluan në kafshë të gjalla.
Në prill, studiuesit në Kinë krijuan embrione sintetike nga qelizat e majmunit dhe i implantuan ato në mitrën e majmunëve të rritur, disa prej të cilëve treguan shenjat fillestare të shtatzënisë, por asnjë prej tyre nuk vazhdoi të zhvillohej përtej disa ditësh. Shkencëtarët thonë se nuk është e qartë nëse pengesa për zhvillimin më të avancuar është thjesht teknike, apo ka një shkak më themelor biologjik.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
14 Qershor22:19
Situata në veri/ Borrell i përgjigjet Kurtit për planin 5 pikësh
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në li...
BOTA
14 Qershor21:20
Erdogan: Turqia nuk do të mbështesë ofertën suedeze për NATO-n nëse nuk ndalon protestat anti-turke
Presidenti i Turqisë thotë se ai do të vazhdojë të bllokojë ofertën e Suedisë për anëtarësim në NA...
BOTA
14 Qershor20:31
Qeveria pezullon licencën e Tv Klan Kosova
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, përmes një komunik...
BOTA
14 Qershor19:35
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ZPS përfundon intervistimin e dëshmitarit të nëntë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar seanca në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rex...
BOTA
14 Qershor18:30
Ambasadorja e SHBA-së në NATO kërkon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme përpara për Kosovën dhe Serbinë, tha ambasadorja e p...
BOTA
14 Qershor17:08
SHBA: Ish-presidenti Trump, qëndrim sfidues pasi deklaron pafajësinë
Ish-presidenti amerikan Donald Trump mbajti qëndrim sfidues pasi deklaroi të martën në një sallë gjyqi në Florida se ishte ...
BOTA
14 Qershor14:00
Italia, në zi kombëtare/ Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministri Silvio Berlusconi
Katër herë kryeministri, themeluesi i Fininvest dhe Mediaset, ish-presidenti i Milanos dhe krijuesi i Forza Italia u nda nga jeta dy ditë m&eum...
BOTA
14 Qershor13:06
A do të ketë sanksione për Albin Kurtin? DASH reagon për mediat në Kosovë
Situata e tensionuar në veri të Kosovës, ka bërë që vendet aleate, ai ato të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t&e...
BOTA
14 Qershor11:16
Çfarë ndodhi dje me Trump? SKICAT brenda gjyqit, ish-Presidenti: Drejtësia do të vendoset në zgjedhjet e 2024
SHBA- Një ditë nga seanca gjyqësore historike e ish-presidentit Donald Trump, po qarkullojnë dhe skicat nga bankat e gjykatës.&n...
BOTA
14 Qershor10:00
CIA paralajmëroi Ukrainën të mos shpërthejë "Nord Stream"
CIA paralajmëroi Ukrainën që të mos shkatërrojë Nord Stream disa muaj përpara sulmit në tubacionet e gazit, pasi mori ...