Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SERBI- 25 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1595 personave të zhdukur nga forcat serbe. Gërmimet për varreza të reja masive brenda territorit të Serbisë vazhdojnë të jenë sfidë për institucionet e Kosovës. Nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë thënë se gjatë muajve në vazhdim pritet të fillojnë gërmimet në disa lokacione në Serbi.
Për informacionet për varreza masive, është e nevojshme që institucionet e Kosovës të kenë qasje në arkivat e Serbisë. Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u shpreh për mediat se javën që lamë pas në varrezat e veriut të Mitrovicës, që njihen si varrezat myslimane, është hasur në eshtra dhe veshmbathje.
“Është njoftuar Policia e Kosovës dhe sigurisht bashkë me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në komunikim me Komisionin Qeveritar, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është vlerësuar se këto mbetje mortore janë me interes forenzik. Ky lokacion është në agjendë qysh pas luftës”, tha ai.
Gara sqaroi se në këtë lokacion janë bërë gërmime edhe më parë por në mungesë të informacioneve, gërmimet në varrezat e qyteteve të mëdha mbeten sfiduese. Ai thotë se nga këto varreza deri më tani janë identifikuar 60 persona. Ndërkohë që do të ketë rikthim edhe njëherë në një lokacion ndërmjet Prizrenit dhe Suharekës.
“Në kohën e luftës ka qenë varrezë primare një lokacion ku forcat serbe kanë varrosur viktimat e disa masakrave në zonën për rreth në zonën e Suharekës dhe Prizrenit”, shtoi ai.
Sipas Kushtrim Garës, përkundër deklaratës së 2 majit të vitit të kaluar për çështjen e personave të zhdukur që si rezultat i dialogut në Bruksel, janë dhënë zotime nga delegacioni serb që të mundësohet qasje në arkivat e Brigadës së 37 të Motorizuar të ushtrisë jugosllave, por një gjë e tillë nuk është zbatuar. Ndërkaq, sfidë mbesin lokacionet në Serbi.
Në lokacionin Kozhlja në mes Novi Pazarit dhe Tutinit priten të bëhen gërmime vlerësuese gjatë këtij muaji. Deponia e plehrave afër fshatit Kozhle në jugperëndim të Serbisë është një nga lokacionet që, sipas autoriteteve të Kosovës, mund t’i fshehë krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998- 1999.
Foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një grua ka qëlluar me plumb në...
foto ilustruese GAZA- Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të paktën 22 persona më 21 s...
FOTO LITUANI- Për gati 40 vjet, kontrabandistët e guximshëm transportonin rreth 40,000 libra në gjuhën lituaneze në vend &cce...
Foto ilustruese IZRAEL- Grupi militant Hezbollah njoftoi se një komandant i dytë, i lartë, ishte në mesin e 16 anëtarëve t&eu...
Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një interviste për Sky News Arabiaus shpreh se presidenti rus, Vladimir P...
Foto ilustruese TURQI- Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në...
Foto ilustruese KOSOVË- Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, me...
foto ilustruese SHBA- Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe for...
JAPONI- Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe ...
UKRAINË- Forcat ruse filluan tre sulme të premten në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, duke plagosur 15 ...